Figo, bosi i ri i Parisit

0
199

Jurges Veizaj

Portugezi shihet si një mundësi e mirë për të reklamuar ekipin dhe për të qenë administrator i ekipit francez. Kjo, edhe për shkak të eksperiencave të mëparshme. Duket se “veterani” do të marrë shembullin e shokut të tij te Reali, Zidan.

 

1019538-16474588-640-360Paris Sen Zhermen tashmë njihet si nga klubet me financat më të larta. Skuadra franceze ka dy vite që po kërkon të krijojë një “dream team” që do t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshëm, por deri më sot i duhet të mjaftohet me kampionatin francez. Një arritje e mirë për pak kohë, por që nuk justifikon shifrat. Klubi e nisi projektin e tij duke marrë në drejtim si menaxher Leonardo, i cili ka kryer punën më të madhe të ekipit. Por braziliani vendosi të largohej duke e lënë këtë vend vakant. Në skenë ka dalë emri i Luis Figos. Portugezi ka pasur disa eksperienca të vogla në Itali dhe Turqi, çka i ka bërë drejtuesit e ekipit kryeqytetas që të mendojnë për ish-lojtarin e Realit. Mendohet se sheikët kanë bërë goditje të duhur, pasi Luis Figo ka dy cilësi kryesore që e bëjnë ideal për këtë post. E para është imazhi që i paraqet ekipit ardhja e tij dhe, e dyta, që është më e rëndësishme, është ana teknike në të cilën duhet thënë portugezi e ka treguar talentin e tij. Pas ikjes së Leonardos, i cili u largua në mënyrë jo të lavdishme, tashmë i ka ardhur radha ish-mesfushorit që të provojë aftësitë e tij. Skeda e triumfeve të Figos është e pasur dhe kjo është një ndër arsyet pse Al Khelaifi i ka hapur derën. Ai ka arritur që të fitojë në Evropë një Ligë Kampionesh dhe 8 kampionate të fituara, që janë të ndara midis Italisë dhe Spanjës, dhe një trofe më të rëndësishëm, atë të Topit të Artë. Pak kohë më parë ai pati një post drejtues te Interi.

 

 

Skeda e Luis Figos

Karriera si i ri

1984–1989    Sporting CP

 

Karriera si profesionist

Vitet                            Skuadra                    Ndeshje        Gola

1989–1995                Sporting CP             137                 (16)

1995–2000                Barcelona                 172                 (30)

2000–2005                Real Madrid              164                 (36)

2005–2009                Inter                            105                (9)

Total                                                              579                 (91)

Skuadra kombëtare

1991–2006   Portugali                                127                 (32)

 

 

 

 

Mbrojtësi spanjoll

Ramos: Ozil duhej të qëndronte

Shumë madrilen u zhgënjyen nga ikja e fantazistit turk Mesut Ozil. Një ndër ta ishte edhe mbrojtësi i Realit. Serxhio Ramos shfaq trishtimin e tij për largimin nga Real Madrid të fantazistit turko-gjerman Mesut Ozil. Qendërmbrojtësi i cili mban shiritin e kapitenit tek “Los Blancos” në mungesë të Iker Kasijasit, thekson se ndien mungesën e 24-vjeçarit, i cili nënshkroi për Arsenalin vetëm dy ditë më parë për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Kur u pyet për këtë temë, ai u përgjigj: “Ozil ishte një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një mik i mirë. Ai është një lojtar shumë ndryshe nga të tjerët. Nëse ai vendosi të largohej, kishte arsyet e tij. Me të në krah kam përjetuar emocione të veçanta në skuadër. Është një futbollist i veçantë, me personalitet dhe që bërë zgjidhjen e tij i lirë. I uroj si Ozil ashtu edhe klubit më të mirën”, – është shprehur mbrojtësi spanjoll i Real Madrid
Përveç Serxhio Ramosit, i cili do të aktivizohet me kombëtaren spanjolle për sfidën ndaj Finlandës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”, një tjetër lojtar i Real që reagoi për këtë temë ishte dhe Isko që mbeti i surprizuar nga vendimi i Ozil për t’u larguar.
21-vjeçari i grumbulluar për herë të dytë me kombëtaren e Spanjës, u befasua pasi një javë përpara largimit Ozil kishte konfirmuar qëndrimin në Madrid. Isko beson se turko-gjermani do t’i mungojë skuadrës, pasi është një futbollist që bënte diferencën në fushë.

 

 

Pato rikthehet në kombëtare

Aleksandre Pato ftohet për të luajtur me Seleçaon. Sulmuesi i larguar nga Milani dhe që tashmë aktivizohet me Korinthias, që mbushi të hënën 24 vjeç, është grumbulluar nga tekniku i Brazilit Luiz Felipe Skolari për miqësoret ndaj Australisë dhe Portugalisë që do të luhen më datë 7 dhe 10 shtator. Ky lajm vjen pasi ish-lojtari i Milanit pasi ka bërë paraqitje të mira ku në sfidën e fundit shënoi një dygolësh në ndeshjen e kampionatit brazilian ndaj Flamengos. Pato do të zërë vendin e sulmuesit Fred, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes Fluminense-Santos.

Në profilin e tij në nja nga rrjetet sociale Pato ka shkruar se grumbullimi në kombëtare ishte dhurata më e bukur e ditëlindjes që mund të merrte dhe se është i nderuar që do të veshë sërish fanellën e Brazilit.

 

Lorik Cana: Januzaj, pjesë e kombëtares shqiptare

Lorik Cana, para sfidës në Slloveni, mundohet që t’i japë kurajo ekipit. Në një emision sportiv, ku ai ishte i ftuar, foli për mundësinë që ka skuadra për të kaluar me sukses dy sfidat e radhës. Kapiteni i kombëtares foli se sa janë mundësitë që ne të arrijmë suksesin dhe a do të ndikojë mungesa e Mavrajt. Gjithashtu, foli edhe për gjendjen që po kalon te Lacio, por nuk anashkaloi të fliste as për fenomenin Januzaj. Për talentin shqiptar të Mançester Junajtidit Cana foli me superlativa, teksa në fund u shpreh se kombëtarja e tij është Shqipëria.
“Më e rëndësishme është që ai i ka shanset të luajë me Shqipërinë, sepse nuk është aktivizuar në asnjë skuadër tjetër më parë. Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion, pra të jetë gjithnjë në fokusin e Shqipërisë, por mbi të gjitha më e rëndësishme është që ai të ketë shëndet, të luajë rregullisht dhe të jetë i sigurt në të ardhmen e tij. Duhet të rritet gjithnjë e më shumë. Është pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha në botë, çka nuk e ka arritur asnjë shqiptar tjetër. Kur të vijë koha të zgjedhë një përfaqësuese, ai e di fort mirë se përfaqësuesja që i përket dhe që e mirëpret është ajo e Shqipërisë. Të jeni të bindur se nëse vjen, do e presim ashtu siç kemi pritur edhe shumë lojtarë të tjerë të rinj që kanë ardhur”, – u shpreh kapiteni i kombëtares kuqezi.

 

Ervin Bulku: Këto ndeshje, vendimtare

Përqendrim, dhe jo eufori. Ky ishte mesazhi që Bulku lëshoi për kombëtaren përpara përballjes me Slloveninë. Mesfushori kishte dalë bashkë edhe Migjen Bashën për të dhënë konferencën. Duket se tashmë Shqipëria është e varur nga mesfusha, kjo për faktin se është edhe reparti me emra të rinj edhe mushkëri të freskëta. Me prurjet e reja konkurrenca mbetet e lartë në këtë repart çfarë premton siguri për ndeshjet në vijim. Ervin Bulku dhe Migjen Basha marrin fjalën si dy prej figurave më të besueshme në 11-shen titullare të trajnerit italian. Lojtari i Sepahanit në Iran vlerëson në maksimum përballjen e parë në Slloveni, duke kërkuar që skuadra të qëndrojë me këmbë në tokë. 32-vjeçari e pranon se mungesa e Mavrajt në mbrojtje është një minus për ekipin, por shprehu bindjen se trajneri i ka alternativat e duhura për ta zëvendësuar.
Në të njëjtin vijë mendimi është edhe Migjen Basha, i cili vlerëson kundërshtarin e radhës. Islanda sjell kujtime negative për mesfushorin e Torinos, i cili nuk ishte i pranishëm në fushën e lojës për atë disfatë, por shton se transferta e Reikjavikut është rasti për të hequr shijen e hidhur.
Ndërsa për sa i përket ardhjes së Berishës te ekipi i Lacios, mesfushori kuqezi shpreh kënaqësinë që një tjetër lojtar shqiptar zbret në kampionatin italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency