Letra e diplomatit britanik / Si zbuloi Ali Pasha përmes spiunëve komplotin e “Lidhjes” së francezëve

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

H0046-L06811615DOKUMENTI NR. 4

2 KORRIK 1810

Dokumenti i mëposhtëm ësht ënjë letër që koloneli britanik Hudson Loëe i dergon Ali Pashes. Permes saj Pashai i Janinës informohet me hollesi rreth nje dokumenti qe kishte marre nga Guvernatori i Ishullit te Itakes. Me ane te kesaj letre Guvenatori informonte kolonelin britanik Loëe, per vjedhjen e nje kaikeje se bashku me mallin brenda saj, prone kjo e nje tregtari nga ishulli i Itakes, prej banoreve te fshatit Murto. Ky fshat gjendet ne bregdet e Çamerise, ne zonen mes brigjeve jugore te Igumenices dhe verio te Parges.

Nga konteksti i letres duket qarte qe Ali Pasha, permes strukturave te tij, kishte arritur t’i identifikonte autoret e ketij krimi dhe i kishte urdheruar ata te kthenin kaiken e vjedhur tek i zoti, duke i zhdemtuar edhe demin e shkaktuar. Kjo del nga fraza e nenvizuar prej Loëit, ku thuhet, “ata jane zbuluar, fale veprimit shpirtmadh te Lartesise Suaj”

Ne vazhdim, ne paragrafin e dyte te letres, britaniku e vinte ne dijeni Ali Pashen per arratisjen e disa ushtareve nga garnizonet e ishullit, te cilet pasi kishin shkuar prane Konsullates franceze dhe ishin ndihmuar nga konsulli i saj me pasaporta, (eshte fjala per Fransua Pukevilin), ishin larguar nga territoret e Pashait e per rrjedhim kishin shpetuar nga ndeshkimi i mundshem per dezertimin e kryer.

Nga dokumenti mesohet gjithashtu se Loëi kishte marre takim per keto probleme me njeriun e Ali Pashes, Sulejman Beun, i cili ishte i ngarkuar per administrimin e zonave te Çamerise, te Murtos dhe te Prevezes, gjer ne afersi te Vonices. Duket, gjithashtu, se keto zona kane qene te ngarkuara me probleme, per zgjidhjen e te cilave, Loëe kishte kerkuar nderhyrjen e Ali Pashes. Ky fakt tregon aftesite e veçanta te tepelenasit ne njohjen e situates, ne zbulimin dhe parandalimin e kriminalitetit, dhe per rrjedhim, besimin e madh te britanikeve ne aftesite e ketij njeriu.

Per ta ndihmuar ne problemet serioze te dezertimeve, britaniku i kerkon Ali Pashes te merrte disa masa qe ai i konsideronte te nevojshme, duke i bazuar keto, ne raportet e aferta dhe miqesore qe ekzistonin mes dy paleve, shqiptareve dhe britanikeve.

 

 

Santa Maura, 2 korrik 1810

 

Madheri,

Marr guximin te bej te ditur per Madherine Tuaj permbajtjen e nje dokumenti qe me eshte transmetuar nga Qeveria e Ishullit te Itakes, lidhur me demet qe ka pesuar pronari i nje kaikeje (amje), te vjedhur ne portin e Murtos nga disa keqberes te asaj ane. Kjo çeshtje duket se eshte e njohur per Guvernatorin e ketij vendi, ashtu dhe emrat e personave qe kane kryer krimin. Ata jane zbuluar fale veprimit shpirtmadh te Madherise Suajj qe ka urdheruar te rikthehej kaikja (anija) tek i zoti se bashku me sendet qe i ishin grabitur, si dhe masat e tjera te cilat Madheria Juaj i ka gjykuar te duhura rreth kesaj çeshtjeje.

Me vjen keq tju bej me dije se, pavaresisht udhezimeve dhe urdherave te Madherise Suaj, disa ushtare qe kane dezertuar nga ky vend, ne vend qe te arrestohen dhe te kthehen ketu, kane gjetur strehim dhe gjithe lehtesite per tia mbathur, duke mundur te vazhdojne lirisht udhetimin e tyre deri ne Janine, ku i jane drejtuar konsullit francez, prej te cilit kane siguruar pasaportat e tyre per te shkuar jashte territorit.

Sulejman Beu me siguroi qe do te beje gjithçka per te penguar çrregullime te tilla, por megjithe kete, ata kane mundur te kalojne nga ana tjeter dhe kam frike qe ne Vonica dhe vende te tjera te bregdetit te gjirit, disa prej tyre gjejne lehtesira per te katuar, gje qe edhe me teper inkurajon sjelljen e tyre te keqe. Ju lutem, nje vleresim nga mendja Juaj e ndritur, do te jete me teper se i nevojshem rreth kesaj çeshtje.

Duke kerkuar per te nxjerre nje urdher qe ti rikthehen menjeheri ketu personat e shpallur si dezertore, shpresoj qe Madheria Juaj do te mirekuptoje pasojat nga urdheri me te cilin ju lutem qe te vendosen masat e siperpermendura, si shperblim i lidhjeve tona miqesore ne çdo aspekt.

 

Me nderim, Sherb. Juaj Bes.

(Firmosur) H. Loëe

 

 

 

 

DOKUMENTI NR. 5

1 TETOR 1810

Letra e meposhtme qe mban daten 1 tetor 1810, eshte derguar nga N/koloneli britanik H. Loëe, Ali Pashes. Per te kuptuar ne teresi permbajtjen e saj duhet te sqarohet konteksti i kohes ne te cilen ajo eshte shkruar. Letra perkon ne kohe me betejat e zhvilluara nga ana e forcave te Ali Pashes kunder forcave te Ibrahim Pashes, per marrjen e qytetit te Beratit dhe te Vlores, beteja qe siç dihet perfunduan me fitoren e Ali Pashes dhe bashkimin e ketyre qyteteve dhe territoreve te tyre me pashallekun.

Nga letra behet e qarte qe anglezet e paten mbeshtetur Aliun ne kete fushate ushtarake per marrjen e pashallekut te Beratit per interesat e tyre.

Sikunder bejne te njohur studiuesit Remeland dhe Bouchamp, francezet organizuan keto vite (1808-1810) tere kundeshtaret e Pashait te Janines ne nje “Lidhje”, “Kuvend” konspirativ, per t’i dhene goditjen perfundimtare dhe shkaterruese Ali Pashes. Por, tepelenasi i informuar prej spiuneve te tij per komplotin e drejtuar nga Bartje dhe Ibrahim Pasha, veproi menjehere, duke bere te deshtojne planet e kurdisura prej tyre. Ne kete grupim qe pergatitej per permbysjen e Ali Pashes, benin pjese edhe kreret e Pashallekut te Delvines, Kokajt; ata te Gjirokastres; disa nga kreret e Camerise etj.

 

Santa Maura, 1 tetor 1810

 

Madheri,

Kam nderin t’ju informoj se kam marre letren tuaj te çmuar te datave 16/28 shtator se bashku me letren bashkengjitur saj drejtuar zotit Serivano.

Une shkova ne çast per ta derguar letren ne Zante me shpejtesine perkatese, me te njejtin perkushtim si gjithmone. Duhet te besoj qe Madheria Juaj ka marre letren time te meparshme, me te cilen ju beja te ditur se shkelqesia e tij, Gjenerali m’u shpreh qe artikujt per te cilet behej fjale, jane ne dispozicion te Madherise Suaj. Nuk mund veçse te shpreh ndjenjat e krenarise se vertete qe kam provuar, duke marre vesh fitoret qe ushtrite e lavdishme te Madherise Suaj, kane arritur ndaj kundershtareve te autoritetit Tuaj.

Kam nderin

Sherb. Juaj Besn.

(Firmosur) H. Loëe

 

 

DOKUMENTI NR. 6

5 TETOR 1810

 

Dokumenti ne vijim eshte nje leter e shkurter e ushtarakut britanik, Hudson Loëe, drejtuar Ali Pashes. Nga permbajtja e saj mesojme se ajo eshte pergjigje e nje letre qe Aliu i kish derguar ushtarakut anglez disa dite me pare, permes se ciles i kishte kerkuar qe te njoftonte Vasiliko Zerven, (nje vajze kjo e panjohur per ne, por qe me siguri duhet te jete nga fshatrat e Sulit) qe te takohej me te. Ne pergjigje te kesaj kerkese, britaniku e kishte njoftuar Zerven dhe ajo, pasi kishte marre njoftimin, kishte pranuar te paraqitej ne vendin ne te cilin ndodhej i dislokuar garnizoni dhe vete shtabi i britanikut.

Nuk arrijme te mesojme dot se perse Ali Pasha e kishte kerkuar Zerven dhe per çfare problemi ata do te bisedonin me njeri tjetrin. Bejme te njohur se Zervat kane qene nje nga fiset e njohura shqiptare te Sulit-Çameri. Zervat se bashku me Boçaret, Xhavellat etj., fillimisht i ishin kundervene Ali Pashes, mandej u bene aleate te vendosur te tij.

 

Santa Maura, 5 tetor 1810

 

Madheri,

Kant nderin ti konfirmoj Lartesise Suaj, vleresimin per letren tuaj, shkruar atje mes datave 17/29 te periudhes se fundit te shtatorit. Ne moment, ato ditë, thirra Vasilko Zerven dhe i kerkova paraqitjen me porosine time, prane Madherise Suaj. Ajo m’u pergjegj se do te vije menjehere e do qendroje per dy ose tri dite, per shkak te disa prej puneve te veçanta qe ajo ka ketu. Duke vëne ne dijeni Madherine Tuaj per gjithçka

 

Kam nderin te jem Sherb, Juaj Besn.

(Firmosur) Hudson Loëe

 

 

 

*   *   *

 

 

DOKUMENTI NR. 7

27 TETOR 1810

 

Qysh në fillim të këtij dokumenti kuptohet shqetësimi me të cilin perballej Loëe per ato qe i kishte shkruar Ali Pashai ne letren e fundit. Per ta sqaruar ate dhe per t’u çliruar nga barra e akuzave qe kishte ngritur pronari i nje barke preveziane, se me rastin e rikthimit te barkes se sekuestruar, i ishin mbajtur 260 pjastra, britaniku qe ne krye te letres sqaron me detaje se pretendimet e ngritura ishin te pabaza. Ne kete kuader Loëe shton se ne procesin e dorezimit te kesaj barke kane qene te pranishem te dy palet dhe tere procedurat jane kryer ne menyre te rregullt. Pretendimet ishin ngritur pasi pronari se bashku me barken ishte larguar, kur procedura normale e kerkonte qe ato te ngriheshin ne momentin e marrjes ne dorezim te prones. Ne keto rrethana britaniku konkludonte se keto veprime kishin qellime keqdashese dhe se ishin thjesht shpifje. Ne leter behet fjale gjthashtu edhe per ankesat e nje maltezi, anija e te cilit fillimisht e bllokuar dhe mandej e liruar nga autoritetet britanike, ishte marre nga nje person tjeter qe ndodhej i strehuar ne Korfuz. Per kete çeshtje Loëe argumentonte se lirimi i barkes se pretenduar ishte here me urdhrin e eproreve te tij, Gjeneralit. Nese ai do te kishte ndermarre hapa te gabuara, ishte i detyruar te zhdemtonte ankuesin maltez. Megjithate, per te qene me korrekt ne marredheniet me Pashain, Loëe pretendon se te gjitha çeshtjet e parashtruara ne kete leter do te rishikoheshin kur te vinte Sulejman Beu, njeriu i ngarkuar nga vete Pashai i Janines, ne bisedat dhe kontaktet dire, britaniket.

Letra mbyllet me nje informacion nga zhvillimet nderkomt duke vene ne dijeni Pashain per terheqjet e para te forcave pra nga brigjet e Kalabrise, (Italia jugore), ç’ka i jepet Aliut te kuptonte se kishte filluar renia e fuqise dhe lavdise se Napo Bonapartit.

 

 

Santa Maura, 27 tetor 1810

 

Madheri,

Kam patur nderin te marr letren tuaj te 3 Tetorit dhe jam pafundesisht mirenjohes per dashamiresine e gjykimeve tuaja dhe miredashjen ne drejtim te njerezve per te cilet behet fjale. Kane paraqitur, megjithatej nje interes dhe keqardhje me te madhe qe une nuk kisha lidhje me kete geshtje, pasi nuk ishte pervegse mendimi im per kete problem. Nuk dua t’ia fsheh Madherise Suaj, qe jam ndier jo fort mire kur kam marre vesh se nje barke preveziane, pasi eshte lene e lire nga ana ime, ne kthim eshte shprehur, megjithese kunder deshires se saj, se i mungonin 260 piastra, nderkohe qe asaj nuk i mungonte asgje.

Mund tju siguroj qe te gjitha veprimet e kryera me kete subjektj u bene ne prezencen time, per pasojii pronari vete pa gjithçka si dhe tere interesin qe une tregova per te liruar barken e tij, po ashtu dhe per sendet vetiake, prandaj ai shume mire mundej të më drejtohej mua për të rimarrë çfarë u mungontem, pra, nëse ishte e vërtetë për momentin pretendimi i tij…

Një përkthim i keq të merr në

Kërko