Rreziku, probleme për mushkuritë dhe shfaqja e kancerit
Impianti i pastrimit që duhej të instalohej në Elbasan është zvarritur nga drejtuesit e kompanisë koncesionare
Jo në gjithë Shqipërinë jetohet mirë dhe me një ajër të pastër. Ka banorë në zona të ndryshme të vendit të cilët duhet të përballen çdo ditë me ajrin e ndotur, me erën e naftës ose me erën e plehrave që digjen. Bëhet fjalë për disa zona që infektojnë me sëmundje të ndryshme qytetarët. Përveç rrezikut të sëmundjeve, shumë shpejt këto zona do të kthehen në një rrezik për jetën. Burime nga Instituti i Shëndeit Publik dhe nga Ministria e Mjedisit evidentojnë disa prej zonave “të rrezikshme” në vendin tonë. Vendin e parë për ndotje dhe për rrezikun e sëmundjeve e mban Metalurgjiku në Elbasan. Një studim i bërë një vit më parë nga Instituti i Shëndetit Publik tregoi se në Elbasan, në zonën e metalurgjikut është rritur numëri i banorve të prekur nga kanceri dhe nga sëmundjet e mushkrive. Shkaku kryesor i këtyr problemeve është smogu, ndërkohë që ish-Metalurgjiku vazhdon të mbetet ndotësi kryesor. Ka kohë që qyteti i Elbasanit mbulohet nga re të zeza tymi, të cilat janë mbetje industriale të ish-Metalurgjikut, ku zhvillon aktivitetin kompania koncesionare “Kurum”. Kjo e fundit duhej të kishte instaluar impiantin e pastrimit të skrapit 2 vjet më parë, por puna është zvarritur nga drejtuesit e kompanisë.
Metalurgjiku
Banorët që jetojnë në afrësi të zonës së metalurgjikut kanë kohë që thithin çdo ditë ajër të ndotur. Insituti i Shëndetit Publik bën me dije se është ankuar disa herë pranë kompanisë “Kurum” lidhur me nivelin e ndotjes dhe në disa raste janë vendosur dhe gjoba. Asnjë prej masave të marrëa nuk ka bërë që kompania koncensionare të aplikojë një teknologji për uljen e nivelit të ndotjes. Specialistët e ISHP-s, rithekësojnë se shfaqja e kancerit dhe e problemeve në mushkëri vjen direct nga smogu që çlirohet nga metalurgjiku.
Nafta në Ballsh
Çdokush që udhëtone drejt jugut të Shqipërisë disa muaj më parë, duhej të mbante frymën kur kalonte në zonën e Ballshit. Nafta që nxirret nga nëntoka ka vite që është kthyer në një problem për banorët. Specialistët e ISHP-s, përmendin se vdekshmëria në Ballsh është më e ulta se në çdo qytet të Shqipërisë dhe kjo për shkak të ajrit të ndotur që thithet çdo ditë. Hapja e rrugës Levan-Tepelenë, duket se ka shpëtuar vetëm udhëtarët e përditshëm nga ajri i ndotur në Ballsh, por jo banorët e zonës që ajrin e pastër nuk e njohin.
Berat
Shumë pak mund të kenë njohuri por në Berat ka dy zona të rrezikshme për banorët. E para është fabrika e tekstileve. Pas mbylljes së fabrikës në këtë zonë janë gjetur sasi të papërcaktuara amoniaku, si dhe substanca të tjera kimike të ruajtura në enë, të cilat janë prej një materiali të panjohur. Depozitat e helmeve janë të vulosura dhe nuk janë hapur asnjëherë që nga koha kur fabrika ndërpreu aktivitetin e saj. Gjithashtu, në këtë zonë janë gjetur edhe fibra të asbestit. Një tjetër zonë e nxehtë është fabrika e baterive të shkrira dhe e produkteve të tjera që përdoren në ndërtim. Pavarsisht masave të marra nga institucjonet përkatse ka ende shumë punë për të bërë në Berat.
Zonat e rrezikshme sipas UNDP Albania
Një studim i bërë pak kohë më parë nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Basgkuara në Shqipëria ka evidentura disa prej zonave të rrezikshme për shëndetin në vendin tonë.
Miniera e Gurit të Kuq, Liqeni i Ohrit
Në këtë zonë është gjetur një sasi e madhe hekur nikeli (Fe-Ni). Gjithashtu, në sipërfaqen e ujit të liqenit, si dhe në ekosistemin përreth janë gjetur substanca të dëmshme. Analizat e kryera tregojnë për një prani të madhe të hekurit. Liqeni i Ohrit është cilësuar nga UNESCO si pasuri ndërkombëtare, ndërsa hapësira e ndotur është rreth 3 mijë m2.
Zona e Minierës së Përrenjasit
Në këtë zonë ndodhen rrënojat e ish-fabrikës, magazinat, vendet e mbledhjes se mineraleve si dhe boshte minash. Një nga shqetësimet që ngre raporti është fakti se pranë kësaj zone janë ndërtuar shtëpi. Analizat e kryera tregojnë për praninë e substancës së asbestit.
Ndërtesat e Minierës së Bitinckës, KorçëNë zonën e ish-minierës janë gjetur sasi të mëdha mbeturina mineralesh, të cilat janë cilësuar si një burim potencial ndotjeje. Këto mbeturina, të cilat janë në formën e pluhurit kanë prekur ujin.
Pesticidet në RrëshenNë këtë zonë është groposur një sasi e madhe pesticidesh, mes të cilave studimet nënvijëzojnë praninë e permanganatit të kaliumit. Edhe në këtë zonë analizat rekomandojnë mospërdorimin e ujit për shkak të ndotjes.
Qytet më të ndotura në botë, nga Kina në Paris
Pozicionet e para priteshin, sipas Economist në krye të piramidës gjendet qyteti indian Ludhiana, menjëherë pas saj qyteti Lanzhou, në Kinë. Nga ana tjetër, pikërisht në Lanzhou rrjedh një nga lumenjtë me të ndotur në bote, Lumi i Verdhë, ujërat e të cilit janë të perbera nga mbeturina industriale (duke perfshirë dhe naftë). Në vend të tretë gjejmë nje qytet meksikan, Mexicali, kryeqytet i Kalifornisë së Ulët, ndërsa vendi i katërt është i zënë sereish nga një qytet aziatik, Medan në Indonezi. Pastaj vijnë dy qytete të Korese së Jugut, të dyja ndodhen në vend të pestë dhe janë Anyang dhe Busan. Edhe Afrika bënë pjesë në klasifikim, me qytetin Johannesburg në Afriken e Jugut, që ndiqet nga një qytet tjetër i madhë, siç është Rio de Janiero në Brazil. Në vend të tetë gjendet vendi i parë europian në klasifikim dhe është ne Itali, qyteti i Torinos. Por në Europe Torino nuk është vetëm, pasi shoqerohet nga Sevilja dhe Zaragoza, të dyja në Spanje dhe Dresdeni në Gjermani. Por ka vend dhe për dy kryeqytete të medha si Parisi në vend të dhjete dhe Londra në vend të pesëmbëdhjetë. Madje tre kryeqytete, sepse eshte dhe Moska në vend të trembëdhjetë. Në fund të klasifikimit gjejmë dhe SHBA-të me Bakersfield (ndërsa qyteti me toksik në SHBA ështe e Picher në Oklahoma), Kanadaja ka Montrealin, Japonia ka Osakan dhe së fundmi Australia ka Brisbain.