Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret
Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 28 gusht 1804, eshte i hartuar nga kabineti i Qeverise Britanike (Downing Street) dhe miratuar nga vete Kryeministri Britanik, sikunder del nga ky dhe nga dokumente te tjera te mevona. Pa dyshim, ky eshte nje nga dokumentet me te rendesishme, ne mos me i rendesishmi ne radhen e tere materialeve qe perfshihen ne kete grup dokumentesh qe trajtojne marredheniet e Britanise se Madhe me Ali Pashen, Pashallekun e Janines, popullsine shqiptare dhe ate greke ne ato ane, synimet dhe interesat politike dhe ushtarake te Britanise ne Ballkan etj.
Dokumenti ne thelbin e tij i jep pergjigje pyetjes dhe dilemes kryesore te parashtruar qe ne fillimin e trajtimit te ketij subjekti:
Perse erdhen ne territoret shqiptare, ne Pashallekun e Janines dhe me gjere, neper Ballkan, ushtaraket britanike? Cili ishte misioni i tyre i vertete? A e publikuan ata ndonjehere kete mision, qellim dhe detyra te ngarkuara?
Per vete faktin se permbajtja e materialit eshte sekrete dhe e hartuar nga vete kreu i qeverise britanike, ku zbulohen synimet dhe interesat e verteta sekrete politike dhe ushtarake te Britanise se Madhe, ky dokument merr vleren e nje akti te rendesishem, siq; mund te ishte nje vendim politik, mbi bazen e te cilit me pas, per realizimin e tij, jane vene ne levizje tere mekanizmat, institucionet dhe njerezit konkrete, diplomate, ushtarake, korriere, agjente etj. Hartimi i ketij dokumenti dhe vendimi te marre u bene ne kohen kur qeveria britanike kishte ndjekur dhe shqyrtuar me kujdes zhvillimet e vrullshme politike dhe ato ushtarake ne Evrope, kur ajo kishte pare prirjet, tendencat dhe synimet e metejme ekspansioniste te Napoleon Bonapartit, pasi kishte grumbulluar prej strukturave te specializuara te saj, sherbimeve sekrete te informacionit, te ushtrise dhe analisteve, raportet dhe prognozat mbi frontet e reja te luftimeve dhe enderrat e gjithe Fuqive te Medha per pushtimin e Ballkanit. Pa dyshim kjo vemendje e vecante e Fuqive te Medha tregon gjithashtu rendesine qe merrnin keto territore ne veprimet politike e diplomatike te Britanise se Madhe.
Dokumenti, per vete rendesine qe kishte, edhe ne forme u hartua ne nje menyre krejt te vecante. Te gjitha detyrat qe iu ngarkuan per te kryer agjenteve ushtarake, apo zbuluesve profesioniste, si Uilliam Martin Lik, jane renditur njera pas tjetres kronologjikisht qarte dhe me pika ndarese, inventarizuese “se pari”, “se dyti”,… e keshtu me radhe. Kjo menyre renditjeje edhe ne pikepamje ndertimore, ndihmonte njeriun e ngarkuar me mision qe t’i kishte “te shkoqitura” detyrat te cilat do te duhej te kryente.
Qe ne fillim te dokumentit, politikeberesit britanike, Kryeministri dhe kabineti i tij, shprehnin qartas se kush ishte shkaku dhe arsyet e marrjes se ketij vendimi te rendesishem politik. Sikunder nenvizohet ne paragrafin e pare, Qeveria Britanike.
Nr. Arch. 85492
Kapitenit U. M. Lik
Artileria Mbreterore
Dawning Street (Qeveria Britanike), 28 Gusht 1804
Qeveria e Madherise se Tij (Britanike) duke e konsideruar si objekt te nje rendesie te vecante mbrojtjen e kufirit grek, te Turqise europiane nga nje sulm kercenues i Frances, ka gjykuar si te arsyeshme dergimin e nje misioni ushtarak ne kato ane, dhe pikerisht per kete qellim. Madheria e Tij (Kryeministri) pati kenaqesine t’u perzgjidhte pikerisht ju per realizimin e ketij misioni. Per kete qellim une mendoj se eshte e nevojshme t’ju jap instruksionet e nevojshme per drejtimin dhe organizimin e puneve qe do te kryeni.
Se pari, duhet te njiheni me brigjet perendimore te Shqiperise (Albania) dhe Morese dhe vecanerisht me ato pika te cilat jane me drejtpersedrejti te ekspozuara apo afersia e tyre me brigjet italiane dhe lehtesite qe ato paraqesin ne rast nevojash per zbarkim, i ben ato me te favoreshme per nje armik.
Se dyti, nese mendoni se komandantet turq te atyre aneve i permbushin kushtet, apo i kane mundesite dhe mjetet te permbushin urdherat tona, do t’u sugjeroni atyre ndonje mase per permiresimin e mbrojtjes se atyre vendeve.
Se treti, do te shoqeroheni dhe do te mbeshteteni ne ndihmen qe do t’u ofrojne topografet dhe skicografet e Ushtrise Mbreterore (Britanike). Ne rast se kjo nuk do te realizohet, jeni te autorizuar te punesoni persona te tjere. Ju do te ndermerrni udhetime me karakter inspektimi dhe per to do te hartoni skica, duke u munduar qe nje veprim i tille te mos ngjalle xhelozi dhe pakenaqesi tek banoret e vendit. Per t’ju lehtesuar punen, Ministri i Madherise se tij (Ambasadori i Qeverise Britanike ne Stamboll – IK) prane Portes se Larte do t’ju ndihmoje per t’u pajisur me fermanet e nevojshem.
Se katerti, do te vizitoni te gjitha fortifikimet pergjate bregdetit, me qellim qe te shikoni gjendjen e tyre si dhe te verifikoni nese i plotesojne kushtet per te realizuar rezistence. Nese kerkesat e tyre mund te plotesohen lehtesisht se bashku me z. Morier ju duhet te perpiqeni qe te nxisni Guvernatoret e Turqise (Pashallaret e Pashalleqeve-IK), qe sa eshte ne fuqine, doren e tyre te marrin masat e nevojshme teknike, te zevendesojne ato mjete ushtarake (te dala jashte perdorimit, me te tjera-IK) ne pikat e rendesishme. Kete informacion do t’ia percillni Ministrit te Madherise se tij prane Portes se Larte (Ambasadorit Britanik prane Portes se Larte ne Stamboll -IK) dhe ai nga ana e tij, nese e shikon te arsyeshme, mund tju mbeshtese ne kete ndermarrje.
Se pesti, pasi te keni siguruar informacionin e nevojshem per vijen bregdetare, ju do te vazhdoni punen me ne brendesi te territoreve me qellim qe te krijoni nje panorame te plote dhe te pergjithshme te vendit. Kjo mund te jete e domosdoshme per suksesin e veprimeve ushtarake tona ne rast se armiku ndermerr nje zbarkim nga bregdeti. Per ti kthyer keto vezhgime ne pasuri te perhershme (duke u keshilluar vecmas me topografet qe do te te shoqerojne) duhet te mbash shenime per rruget dhe vendkalimet tokesore qe nga njera ane te shpien ne Kostandinopoje dhe nga ana tjeter ne drejtim te Morese. Te vezhgosh pengesat qe i duhen nje invadori te mundshem te kaperceje per te perparuar ne vende te tjera si dhe mjetet qe do t’i duhen te perdore per t’i here ato pengesa te paperdoreshme, pra per te hapur rruget.
Se gjashti, do te kontaktoni Ali Pashen apo Bejler beun e Rumelise dhe do t’i ofroni atij opinionet dhe keshillat tuaja ne lidhje me nje plan te pergjithshem qe ka te beje me mbrojtjen e territoreve te tyre, me shpemdarjen e trupave dhe menyren me te mire per t’i rritur ne nje nivel te konsiderueshem te ardhurat nga limanet dhe portet. Po te mbeshtesni dhe do te plotesoni kerkesat e tyre brenda mundesive tuaja, c’lidhet me organizimin paraprak dhe permiresimin e artilerise. Ne pergjithesi do te keshilloheni me ta per te gjitha ato ceshtje ushtarake qe kane te bejne me sigurine dhe mbrojtjen e tyre ndaj synimeve armiqesore te francezeve.
Se shtati, pasi te kini permbushur misionin tuaj ne Greqine Veriore, do te vazhdoni (ne jug) drejt Korinthit, per t’u njohur me mungesat e atij Porti te rendesishem dhe teper te veshtire, me qellim qe t’i plotesojme ato sa me shpejt te jete e mundur. Po ti bindni komandantet turq qe te vendosin nje garnizon te afte ne kete fortese per te siguruar mire ushtarakisht kalimet e veshtira qe te cojne drejt veriut dhe se fundi per te ngritur nje kamp te rrethuar me llogore ne Isthmos.
Se teti, do te vizitoni te gjitha pikat e tjera te rendesishme strategjike, ne afersi te Morese dhe ne vecanti punimet fortifikuese te venecianeve, per te njejtat qellime, njelloj sikunder do te veproni edhe per pikat e tjera ushtarake pararendese, sa ne vendet perreth Korinthit aq edhe ne vendet me tej, pergjate bregdetit.
Se nenti, gjate udhetimit ju do te vezhgoni me kujdes dhe do te raportoni per prirjet politike dhe ushtarake te banoreve.
Se dhjeti, per te njejtat qellime dhe me te njejtin synim do ti kushtoni kujdes dhe vemendje te vecante gjeografise se pergjitheshme te Greqise, me qellim qe te siguroni per Qeverine dhe kombin anglez te dhena me te sakta nga ato qe kemi ne dispozicion gjer me tani, per kete vend interesant, por kjo gje duhet te jete dytesore ne raport me qellimin kryesor te misionit tuaj, te cilit duhet t’i kushtoni vemendje paresore.
Se njembedhjeti, ne rast se armiku, nderkohe, realizon zbarkim ne Greqi dhe nese trupat ruse ne Korfuz ndermarrin veprime aktive per te arritur synimet e tyre ndaj Turqise europiane, ju do tu afroni gjeneraleve ruse mbeshtetjen dhe ndihmen tuaj, persa u perket njohurive dhe informacioneve qe keni ne lidhje me vendin, gjithashtu do te perpiqeni te ruani nje influence personate me Komandantet e forcave turke dhe vecanerisht ta perdorni kete influence per t’i bindur ata qe te tregohen te kujdesshem ne ruajtjen e rezervave ushqimore dhe pasurive te tjera te cdo lloji.
Se dymbedhjeti, ju do te korrespondoni me Mr. Adjutant, Mr. Morier dhe Mr. Foresti cdo ceshtje qe mund te jete e rendesishme per informacionin e tyre dhe ne rastin me te pare qe do t’u krijohet ju t’i mbeshtesni me rezultatet e vezhgimeve tuaja te z. Aleksander Boll, Lordi Nelson dhe kete zyre.
Zoteri, une jam
Sherbetori juaj i bindur
Dhe i ndershem
Harroeby
[ne letren mbeshtjellese te informacionet nga e njejta dore eshte shenuar]
Instruksione per Kapitenin M.Lik
(Ky dokument eshte perpiluar ne dy kopje. Ne kopjen e dyte, ne fund te saj, eshte shenuar shenimi me kete permbajtje:)
Me dokumentin do te njihen edhe Alek. Boll dhe Lordi Nelson
Dokumenti nr.8
Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 5 tetor 1804 me nr. Arkivor 78\54, eshte nje informacion, i pari ne radhen e raporteve te derguara nga ana e Kapitenit Lik, per Qeverine Britanike, ne zbatim te detyrave te ngarkuara prej saj.
Ne kete material, raportohet me shume detaje dhe korrektesi tere itinerari i udhetimit te ushtarakut britanik drejt brigjeve te Pashallekut te Janines, mjetet me ane te te cilave ai e realizoi kete udhetim, funksionaret ushtarake qe e mbeshteten, por edhe informacioni qe ata kane pasur per Pashain e Janines dhe per territoret rreth e rrotull.
Pershkruhet i tere udhetimi prej pikes se nisjes, qe ishte porti i Plimuthit, ne Angli, mjeti i lundrimit, qe ishte anija me emrin “Tigri” dhe kontakti i pare me Admiralin e njohur te flotes britanike, Lordin Nelson.
Nga bisedat e bera me kete ushtarak te njohur te rangjeve te larta te Marines Mbreterore Britanike, mesohet se ky njeri kishte arritur te nuhaste, me artin dhe jeshterine e dhelpres dinake, nje “gjah” te majme, sic ishte ajo e figures se Ali Pashes, i cili me anen e nje liste i kishte parashtruar nevojat per municion. Kjo kishte mjaftuar per Admiralin Nelson, per te dalluar tek Pashai i Janines nje aleat te mundshem, qe do te paraqiste interes per nevojat dhe synimet politike dhe ushtarake te britanikeve, sidomos ne kushtet e luftes me Francen.
Lordi Nelson, permes ketij informacioni, u be nje nder njerezit e pare qe ka pare dhe dalluar realisht vlerat dhe rendesine e monarkut ballkanas, Ali Pashes.
Ne raportin e hartuar me mjaft profesionalizem jane hedhur edhe mjaft te dhena me karakter specifik ushtarak rreth terrenit dhe mundesive operacionale qe ofronin brigjet e Sardenjes dhe ato te ishujve Madalene, per rastet e nje’ sulmi te mundshem prej flotes franceze apo per nevojat e mbrojtjes se ketyre territoreve nga ana e forcave britanike.
Ne radhen e informatave qe permblidhen ne kete raport, interes te vecante paraqet edhe e dhena qe ben fjale per takimin e realizuar nga Kapiteni Lik me ushtaraket e flotes ruse dhe konkretisht me Kontin Mocenigo, i cili e informoi rreth mbeshtetjes qe ushtaraket ruse u kishin dhene suljoteve per veprimtarine e tyre te armatosur kunder Ali Pashes. Ky njoftim i rendesishem provon edhe nje here implikimin e drejtperdrejte te Rusise ne veprimtarite destabilizuese ne Pashallekun e Janines. Kjo e dhene provon edhe nje here faktin qe levizja e suljoteve dhe rezistenca e tyre kunder Ali Pashes ishin nxitur, mbeshtetur dhe financuar per interesat e Rusise. Qellimi i ruseve per te nxitur rebelimet ne keto ane synonte qe te krijoheshin vatra lufte ne zona te ndryshme te Perandorise Osmane per te lehtesuar keshtu barren e konflikteve te saj te drejtperdrejta kunder armikut te saj historik, Turqise.
Sikunder kemi pare edhe ne dokumentet e mesiperme, perfaqesuesit ushtarake, por edhe ata te diplomacise ruse ne keto ane, e paten pare Ali Pashen fillimisht si nje aleat te mundshem te Rusise dhe te interesave te tyre ne Ballkanin perendimor. Por, mbas afrimit te fuqise franceze dhe vendosjes se kontakteve te tepelenasit me te, perfaqesuesit ruse e paragjykuan Ai Pashen si nje njeri qe u sherbente interesave te Bonapartit.
Sikunder nenvizohet edhe me lart, dokumenti permend vemendjen e Lordit Nelson, rreth kerkesave te Ali Pashes drejtuar britanikeve per municion. Sikunder shprehet Liku dhe sikunder gjejme me vone, keto kerkesa te tepelenasit jane shfrytezuar nga britaniket si “kriko lidhese” per kontakte te metejme te britanikeve me Pashain e Janines. Eshte interesante te theksohet se vete Lordi Nelson i propozoi Likut qe kerkesat per municion te parashtruara nga Ali Pasha, t’i plotesoheshin duke e pare kete hap si nje gjest per t’u afruar edhe me tej me te.
Ne mbeshtetje dhe miratimin e mendimeve te mencura, te ofruara nga Admirali Nelson, kapiteni Lik u propozoi institucioneve britanike qe t’i plotesoheshin kerkesat e Ali Pashes, per te marre municion, nga ato qe gjendeshin ne depot e bazes se tyre detare ne Malte.
Raporti mbyllet me nje njoftim te Likut, i cili bente te ditur se per te marre takimin e pritur me Pashain e Janines, ai kishte marre nje rekomandim me shkrim prej vete Lordit Nelson.
I pergjigjet Letres
Kryeministri britanik: Ti dergohen Pashait oficeret me te mire te artilerise, dhe 8 mije predha
Nr. Arch. 78/54
Per te nderuarin
Lord Harrowby
Viktoria, Kepi San Sebastian,
5 Tetor 1804
Zoteri,
Kam nderin t’ju njoftoj se anija “Tigri”, mbi bordin e se ciles une hipa ne Portin e Plimuthit dhe me te cilen une ndermorra udhetimin, me shpuri ne takimin me Lordin Nelson, pikerisht ne stacion, me date 3, ku une pata nderin t’i parashtroj tere detyrat me te cilat une isha ngarkuar per misionin tim prej Madherise (Qeverise Britanike).
Lordi Nelson menjehere me informoi rreth situates ne rajon, por shtoi se ai nuk e shikonte te pershtatshme qe une te vizitoja Sardenjen. Ai me sqaroi se shkurtin e kaluar, Majori Korn, i
Korpusit te Korsikes kishte udhetuar neper tere ishullin me qellim ekzaminimin dhe vleresimin e gjithe mjeteve ushtarake mbrojtese, keshtu qe prej asaj kohe Koloneli Philips, i Departamentit te Mbrojtjes Bregdetare, i shoqeruar nga nje oficer inxhinjer (i xhenjos) kishin vezhguar dhe shqyrtuar tere pozicionet e Ishujve Madalena si dhe punimet apo fortifikimet e nevojshme per mbrojtjen e tyre.
Pikerisht, ky raport i pergatitur prej tyre ishte percjelle ne Londer, prandaj, ne keto rrethana, ai mendonte se nuk kishte me nevoje per informacione te metejme qe mund te hartoheshin permes vajtjes sime atje, pasi ato nuk do te sillnin ndonje gje thelbesore per te kunder balancuar raportet, per ti dhene avantazhe armikut dhe per ta bindur ate per te sulmuar Sardenjen, kur ne i kemi te gjitha kushtet per t’i rezistuar atij.
Per keto arsye Lordi Nelson me rekomandoi te pranoja projektin e tij per te hequr dore prej misionit te ngarkuar nga memorandum i Madherise suaj qe lidhej me Sardenjen dhe me sugjeroi te vazhdoja udhetimin per ne Malte me fregaten “Kali i Detit” dhe prej andej drejt destinacionit tim, Korfuzit.
Megjithate, persa i takon dy pikave te ceshtjes se ishullit te Sardenjes, te permendura ne menyre te pjeseshme ne memorandumin e Madherise Tuaj, mund te mos jene fiksuar ne vezhgimet e hedhura ne informacionet, me te cilen une u favorizova (njoha) prej Lord Nelsonit. Mua me duket se Kaliari nuk eshte nje pike e favorshme per tu mbrojtur nga nje force e vogel prej nje armiku i cili ka ne zoterimin e tij territoret fqinje dhe as duket se eshte nje vend ne te cilin Flota jone dhe Ushtria jone mundet vertet te sigurojne rezerva ushqimore, me te cilat ne te garantohemi me furnizim, ndersa ne do ta kemi citadelen (qytetin fortese) ne zoterim. Pikerisht, keshtu me duket nga disa vezhgime te fundit te Ishujve Madalene, te bera nga ana ime dhe i tille eshte pozicioni i tyre dhe natyra e tyre ne nje kalim vezhgues qe bera pergjate bregdetit. Pra, as ishujt vete, as ankorimi i mundshem perfshire mes tyre dhe as ishulli kryesor nuk mund te jene te sigurte ndersa armiku e ka ate ne zoterim te tij dhe prej atje ai mund te kerkoje zoterime te tjera, prandaj per pasoje nuk do te ishte e keshillueshme te planezohet ndonje ndermarrje ushtarake mbi kete ishull, nese nuk e kemi ne zoterim tere territorin e Sardenjes apo te pakten pjesen ekstreme te territoreve veriore te tij.
Ne perputhje dhe zbatim te porosive tuaja, une bera nje bisede konfidenciale me Lordin Nelson rreth instruksioneve te dhena nga ana juaj per misionin tim ne Greqi. Madheria e tij, Lordi Nelson, nga ana e tij me beri te njohur gjithashtu gjithe informacionet sekrete qe ai kishte marre kohet e fundit nga ky shtab.
Ne menyre te vecante ai e pa me vend te me informonte per ndihmen, mbeshtetjen dhe kurajimin qe Konti Mocenigo dhe komandantet ruse u paten dhene suljoteve te (nuk lexohen dy fjale-IK) te cilet jane ne lufte me Aliun, Vezirin e Janines.
Hiresia e tij (Lordi Nelson) me beri gjithashtu nderin te me komunikonte (te me ofronte dhe te me bente te njohur) nje leter qe ai kishte marre nga ky prijes (Ali Pasha), e cila mbante daten e 29 janarit te shkuar, permes se ciles ai kerkonte t’i dergoheshin dy oficere te cilesuar (due intendenti – jane fjalet e perdorura prej tij-IK) njeri prej te cileve ai nenvizon te jete canonier (artiljer) dhe tjetri bombardier (topci).
Hiresia e tij ka marre gjithashtu nje kerkese te mevonshme nga i njejti Pasha, bashkangjitur nje leter qe ia dergonte M. Foresti, me date 3 maj, permes se ciles Ali Pasha shprehte personalisht deshiren e tij ekstreme per te pasur tete mije predha dhe gjyle te diametrave te ndryshme te renditura ne nje liste te shoqeruara nga nje vule.
Sikunder me parashtroi vete Lord Nelsoni, asgje nga kjo kerkese nuk duhet neglizhuar, pasi ajo mund te sherbeje si baze per te kultivuar miqesine me nje person, nen komanden e te cilit ne menyre te vecante varet e gjithe mbrojtja e kufijve te Greqise nen hegjemonine e Perandorise Osmane, Pikerisht per hir te kesaj, eshte e keshillueshme qe Pashai te mbeshtetet duke u furnizuar prej Qeverise Britanike per nevojat e tij dhe per te cilat ai ka kaq shume nevoje.
Nese Madheria Juaj do te pajtohej dhe binte dakort me kete opinion, une do tu rekomandoja si artiliere dy prej atyre qe kane me shume eksperience nga radhet e oficereve te dalluar te Regjimentit te Artilerise Mbreterore.
Ne lidhje me municionin qe ka kerkuar Pashai, une kam ekzaminuar kalibrat, tipat dhe diametrat e predhave te topave e te bombardave dhe nga tere inventari i parashtruar prej 14 diametra te ndryshme predhash dhe gjeta vetem 5 lloje qe korrespondojne me ato qe ne kemi ne perdorim ne artilerine tone.
Me miratimin e Lordit Nelson, une propozoj qe sasia e municionit te kerkuar nga Veziri te sigurohet ne Malte, eshte fjala per municionin e atyre kalibrave qe ne i kemi ne gjendje dhe prej andej t’i marr me vete ne Korfuz, pergjate lundrimit tim drejt ketij ishulli.
Madheria e tij, Foresti, njeh mire situaten politike dhe vendin, cka do te na ndihmoje per te gjykuar se kur do te jete e pershtatshme dhe e logjikshme per t’i transportuar ato tek Veziri Ali, apo e kunderta, ti kthejme ato mbrapsh me te njejten anije ne depot e Maltes.
Kam nderin te vendos brenda zarfit edhe nje kopje te kerkeses me listen e kalibrave te municionit te kerkuar dhe nje shenim per pese kalibrat e ndryshem te municioneve qe korrespondojne me ato te armatimit qe ne kemi ne perdorim, te cilat mendojme t’i dergojme drejt e te Pashai i madh sipas tere kerkeses se tij. Nese do t’i gjykoni me vend dhe te drejta kerkesat e tij dhe nese do te jete e nevojshme per ne, gjykojme qe te gjenden edhe kalibrat e municionit tjeter qe mungojne ne Angli per te na i sjelle.
Lordi Nelson me nderoi mua duke me dhene leter rekomandimi per tek Veziri Ali, si dhe tek keta persona ne Malte dhe Korfuz, per te cilet, une jam porositur nga ana e Shkelqesise Suaj, te mbaj korrespondence.
Une kam nderin te jem
Imzot
Sherbetori juaj i bindur dhe i sinqerte
Uilliam Martin Lik
[Ne letren mbeshtjellese te ketij informacioni qe ka sherbyer si zarf eshte vene shenimi:]
Viktory, Dhjetor, 5;1804
M.Leak
Inc Nr. 1
R. Nev. 5 (ndoshta Royal Navy)