Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret
Dokumenti i meposhtem qe mban daten 11 tetor 1809, eshte nje shkrese zyrtare, te cilen Ambasadori Britanik ne Stamboll, Robert Adair, ia ka derguar Kapitenit Ë. M. Lik ne Janine. Nga permbajtja e ketij dokumenti, permes problemeve te tjera, del dhe shqetesimi, pasiguria dhe frika e Kapitenit Lik nga kercenimet e mundshme qe mund t’i vinin nga Ali Pasha per shkak te situates politike qe kalonte Porta e Larte dhe Ballkani ne teresi. Nga menyra si reagon Ambasadori Britanik dhe pergjigjet teper te matura dhe te kujdesshme te tij per keto ceshtje, permes rreshtave te kesaj letre, se pari kryediplomati vlereson dhe shpreh qarte sesa i rendesishem konsiderohet prej politikes britanike, misioni i Kapitenit Lik ne territoret e Pashallekut te Janines. Nga ato çfare shkruante ky diplomat ne kete leter, konfirmohej edhe nje here se roli i Likut, nuk ishte performuar prej rangut te Ambasadorit Britanik ne Stamboll, prandaj edhe nuk mund te administrohej e aq me pak te nderpritej prej tij. Sikunder shprehet vete Adair, “fundin e misionit tuaj nuk mund ta vendos une.”
Sa nga dokumentet pararendese, ato te fillimit te ketij cikli informacionesh, aq edhe nga permbajtja e kesaj letre, del fare qarte se Likun dhe misionin e tij te rendesishem e kishin percaktuar rangje shume te larta te politikes britanike, vete Mbreti anglez, Krye-ministri dhe Ministri i Jashtem i asaj kohe, Ser Xhorxh Kaning. Per kete arsye dhe per pasoje, perfundimin e misionit te Kapitenit Lik nuk mund ta percaktonte dhe as nuk mund ta urdheronte nje Ambasador.
Letra ne teresine e saj percjell tone dhe mesazhe qetesuese per Kapitenin e atashuar prane Ali Pashes, ne Pashallekun e Janines, i cili kuptohet fare qarte qe ndjehej i shqetesuar, apo sic pretendonte vete, i rrezikuar (shih letrat e mesiperme te Likut drejtuar Ambasadorit Adair). Ndersa, Ambasadori Adair nga ana e tij, i vlereson reagimet dhe qendrimet e Ali Pashes ndaj Kapitenit britanik jo plotesisht te besueshme dhe ndoshta kalimtare, te shkaktuara prej lajmeve “per largimin e mundshem te Shkelqesise se Tij, Ambasadorit britanik nga Kostandinopoja” dhe per kete arsye largimin e britanikeve edhe nga Pashalleku i Janines. Per kete arsye, duke i konsideruar si te pabaza shqetesimet e Pashait, Ambasadori e keshillon dhe i sugjeron Likut qetesi dhe vetpermbajtje, pasi, sikunder nenvizon ai, keto shenja jane shfaqur edhe here te tjera tek ky njeri.
Ambasadori Adair shpreh qarte ne kete leter qendrimin e diferencuar politik te Ali Pashes ne marredheniet me dy fuqite me te medha dhe rivale ne Europe, Frances dhe Anglise. Per te, Ali Pasha duke qene “armik i Frances dhe mik i Britanise” ka kerkuar dhe synuar perhere qe te siguronte nje miqesi dhe aleance te qendrueshme me Angline, si nje force potente qe do te mund ta mbeshteste ate ne ndermarrjet e tij politike te se ardhmes. Eshte kjo arsyeja qe Pashai kishte kerkuar vazhdimisht qe perfaqesuesi ushtarak i kesaj fuqie, Kapiteni Lik, te ishte perhere prezent ne territoret e tij dhe te mos largohej nga Janina.
Por, nga ato qe shkruan ne fundin e kesaj letre Ambasadori Adair, duket se nuk kishte arritur te kuptonte thellesisht interesin dhe ndjeshmerine e veçante qe Ali Pasha kishte per Angline, rolin qe ajo do te luante si aleate e tij ne perpjekjet kembengulese te ketij sovrani per shkeputje nga Turqia dhe shpalljen e indipendences.
Në keto rrethana nje marreveshje mes Britanise dhe Ali Pashes mund te nenshkruhej vetem ne menyre konfidenciale dhe ne kushtet e sekrecise, pasi ajo anashkalonte subjektin e vertete ligjor qe kishte atributet e nenshkrimit te Traktateve apo Marreveshjeve nderkombetare, siç ishte Porta e Larte.
Sidoqe te jete, nenshkrimi edhe ne keto kushte i kesaj “Marreveshjeje” (e cila me siguri duhet te ruhet nefondet e Arkivave te Britanise se Madhe dhe s ‘ka dyshim qe eshte e nje rendesie te vecante) eshte nje njohje “de fakto” e pashallekut, si subjekt i pavarur dhe mevetesuar prej Perandorise. Pra, “marreveshja” ne thelb ishte nje akt rebelimi i Pashait ndaj Perandorise edhe ne fushen e politikes se jashtme, nje hap ky me mjaft rendesi drejt synimeve te Pashait per shkeputje dhe indipendence.
Reference, Dok. Nr. F. O. 78/65
Per Kapitenin Lik.
Pera 11 tetor 1801
Zoteri,
Jo me shunne se dy dite me pare kam marre letrat tuaja te dates 4 dhe 5 te ketij muaji.
Duke qene dakord me deshiren dhe kerkesen Tuaj ju kam bashkangjitur nje leter per Hiresine e Tij (Ali Pashen -IK), Vezirin e Janines, te shkruar ne anglisht dhe ne greqisht, si dhe nje kopje te letres per ju me qellim qe te informoheni per subjektin qe trajtohet ne to.
Mbetet plotesisht ne vullnetin dhe deshiren tuaj per t’ia dorezuar ato ose jo Hiresise se Tij (Ali Pashes – IK). Jam thellesisht i shqetesuar per pozitat mjaft te veshtira ne te cilat ju ndodheni dhe veccmas mbas kercenimit qe ka shfryre ndaj jush Madheria e Tij (Ali Pasha-IK). Megjithate, une nuk mund te vendos dhe urdheroj perfundimin e nje misioni kaq te rendesishem, sikunder eshte ky i juaj, dhe per te cilin ju jeni emeruar nominalisht dhe shprehimisht prej Shkelqesise se Tij (Mbretit-IK).
Une arrij ne perfundime, nga nje paragraf i letres tuaj, e cila thote, se ju kini vene re edhe kohe me pare kercenime te tilla, se keto kercenime nuk kane qene perpara se ju te mermit instruksionet apo udhezimet specifike prej Qeverise se Madherise se Tij (Qeverise Britanike-IK), per menyren e sjelljes dhe te veprimeve tuaja ne situatat e veshtira.
Megjithate, sa per motivet ne fjale, qe duket se kane ndikuar tek Hiresia e Tij (Ali Pasha-IK), ju aludoni se ne rastin e nje krize te mundeshme, ju mund te arrestoheni nga ana e tij, (ka nenkupton arrestimin ne rastin e largimit te Madherise se Tij Ambasadorit nga Kostandinopoli (Ambasadorit Britanik- IK). Ne nje rast te tille ai do ta shihte veten te abandonuar prej Britanise se Madhe dhe do te gjendej i vetem.
Ai nuk do te lejoje qe ju te largoheni nga Janina. Une nuk kam as me te voglin hezitim te deklaroj se nuk ka asnje baze per frike, ne ccfardo rrethane qe mund te jeni.
Megjithate, une kam rezervat e mia dhe shpreh pakenaqesite e mia ndaj ministrave osmane persa i perket rastit te arrestimit te Pendrinos. Po ashtu, duke fotur ne pergjithesi, une shoh se qe nga koha e sukseseve te fundit qe ka korrur Franca, qeveritaret turq kane nje lloj ndryshimi ne qendrimet e tyre ndaj kesaj fuqie (Frances-IK), ndaj te ciles une gjykoj se ky qendrim eshte i pamerituar.
Duke u mbeshtetur ne njohurite e mija juridike, une gjykoj se nuk ka asnje shenje qe po demton apo minon Marreveshjen e Paqes mes tyre dhe Britanise se Madhe, pasi ata me kane dhene mua ne menyre te perseritur prova te qarta te vendosmerise se tyre per ta respektuar ate.
Veccmas, ne nje takim me “Charge d’ Affere”, te ngarkuarin me Pune te Frances ne Stamboll, te mbajtur me date 26 Shtator, gjate te cilit ky Minister beri te njohur synimet e Bonopartit per restaurimin e Mbreterise se Potonise dhe kerkoi perseri ndryshimin e qendrimit te tyre (Turqise-IK) ndaj Britanise se Madhej ministrat osmane i deklaruan atij ne menyre te qarte se linja e tyre politike eshte e percaktuar qarte dhe Porta eshte e vendosur ne ccdo rrethane te respektoje Marreveshjen e Paqes te nenshkruar se fundmi.
Une kam arsye te besoj se keto jane prirje dhe qendrime qe burojne nga vete bindja personale e Sulltanit.
Ky eshte nje material qe ju duhet ta njihni dhe te informoheni dhe per aq kohe sa ai mund t’ju nevojitet dhe hyje ne pune perdoreni per te bindur edhe Madherine e Tij (Ali Pashen-IK), se situata ne te cilen une ndodhem aktualisht prane Portes nuk eshte aspak ne gjendje alarmante dhe te frikshme. Se ccfare do te sjelle se afermi rasti i nenshkrimit te Marreveshjes se Paqes mes Austrise dhe Frances dhe nese mbi kete event behen spekullime te ndryshme, veccmas ne realizimin praktik te saj, une as qe pretendoj te marr pjese.
Sidoqofte une ju premtoj se do t’ju mbaj nen informim te vazhdueshem dhe do t’u bej te njohur menjehere simptomen e pare te rrezikut.
Kercenimi dhe rreziku qe ai ndjen ne menyre permanente se mund te braktiset nga Britania e Madhe ne oret e nevojshme, pra ne ccastet kritike, une gjykoj se nuk i duhet kushtuar ndonje vemendje serioze. Jam mese i sigurte se ai nuk do te gjeje argumente per kercenime te tilla, nga ccdo ane qe t’a shikosh kete cceshtje qe lidhet mes tij dhe Qeverise se Madherise se Tij (Qeverise Britanike-IK).
Une mbetem vertetesisht sherbetori juaj bes.
Robert Adair (Firma)
Mbi zarfin qe mban kete leter shkruhet:
Z. Adair – per Kapitenin Lik Pera, 11 Tetor 1801
* * *
Dokumenti nr. 16:
Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 11 tetor 1809, eshte nje leter qe Ambasadori Britanik ne Kostandinopoje, Robert Adair, i dergonte Kapitenit Lik ne Janine.
Letra e meposhtme eshte e dyta e hartuar brenda nje dite (brenda dates 11 Tetor 1809), nga Ambasadori Adair drejtuar Kapitenit Lik. Pyetja e pare qe lind ne kete rast eshte: Perse Ambasadori brenda nje dite ka hartuar dy letra per Likun, kur ai mund t’i shkruante dhe rendiste tere gamen e subjekteve brenda nje letre te vetme?!
Ndoshta diplomati e ka bere kete per te ruajtur edhe formalisht protokollin dokumentar. Pra, meqe Ambasadori ka marre prej Likut dy letra, njeren te shkruar me daten 4 dhe tjetren me daten 5 Shtator, edhe ai i eshte pergjigjur seciles prej tyre vecmas. Jo vetem kaq, por duke pare se secila leter kishte nje problematike specifike, Ambasadori kishte menduar te hartonte dy letra dhe t’u pergjigjej keshtu ndarazi seciles problematike. Konkretisht, me anen e letres se meposhtme, duket se Ambasadori Adair iu pergjigj letres te dates 5 shtator 1809.
Sidoqofte edhe ne kete leter, sikunder edhe ne ate te mepareshmen, duket se shqetesimi kryesor i Ambasadorit per hartimin e kesaj pergjigjeje, ka qene nje nga raportet informative qe Kapiteni Lik i kishte derguar z. Adair, permes te ciles e vinte ne dijeni per dyshimet qe kishte krijuar Ali Pasha, “rreth letrave qe kishte hartuar dhe kishte derguar ne kancelarite osmane dhe ne Londer, ky Amabasador, me permbajtje negative per te!”
Ne fakt, ne te gjitha dokumentet e shkruara nga Ambasadori, te pakten ato qe administrohen nga ana jone ne kete permbledhje dokumentare, nuk gjendet ndonje material i shkruar nga ky diplomat me nje permbajtje te tille dhe as te jene bere’ insinuata me kete fryme kunder Pashait te Janines.
Ne keto rrethana lind pyetja, kush i ka shpene Ali Pashes dizinformacione te paverteta, te cilat duket qarte se kane dashur te lekundin miqesine e tij me britaniket dhe ta fusin ne dyshime dhe konflikt me ta!? Hamendesia e pare shkon tek francezet dhe tek Pukevili, te cilet thurrnin lloj-lloj intrigash per te mberritur ne kete objektiv, pra per te krijuar nje te gare ne marredheniet mes dy aleateve. Vete Pukevili, ne kujtimet e tij, ka permendur disa here se punonte dhe kurdiste prapaskena te tilla per te futur ne dyshime dhe konflikte britaniket me Ali Pashen.
Po Liku, i cili e dinte fare mire qendrimin miqesor te eproreve te tij ndaj Ali Pashes, valle cfare kishte bere per ta sqaruar Ali Pashen se Ambasadori Britanik respektonte dhe zbatonte vetem qendrimin politik zyrtar, per miqesi dhe raporte te ngrohta me Pashain e Janines?
Kesaj pyetjeje nuk mund t’i pergjigjemi, por mund te pohohet vetem fakti se Liku ka degjuar pretendimet e Ali Pashes dhe ia ka percjelle ato Ambasadorit Adair dhe Ministrit te Jashtem, Kaning.
Ne keto rrethana, Ambasadori britanik, i akuzuar padrejtesisht dhe i shqetesuar nga reagimet e Ali Pashes, te cilat mund te cenonin marredheniet bilaterale, nxitoi te argumentonte se dyshimet e Ali Pashes ndaj atij qene krejt te pabaza.
Ne radhen e argumenteve qe Adair i jepte Likut, sqarohet fillimisht se burimi i perhapjes te ketyre thashethemeve ishin armiqte e Britanise se Madhe, francezet dhe austriaket. Ne menyre lakonike dhe me nje fraze tipike mohuese, Ambasadori Britanik theksonte se ai “nuk ka shkruar as edhe nje fjalw tw vetme kunder AliPashes…”. Mandej, kryediplomati me keqardhje bente me dije per qendrimet e pavendosura dhe te disfavorshme te Turqise ne raportet me Britanine e Madhe. Me ate rast, ai sqaronte se Porta e Larte vazhdonte te favorizonte politikat “pro” franceze, megjithese e di fare mire se Napoleon Bonaparti priste rastin e volitshem per ta shkateruar ate.
Keto rrethana dhe situata te disfavorshme per kryediplomatin britanik, sikunder shkruante ai, i veshtiresuan marredheniet dhe qendrimin e tij ne Kostandinopoje. Por, megjithe perkeqesimin e kushteve, Ambasadori mohonte ne menyre kategorike pretendimet se ai do te largohej nga ky vend, per shkak te pasigurise dhe terrenit te pafavorshem. Keto thashetheme e paten shqetesuar seriozisht Ali Pashen, pasi ai shikonte se pas nje akti te tille te mundshem, largimit te Ambasadorit, momentin e braktisjes se tij prej Anglise, nje aleat ky rendesishem dhe vendimtar per fatet e tij.
Duke sqaruar aleatin e tij te shqetesuar, per keto pretendime te perhapura rreth tij, Adair ka komentuar se keto bllofe dhe provokacione “jane perhapur prej armiqve te Britanise, te cilet duan te bejne te padurueshem qendrimin e tij ketu… “.
Perkundrazi, Adair garantonte edhe nje here vartesin e tij, Kapitenin Lik dhe permes tij Pashane e Janines, se nje gje e tille nuk kishte per te ndodhur dhe se ai nuk kishte per t’u larguar nga Kostandinopoja.
Ne dy paragrafet e fundit te kesaj letre, Ambasadori falenderonte Ali Pashen per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i kishte dhene atij, duke nderhyre prane Vezirit te Madh, (Kryeministrit turk), per te zgjidhur disa probleme qe kishte pasur me te.
Ne nuk dime konkretisht se ccfare problemesh dhe nevojash ka pasur Ambasadori britanik, per zgjidhjen e se cilave ka nderhyre prane Kryeministrit turk, Ali Pasha! Sidoqofte keto jane te tjera sherbime qe Pashai i Janines i ka bere Britanise se Madhe per nevojat dhe kohet e veshtira te saj. Pikerisht, keto sherbime qe u ka bere tepelenasi britanikeve, Ambasadori i shikon “si prova te qarta te miqesise se tij ndaj Britanise se Madhe. Nen keto fale nderime dhe garanci per Ali Pashen, mbyllet letra e britanikut.