Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret
5 MARS 1811
Dokumenti i meposhtem eshte nje leter e dates 5 mars 1811, qe koloneli britanik Woodson Lowe i dergon Ali Pashes. Qysh ne rreshtat e pare te ketij dokumenti, me korrektesi Lowe e ve ne dijeni Pashain per disa evenimente te koheve te fundit, mes te cilave per transferimin perfundimtar te Komandantit te njohur te trupave ushtarake britanike per Floten Mbreterore, Gjeneral Brigade, Oswald, te dislokuar ne keto ane dhe te emerimit te nje ushtaraku tjeter, emri i te cilit nuk behej i njohur.
Ne paragrafin e metejme britaniku fillimisht shfaq habine per nje informacion te derguar nga ana e Ali Pashes, permes se ciles ky i fundit e ve ne dijeni per tregtine e paligjshme qe kryenin banoret e Ishullit te Santa Maures (Agjia Mavra gr.-IK) duke transportuar mallra te ndryshme ushqimore ne Korfuz. Sqarojme se banoreve te Ishullit te Santa Maures u qe ndaluar tregtia dhe transporti i mallrave drejt Korfuzit, pasi ky ishull ishte nen zoterimin e francezeve e per rrjedhim, ai ishte vene “nen embargo ekonomike dhe ushtarake” prej britanike ve, si terren i nje force armike. Nga letra duket fare qarte se cfare befasie ka qene per britanikun informacioni i derguar nga tepelenasi rreth transports te ndaluar te mallrave qe kryhej nga Ishulli i Santa Maures, terren i cili ishte ne zoterim dhe kontrollin e britanikeve. Aftesite e Ali Pashes per te grumbulluar informacione te sakta rreth gjendjes dhe zhvillimeve ne territoret fqinje me pashallekun e Janines, duket se kane qene me te medha edhe se vete ato te britanikeve, te cilet qene zoter dhe administratore te ishullit. Pikerisht, kete aftesi te vecante te tepelenasit e deklamonte edhe vete Lowe, kur shprehej se
“kerkimet e mia te deritanishme kane qene te kota dhe nuk kevni nnundur te bienA ne gjutrme te asnje barke…”
duke pranuar nga ana tjeter deshtimin e tij ne ndermarrjet e organizuara per te parandaluar trafiqet e mundshme qe kryheshin nga Ishulli i Santa Maures drejt Korfuzit.
Nga ana tjeter, ky fakt rrefen sesa i sinqerte ka qene Pashai i Janinws ne marredhenie me britaniket dhe sa i vendosur ka qene ai perballe Frances dhe synimeve ushtarake te saj.
Ne vazhdim te letres, n/koloneli Lowe e ve ne dijeni Pashain per masat qe kishte marre apo do te ndermerrte, duke koordinuar dhe bashkepunuar me flotiljet britanike qe qarkullonin prane brigjeve te Jonit dhe Ishujve Joniane, per te parandaluar dhe ndeshkuar si tradhtare trafikantet qe shkelnin embargon kunder trupave franceze ne Korfuz.
Nga paragrafet e metejme te letres del gjithashtu qe ne letren Ali Pasha i kishte ofruar ushtarakut britanik, vec informacioneve per trafiqet dhe tregtine e paligjeshme qe kryhej nga Santa Maura, edhe sugjerime dhe metodologji konkrete se si duhet te vepronin ata per te zbuluar dhe arrestuar trafikantet.
Se fundmi letra e H. Lowe mbyllet me shprehjet e keqardhjes qe ai kishte ndiere per largimin e eprorit te tij, Gjeneralit Oswald, i cili karakterizohej prej tij si nje njeri i afte dhe kompetent. Duke shprehur edhe besimin per rolin dhe rendesine qe ai do te luante, duke qene prane qeverise britanike, i percillte asaj me mire se kushdo tjeter te vertetat mbi realitetet e terreneve ballkanase, cka nenkupton per Pashallekun e Janines dhe te Pashait shqiptar.
Santa Maura, 5 mars
Madheri,
Gjate kthimit tim nga Zante (Zaqintho), ku isha per t’u ndare nga Shkelqesia e tij, zoti Gjeneral Brigade, Oswald, perpara nisjes se tij per ne Angli, duke u zevendesuar perkohesisht nga nje oficer tjeter, zevendesim per te cilin Shkelqesia Juaj do te marre sqarimet e duhura menjehere pas kthimit te zotit Giorgio Foresti, te cilin jam duke e pritur dita dites ketu, pata nderin te marr letren tuaj te dates 12. Jam befasuar kur kam degjuar te flitet se shume barka santa maurite (nga ishulli i Santa Maures-IK), kane bere zakon te transportojne mallra dhe te kryejne furnizime ne Korfuz. Per kete arsye kam ndermarre menjehere te gjitha verifikimet e mundeshme per te zbuluar keta tradhtare te turpshem, qe jane perfshire ne nje trafik kaq te pandershem dhe te turpshem. Kam qene dhe do te mbetem plotesisht i vendosur per te vepruar kunder tyre, me te gjithe rreptesine qe ligjet dhe zakonet tona godasin personat e akuzuar ne implikime te tilla, rrethana te ngjashme apo kushte lufte per akte te tilla qe nuk jane vecse akte tradhtie. Por, kerkimet dhe gjurmimet e mia te deritanishme kane qene te kota dhe nuk kemi mundur te biem ne gjurme te asnje barke, e cila mund te sherbente si prove qe do te mbeshteste dhe provonte keto dyshime. Megjithate, ka mundesi qe duke vigjeluar dhe punuar te zbulojme autoret, aq me shume me rritet besimi kur shikoj masat e admirueshme dhe energjike te ndermarra nga ana juaj ndaj falsifikatoreve, trafikanteve dhe vecmas ato per te pasur nje flotilje per kete qellim.
Nese anijet tona do te takonin çfaredo lloj barke qe shkon drejt Korfuzit do ta konsideronin dhe shpallnin si te konfiskuar; edhe ne rast se ajo do te kerkohej nga komandantet e flotave detare apo komandantet e garnizoneve tokesore, ato nuk do te leshoheshin vecse do te ndeshkoheshin si tradhtare.
Gjer tani nuk kam mundur te komunikoj me anijet e flotes tone luftarake, por te siguroj se nuk do te vonoj t’u bej te ditur per gjithcka Shkelqesia Juaj me ka vene ne dijeni dhe jam mese i sigurt qe tegjithe ata do te jene dakord qe te marrin te gjitha masat mjaft te pjekura (te mengura) qeju sugjeroni.
Zoti Xhorxhio Foresti, i cili mberriti ketu ne kohen qe une po shkruaja, me dha letren e tij te dates 9 shkurt dhe me shprehu deshirat e tij per kete ceshtje. Nuk do te kursehem te tregoj kujdesin e duhur dhe te bej te pamunduren per kete ceshtje.
Zoti Xhorxhio Foresti do t’ju beje te ditur largimin e Gjeneralit, nisje e cila na befasoi dhe na sensibilizoi te gjitheve per vete karakterin dinjitoz te ketij njeriu. Por, nga ana tjeter per ne eshte ngushellim i madh nese do te mendonim qe per shkak te njohjes perfekte qe ka Gjenerali per keto ane (territore) si dhe per faktin se ai ka pranuar me kenaqesi per t’u marre perseri me problemet dhe ceshtjet qe kane keto zona, duke sakrifikuar interesat e tij personate, do t’u shpjegoje me mire komandanteve te trupave tokesore dhe atyre te flotes detare ne Mesdhe, sikunder edhe Qeverise sone, me mire sesa mund ta bente cdokush tjeter qe mund te ngarkohej me kete detyre. Por, nga ana tjeter, ne do te ngushellohemi me faktin se gjate kohes se mungeses se tij ne do te kemi si kapo nje tjeter zyrtar me merita te shkelqyera ushtarake, me karakter energjik, me te cilin do te vazdojme te punojme mbi te njejtat gjurme.
Zoti Foresti eshte plotesisht i informuar per kete geshtje dhe me te gjithe korrespondencen tuaj, prandaj, qe te mos zgjatem me tej, ju mund t’i drejtoheni atij duke ju siguruar se do te mbetem,
Sherbetori Juaj Besnik
(Firmosur) H. Lowe
Dokumenti nr. 14
8 prill 1811
Permes ketij dokumenti, n/koloneli Lowe falenderon Pashain e Janines per informacionet e derguara, te cilat bejne fjale per “dezertimin e disa ushtarakeve britanike”. Nga letra nuk arrijme te mesojme shkaqet e ketyre dezertimeve, megjithate anglezi vecse falenderon tepelenasin e me kete rast dhe e vlereson mjaft gjestin e Pashait si nje akt dhe shenje e marredhenieve te miqesise se sinqerte te tij ndaj britanikeve.
Nga dokumenti behet e njohur gjithashtu kerkesa e Ali Pashes drejtuar rangjeve ushtarake britanike te Ishullit te Santa Maures per t’i kthyer nje anije, e cila ishte rrembyer dhe mbahej prej grabitesve ne brigjet e atij ishulli. Nga ato qe shkruhen ne leter del qe Lowe e kishte identifikuar anijen dhe perpiqej t’ia kthente ate Ali Pashes, megjithese procedurat ligjore duket se ende nuk kishin perfunduar plotesisht per te percaktuar pronarin e ligjshem te mjetit.
Nga dokumenti del gjithashtu edhe pretendimi i dyte qe kishte pasur Pashai vec zhdemtimit dhe kthimit pas te objektit te vjedhur. Pra, ai kerkon, jo vetem kthimin e anijes qe pretendon se eshte e tija, por edhe kthimin e “fitimit te munguar”, nje pretendim ky qe njihet nen kete terminologji edhe nga legjislacioni i sotem modern. Pra, e thene me fjale te tjera, Aliu vec anijes, kishte kerkuar edhe nje demshperblim tjeter nga autoret e kesaj vjedhjeje ne ate mase qe ai do te kishte fituar sikur anija, per kohen e mungeses, te kishte punuar normalisht. Duket fare qarte qe Ali Pasha kishte njohur fare mire si legjislacionin penal, ashtu dhe ate civil te kohes, ose te pakten ka qene ne konsulence te afert me keshilltare juridike.
Santa Maura, 8 prill
Madheri,
Jam i nderuar nga letra qe Madheria Juaj pati miresine te me shkruante lidhur me ushtaraket tane dezertore. Jam shume iprekur nga provat e miqesise se sinqerte qe Lartesia Juaj me jep si ne kete rast ashtu dhe ne rrethana te tjera dhe vecanerisht vteresimi me te cilen Ju me pergjigjeni. Kam dy dite qe jam kthyer nga Zante (Zaqintho-IK) dhe Qefalonia, ku gjendesha. Kam kryer gjithe veprimet e duhura per anijen qe Lartesia Juaj ka rektamuar e megjithese akoma nuk kam mundur te zbuloj te verteten, jam gjithmone duke kerkuar menyren qe te mund t’ju kenaq ju si pronar i saj, duke u drejtuar ne Matte, gje qe mund tejete e papranueshme nga personi reklamues, por une duhet se fundmi ta bej te kenaqur per gka ai kerkon dhe, perkundrazipiratet, mbajtes te anijes tuaj, do te mundem t’i detyroj te paguajne per humbjet e kohes dhe fitimet qe mund te kesh humbur gjate gjithe kesaj kohe.
Madheria Juaj do te kete vleresuar qe shkelqesia e tij Gjenerali Oswald, shkoi ne Angli dhe do te kthehet patjeter ne keto ane. Duhet te besoj qe geshtjet te cilat ai ka trajtuar, do te kene patur nje rezultat te kenaqshem dhe te arrire.
Me nderime
Sherb. Juaj. Besn.
(Firmosur) H. Lowe
* * *
Dokumenti nr. 15
12 prill 1811
Ky dokument eshte shume konciz. Eshte vetem nje leter urimi derguar Ali Pashes, pas nje fitoreje qe ky i fundit kishte korrur perballe “armiqve tane”.
Nga menyra se si eshte hartuar fjalia me termin “armiqve tane”, duket se behet fjale per nje kundershtar jo vetem te Ali Pashes, por njekohesisht edhe te britanikeve, qe ishin francezet. Vec francezeve, natyrisht armiq te anglezeve dhe Ali Pashes ishin edhe bashke-punetoret e tyre. Nga dokumentacioni arkivor, jo vetem i britanikeve, por edhe i francezeve dhe “Arkivi i Ali Pashes”, behet fare e qarte se bashkepunetore te francezeve ishte edhe Pashai i Beratit, Ibraim Pasha, i cili ishte njekohesisht edhe krushku i Ali Pashes, pasi dy vajzat e tij ishin martuar me dy djemte e Ali Pashes, me Myftarin dhe Veliun.
Ibraim Pasha i Beratit, kishte kohe qe ishte vendosur ne kontakte konspirative me francezet dhe punonte per nje zbarkim te ushtrive te Bonapartit ne brigjet e Vlores dhe, me kete rast te goditej edhe Pashalleku i Janines dhe vete Ali Pasha. Ne rrethanat e nje kercenimi dhe rreziku te paevitueshem, ne fund te vitit 1810, Ali Pasha mobilizoi dhe dergoi trupat e tij nen komanden e Omer Vrionit dhe te birit Myftar Pashes, drejt Pashallekut te Beratit. Pas disa betejash forcat e Ali Pashes rrethuan dhe goditen intensivisht fortesen e ketij qyteti dhe mbas disa muaj rrethimi dhe luftimesh, ai arriti ta merrte Beratin ne muajt e pare te vitit 1811. Disa dite me vone njerezit e
policise se Ali Pashes, te vene ne ndjekje te Ibrahim Pashes, arriten te identifikojne dhe zbulojne se ai ishte fshehur ne Manastirin e Zvernecit ne Vlore. Ne keto rrethana, forcat e Ali Pashes arrestuan Pashane e atij qyteti dhe e derguan ne Janine. Ibrahim Pasha u mbajt i arrestuar ne burgun e keshtjelles se atij qyteti gjersa vdiq ne rcethana qe ende nuk dihen. Porta e Larte protestoi dhe kerkoi nga Ali Pasha ne disa raste qe ta lironte Ibrahim Pashen, por tepelenasi nuk iu bind kerkeses se Stambollit duke i parashtruar provat e bashkepunimit dhe te aleances se ngushte konspirative te Ibrahim Pashes me francezet. Duke e pare kete leter te lidhur me keto ngjarje, gjykojme se urimi qe H. Lowe i dergonte Ali Pashes, lidhej pikerisht me kete fitore.
Kjo leter, vec te tjerave, tregon mbeshtetjen e drejtperdrejte qe i kishin dhene britaniket ne kete beteje ushtarake Ali Pashes kunder Ibrahim Pashes se Beratit, si bashkepunetor dhe aleat i francezeve. Del qarte se beteja per marrjen e Beratit u realizua me “bekimin”, mbeshtetjen dhe ndihmen ushtarake qe i paten dhene atij britaniket me artileri, municion etj.
Pas perfundimit me sukses te kesaj beteje, britaniket e uronin Ali Pashen per fitoren e arritur kunder “armiqve te perbashket”, sikunder cilesohet edhe ne kete leter.
Santa Maura, 12 prill 1811
Madheri,
Kam nderin t’i bej te njohur Madherise Suaj lajmin e derguar nga Komandanti i Qefalonise, te cilin porsa e kam marre dhe gjendet bashkengjitur ketij zarfi, e me kete rast i uroj Madherise Suaj vite sa me te lumtura, per nje triumf perfundimtar mbi te gjithe armiqte tane!
Kam nderin te jem Sherb. Juaj Besn.
(Firmosur) H. Lowe