Letra e kapitenit britanik / Vizita e mjekut anglez, një episode helmimi?

0
163

Dokumenti nr. 11:

Dokumenti i meposhtem qe mban daten 20 korrik 1809 dhe numrin arkivor nr. 85515, eshte nje leter e hartuar ne bazen ushtarake britanike ne Malte nga Aleksander Boll (Admirali i Flotes dhe Guvernatori Britanik i Makes – IK) dhe i drejtohet Kapitenit te Artilerise Mbreterore, Ëilliam Martin Likut, ku e bente te njohur per kujdesin e treguar ne levrimin e shpejte te korrespondences qe priste dhe percillte per ne Londer dhe anasjellas.

Krahas problemeve te tjera, nje vend te dukshem ne tekstin e kesaj letre zene perpjekjet qe beheshin nga te gjitha anet per te plotesuar kerkesen e Ali Pashes per nje mjek kirurg, gje kjo e njohur edhe nga leterkembimet e meparme. Mjeku i derguar me kete rast drejt Pashallekut te Janines, sikunder evidentohet ne kete dokument, ishte kirurgu i anijes luftarake britanike “Titaxh”. Sikunder shihet ne korrespondencen e mevonshme, ky kirurg kishte mberritur ne oborrin e Ali Pashes ne Janine dhe e kishte vizituar Pashain shqiptar, ndoshta dhe Veli Pashen, djalin e vogel te Aliut, i cili siç dihet edhe me pare vuante nga nje semundje kronike teper shqetesuese veneriane. Me viziten e mjekut ne fjale, lidhet nje episod i dyshimte helmimi, pretendim ky i ngritur nga Kapiteni Lik dhe qe pershkruhet ne nje nga raportet qe ai ia dergonte Ministrit te Jashtem, Kaning.

Insistimi i A. Boll per plotesimin e kesaj kerkese te Ali Pashes, sikunder shprehej ai, ishte per te demonstruar qarte dhe me prova perpara tepelenasit, vemendjen dhe perkujdesjen qe tregonte qeveria britanike ndaj aleatit shqiptar.

 

 

Dok. Nr. 85515

Per Kapitenin Lik, R. A. (Artileria Mbreterore)

 

Malte, 20 Korrik 1809

 

I dashur Zoteri,

 

E mora letren tuaj te dates 24 te muajit te kaluar dhe me vjen keq qe nuk ka me mundesi te shpeshta per te korresponduar dhe derguar dispacio (raporte periodike, informacione) per kete plan; me vjen keq te konstatoj se jo vetem ministrat por edhe admiralet ankohen per mungesen e anijeve te vogla, me ane te te cilave do te mundnim te ruanimin komunikimin; dhe une porsa kam marre nje leter nga Lordi Kolfingudi, i cili me njeh me nevojen qe ka pasur per te derguar nje anije te kesaj linje me sherbim e cila do te shoqerohej nga nje brig lufte nese do te kishte nje te tille me te.

Une vetem dua tju bej te njohur se (do perkujdesje e treguar per te ruajtur komunikimin apo administruar letrat tuaja te derguara nga Ang/ia nuk jane vonuar gjate ketu.

U. Turim, i cili u kthye tek ju i shoqeruar nga kirurgu i anijes “Titaxh”, per aftesite dhe eksperiencen e te cilit une kam pershtypjet me te mira, do te jete nje shenje e vemendjes dhe perkujdesit ndaj Ali Pashes, e cila do te mirepritet dhe do te jete nje prove per mbrojtjen dhe vemendjen tone ndaj shendetit te tij.

Djali im ka shkuar per nje tur ne Kostandinopol dhe deshiron te kthehet ketu permes rruges se Patres. Ne i propozuam te qendroje nje muaj ne Athine dhe, me kete rast, ndoshta do te kemi mundesine ti ofrojme respektet, mikpritjen dhe ne te njejten kohe t’i rekomandojme atij te provoje sherbimet dhe perkujdesjet tuaja te kendshme.

Mbetem me respekt te vecante

I nderuar Zoteria im,

I juaji shume besnik dhe i bindur

Alex. Boll (firma)

 

(Ne fund te letres, e perpiluar nga e njejta dore qe ka hartuar tekstin e mesiperm, eshte vene shenimi:)

 

Une ju kam derguar nje kopje te nje letre te derguar nga nje oficer anglez i punesuar ne ushtrine spanjolle

 

(firma e Aleksander Bollit)