Basha: Flasim me vepra, jo me fjalë Javës tjetër shpallet firma fituese për bulevardin e ri

0
168

 Driçim Çaka

Terminali do t’u japë zgjidhje problemeve shumëvjeçare të Tiranës

 

1175073_604011296316722_911997519_n

“Ne flasim me vepra dhe jo me fjalë, i mbajmë premtimet tona. Premtim pas premtimi, rrugë pas rruge, cilësia e jetës në qytetin e Tiranës po ndryshon”. Kjo ishte deklarata e bërë nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha gjatë përurimit të punimeve për përfundimin e rrugës “Pandi Stillu”, në njësinë bashkiake nr. 8. Kryebashkiaku u shpreh: “Jemi të vetëdijshëm se puna që na pret është ende e madhe, pasi edhe nevojat në qytet janë të mëdha por po kështu, Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht jemi të vendosur që të gjithë angazhimet e shprehura jo me fjalë por me buxhete të konsultuara me qytetarët e Tiranës, t’i kthejmë në vepra, në çdo cep të qytetit”. Rruga e re ka një gjatësi afro 500 metra linearë, me gjerësi totale të rrugës 6 metra, me trotuare 1 m në të dy anët e rrugës dhe do t’u shërbejë mbi 4000 banorëve.

Punimet modern

Punimet në rrugë janë paraprirë nga ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve për ujërat e zeza, ujërat e shiut dhe ujësjellësit. Përgjatë rrugës është vendosur ndriçimi, ndërsa muret rrethues të shtëpive që janë prishur nga ndërtimi i rrugës, janë zëvendësuar me kangjella. Kryebashkiaku Basha, i pranishëm në përfundimin e punimeve në këtë rrugë, i konsideroi punimet, si shenjë të përkushtimit të bashkisë, për të sjellë të njëjtin standard në çdo cep të qytetit, duke i dhënë fund diskriminimit mes qendrës dhe periferisë. “Rikthehemi pranë komunitetit të banorëve të kësaj zone të lagjes nr. 8, komunitet i cili është i vendosur këtu prej 10-15 vitesh por që gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur kushtet minimale, si infrastrukturën rrugore, kanalizimet apo ujësjellësin dhe që sot në një gjatësi prej afro 500 metrash por që u shërben mbi 4000 rezidentëve të kësaj zone, ka kushte të barabarta me çdo pjesë tjetër të ndërtuar rishtas në qytet, në qendër apo periferi. Është pa dyshim një tregues i faktit se Bashkia e Tiranës u shërben qytetarëve të kryeqytetit, kudo ku ndihet nevoja, pa diskriminim midis qendrës dhe periferisë, sigurisht me një vëmendje të veçantë për ato zona të cilat kanë mbetur jashtë vëmendjes dhe janë neglizhuar për dekada me radhë”, – u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

Bulevardi i ri

Sipas kryebashkiakut, javës tjetër do të lidhet kontrata me firmën fituese për ndërtimin e bulevardit të ri. “            Nesër(sot), qeveria do të kalojë aktet e nevojshme për shpronësimin dhe po kështu gjatë javës do të lidhet kontrata me firmën fituese, pasi të merren edhe aprovimet e nevojshme nga organizatat që bëjnë financimin, në këtë rast Fondi i Zhvillimit të Abu-Dabit”, – theksoi Basha.

Terminali, standardi që i mungonte Tiranës

Një tjetër projekt i cili shumë shpejt do të shndërrohet në realitet është ndërtimi i terminalit multimodal të pasagjerëve. Kryebashkiaku Basha tha se terminali i jep zgjidhje problematikës së trashëguar prej vitesh, vendqëndrimit të mjeteve të transportit publik dhe sjell një standard të ri të munguar në kryeqytet. “Ne jemi angazhuar që ditën e parë, në bashkëpunim me BERZH dhe ka qenë pikërisht ky angazhim serioz që ka sjellë në një kohë rekord hartimin e fizibilitetit, hartimin e projektit, përzgjedhjen e projektit fitues dhe siç jeni informuar, javën e ardhshme ne nisim procesin e koncesionimit të terminalit”, – u shpreh kryebashkiaku. Sipas Bashës, terminali do të ndërtohet përmes një formule koncesioni, çka do të thotë se taksapaguesit e Tiranës apo taksapaguesit shqiptarë nuk do të nxjerrin asnjë lek nga xhepat e tyre por do të ndërtohet me fonde private dhe në këtë terminal do të strehohet stacioni i ri i trenit, në hyrje të qytetit të Tiranës, jo në Vorë, do të strehohet stacioni i tramit për linjën hyrje e qytetit – bulevardi i ri – “Zogu i Parë” – “Dëshmorët e Kombit” – “Nënë Tereza”, do të strehohet terminali i autobusëve, për të gjithë autobusët ndërurbanë dhe furgonët e licencuar ndërurbanë që hyjnë dhe veprojnë në qytetin e Tiranës, të gjithë do të stacionohen aty, pra nuk do të ketë më stacione as të ligjshme, as të paligjshme. “Do të ketë një vendqëndrim për një numër taksish të kryeqytetit por edhe taksi të tjera jashtëqytetëse, do të ketë parkim për automjete private, pra do të jetë një terminal, (prandaj quhet multimodal) ku të gjithë mjetet e ndryshme të transportit publik dhe disa mjete të transportit privat do të kenë vendndodhjen e tyre, në mënyrë që shërbimi ndaj tyre të jetë më cilësor, shërbimi ndaj pasagjerëve të tyre të jetë më cilësor dhe kjo të sjellë lehtësimin e nevojshëm për trafikun në qytetin e Tiranës”, – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

 

 

 

 

 

Rriten çmimet e librave

Çmimet e librave për sistemin parauniversitar janë rritur me 1.7%, pasi kjo është dhe norma e inflacionit në vend. Prindërit për këtë vit, për ata që çojnë për herë të parë fëmijët në shkolla do t’ju duhet të paguajnë rreth 20 lekë më shumë për paketën e gjithë teksteve, në krahasim me ata të një viti më parë. Rritja më e madhe për paketë në bazë të katalogut të ministrisë së arsimit është për klasën e 10, pasi ajo ka dhe më shumë tekste rreth 18 të tilla, ndërkohë që vjet ka kushtuar rreth 7063 lekë. Kështu këtë vit nxënësve ju duhet të paguajnë për klasën e 10 për të gjitha tekstet, rreth 120 lekë më shumë. Edhe për klasën e 12, këtë vit prindërit për të gjithë paketën duhet të paguajnë rreth 113 lekë më shumë. Për autoritet e arsimit kjo rritje nuk është e lartë, madje ata thonë se ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi çmimet më të ulëta të teksteve. Ndërsa për prindërit çmimet duhet të ndryshojnë. Për disa ato janë të përballueshme e për disa të tjerë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, çmimet e teksteve vazhdojnë të jenë të kripura . Megjithatë, për të ulur disi barrën e prindërve që kanë probleme sociale, ndjek dhe politikën e subvencionimit. Për kategoritë me asistencë apo dhe disa kategori të tjera, librat do të subvencionohen ne masën 100 %. Po kështu, 100 %, subvencionohen edhe librat e nxënësve të minoritetit Grek ose Maqedonas. Ndërkaq edhe për ato familje ku paga e kryefamiljarit është nën 30 mijë lekë, tekstet për fëmijët e tyre do të subvencionohen në masën 50%. Ministria e Arsimit ka vendosur që në arsimin e mesëm të kompensojë për librat vetëm nxënësit që marrin asistencë nga shteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency