Letra e ushtarakut britanik / Bllokimi që u bënte Ali Pasha anijeve franceze në ishullin e Korfuzit

0
193

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

AliPasha2Dokumenti nr. 22, 3 shtator 1811

Nga permbajtja e letres del se ajo eshte pergjigje e tri letrave radhazi qe Pashai i Janines i kishte derguar me datat 14, 16 dhe 18 gusht (1811) ushtarakut britanik per problemet shqetesuese qe perballonin te dy palet ato kohe. Eshte fjala per “familjet e hajduteve” qe banonin ne Ishullin e Zaqinthos, ndaj te cilit edhe here te tjera Ali Pasha kishte kerkuar prej autoriteteve britanike marrjen e masave ndeshkimore si mjet per te detyruar hajdutet te terhiqeshin nga rruga e tyre e grabitjeve dhe brigandizmit. Keto praktika Ali Pasha i kishte aplikuar edhe ndaj familjeve te tyre me banim ne territoret kontinentale te Pashallekut, per te parandaluar dhe nderprere veprimtarite pirateske.

Nga paragrafi i meposhtem i letres duket se Ali Pasha i ka pas kerkuar britanikut Lowe, qe te njejtat masa te merreshin edhe ndaj familjeve te tilla me banim ne ishujt e tjere te Jonit, nen zoterimin e britanikeve. Por, Lowe duke qene nje ushtarak korrekt dhe duke ditur fare mire se kompetencat e tij shtriheshin vetem brenda juridiksionit te Ishullit te Santa Maures dhe jo ne ato te Lefkadhes, Cerigos etj., i kishte sugjeruar Pashait te Janines qe per familjet e hajduteve te cilat ishin me banim ne ato ishuj, te komunikonte me autoritetet pergjegjese dhe qe kishin kompetenca per te ndermarre veprime te tilla, si me Guvernatorin Spiridon Foresti dhe Komandantin Smith.

 

 

 

Santa Maura 3 shtator 1811

Madheri,

Dje, ndersa kthehesha prej skuadrave (repartet e flotes detare-IK) takova Kapiten Rovelein, i cili kishte sjelle ketu tre letra adresuar mua prej Madherise Suaj qe mbanin datet 14, 16 dhe 18 gusht (1811).

Nuk mendova te marr te gjitha masat e nevojshme ndaj familjeve te hajduteve qe jetojne ne kete ishull dhe per te gjithe njerezit e tjere qe gjykojme se jane ne kete udhe. Meqenese ne listen e Madherise Suaj jane derguar vetem familjet qe banojne ne Ishullin e Zantes (Zaqinthos), mendoj se per te tjeret (me banim jashte ketij ishulli ne ishujt e tjere te Jonit nen administrimin e britanikeve-IK.) ju mund te korrespondoni me Shkelqesine e Tij, Komandantin Smith dhe me Zotin Spiridon Foresti, per te proceduar me tej me kerkesat Tuaja si dhe per t’i bindur ata qe te te ndihmojne ne bashkepunimin tuaj per ato ceshtje qe keni interesa dhe nevoja te perbashketa.

Duke u nisur kete pergjigje sa me shpejt te ishte e mundur, kam nderin te mbetem Sherb. Juaj Besn.

(firmosur) H.Lowe

 

 

Dokumenti nr. 23, 26/14 shtator 1811

Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 26/14 shtator 1811, eshte nje leter e hartuar nga N/koloneli H. Lowe. Mbeshtetur ne kete kerkese, ky i fundit i pergjigjet duke ia bere te njohur cmimet alternative te ketyre dy produkteve mjaft te kerkuara bujqesore.

 

Nga vazhdimi i pohimeve te ushtarakut britanik ne kete leter mesohet per masat e rrepta qe ishin marre nga autoritetet britanike te ishujve te Jonit per te realizuar bllokaden dhe embargon ndaj trupave franceze qe kishin ne zoterim Korfuzin. Nga permbajtja e letres del se ishin reduktuar numri i anijeve dhe barkave qe qarkullonin ne bregdetin jonian nga territoret e Camerise dhe ishin lejuar te merreshin me transport mallrash vetem ato qe ishin pajisur me autorizim te vecante prej Ali Pashes dhe autoriteteve britanike. Mes tyre permendet edhe Komandanti i qytetit te Prevezes, Sadik Agai.

Por, me gjithe masat e marra, britaniku e vinte ne dijeni Ali Pashen se trafikante te ndryshem me anijet apo barkat e tyre nga brigjet kontinentale te pashallekut, kishin mundur t’u shpetonin anijeve luftarake britanike qe kontrollonin Kanalin e Korfuzit dhe t’u shisnin produktet e tyre bujqesore dhe blegtorale trupave franceze ne ate ishull.

I ndodhur perpara kesaj situate te veshtire, N/koloneli e njoftonte Pashain e Janines se do te krijonte nje repart special i cili do te vihej ne perdorim vetem per te ndjekur dhe parandaluar kontrabanden qe zhvillohej ne favor te armiqve te tyre, francezeve.

Duhet kuptuar qe trafikantet qene banore te thjeshte te ishujve dhe te brigjeve kontinentale te Pashallekut te Janines. Trafikun e mallrave dhe thyerjen e embargos ndaj ishullit te Korfuzit ata nuk e kryenin per motive politike apo per te ndihmuar francezet, perkundrazi, ate ata e zhvillonin per nevoja perfitimi. Duhet kuptuar se cmimi i produkteve bujqesore ato kohe ishte rritur disa here ne raport me cmimet normale te tregut, per shkak se repartet franceze qe kishin ne zoterim ishullin e Korfuzit nuk kishin burim tjeter furnizimi vec brigjeve te Pashallekut te Janines. Banoret e ketyre aneve duke shrrytezuar kerkesat e rritura dhe cmimin e larte te ketyre mallrave ne treg, tentonin te shisnin mallin e tyre ne tregjet me leverdi te Korfuzit ne vend qe ta shisnin ate me cmimin e zakonshem, mjaft te ulet te tregut te brendshem. Por, pa dyshim, ky trafik, kjo kontrabande mallrash u shkonte per shtat interesave ekonomike dhe atyre politike te francezeve dhe trafikantet “de facto” beheshin aleate te tyre per te perballuar dhe kapercyer embargon e vendosur prej anglezeve dhe Ali Pashes.

 

 

Santa Maura, 26/14 shtator 1811

Madheri,

Duke formuluar pergjigjen per ate pjese te letres qe Madheria Juaj me kerkonte t’ju informoja rreth cmimeve qe levizin ketu, te grurit dhe te thekres, parashtroj dhe ju bej te njohur sa me poshte:

Gruri vlen per cdo ngarkese nga 36 gjer ne 40 pjastra;

Ndersa thekra nga 18 gjer ne 27 pjastra.

Dje erdhen tek une disa Karabociri, duke insistuar se u ishte dhene atyre leja per te transportuar grure ne Preveze. Ata na thane se e kishin pasur te pamundur terheqjen e autorizimit (certifikates) prane Madherise se Tij qe do t’u duhej per cdo rast. Por, une konstatova se ku qendron gabimi, ndaj edhe u shkrova eproreve te mi, te cilet kishin mendimin se vetem anijet e ishujve qe jane korrekte duhet te perdoren dhe jo otomanet.

Ne keto rrethana po ju bej te njohur se leja e kalimit qe mbeshtetet ne autorizimin (certifikaten) e Madherise Suaj do t’u leshohet vetem atyre qe Ju me kini njoftuar me pare per t’ua dhene te drejten, permes te cilave ju me kini njoftuar se barkat duhet te transportojne mallra ne Preveze. Mes tyre eshte gjithashtu edhe nje (anije-IK) e Sadik Agait, qe edhe kjo gjithashtu do te ngarkoje grure dhe mallra te tjera ushqimore dhe sipas rregultit t’i zhdoganoje mandej te gjitha vetem per nevojat e Prevezes dhe jo per ndonje qytet apo vend tjeter. Ne bordin e kesaj anijeje do te jete vendosur nje njeri per te mbikeqyrur levizjet dhe faktin se gjithcka do te kryhet sipas rregullave.

Me gjithe masat e marra nga ana jone, ka ndodhur qe disa barka, duke shfrytezuar oret e vona te nates, ne vend qe te shkonin per t’u shkarkuar ne Preveze, u larguan dhe iu drejtuan brigjeve te Korfuzit. Ne keto rrethana, duke besuar ne detyrat e rendesishme qe me jane ngarkuar dhe ne nevojen e respektimit te tyre, une do te krijoj nje repart special per te respektuar, Madheri, porosite dhe kerkesat Tuaja, per te kontrolluar levizjet dhe vajtje-ardhjet e ketyre mjeraneve, gjersa te ndreq dhe vendos rregullin ne keto ane, mbi bazen e sugjerimeve Tuaja.

Kam nderin te jem, Sherb. Juaj Besn.

(firmosur) H. Lowe

 

 

 

 

Dokumenti nr. 24, 8 tetor 1811

Edhe ne kete leter te Lowes qe mban daten 8 tetor 1811, ndihet vazhdimi i shqetesimeve qe kane te dy palet prej veprimtarise se hajduteve, te cilet qarkullonin aktivisht ne keto ane, duke gjetur strehim ne territoret ishullore joniane.

Ne kuadrin e masave per te nderprere kete veprimtari, ashtu sikunder kemi pare edhe ne letrat pararendese, N/koloneli Lowe, duke zbatuar porosite e Ali Pashes, ka thirrur pjesetaret e familjes se hajdutit Zuraniti dhe e ka vene perpara kushtit: ose te rriturit e kesaj familjeje te terhiqeshin nga rruga e hajduterise, ose do te zboheshin nga territori i ishullit ku ata ishin me banim.

Ne leter britaniku i kujton Pashait te Janines edhe personin me emrin Incestro, qe Ali Pasha kohe me pare e kishte rekomanduar si njeri te afte per ta vendosur ne krye te puneve per te realizuar misionin dhe detyrat e vendosjes se rregullit dhe ndjekjen e hajduteve.

Ne fund, Lowe i shprehte konsideratat personale Ali Pashes per punen, kembenguljen, insistimin dhe devocionin me te cilet ai i kryente punet.

“Kam vene re me vemendje te vecante zellin, kembenguljen dhe deshiren e mire Tende ne shume raste, pikerisht kjo gje me ben te shpresoj dhe besoj se rezultatet do te jene pozitive dhe te kenaqshme edhe per Madherine Tuaj”.

Ne fund te letres britaniku permend edhe nje person me emrin Dhimiter Celio. Personi ne fjale ne materialet e ketij fondi nuk permendet here tjeter, ndaj edhe nuk mund te konkludohet se cili ka qene interesi i Ali Pashes per kete njeri dhe se cfare perfaqesonte vete ai.

 

 

 

Santa Maura, 8 tetor 181-1

Madheri,

Pata nderin te marr letren Tuaj te dates 30 shtator. Te gjitha familjet e Zuranitit (Zurushitit!!! Nuk lexohet qarte ne dokument kjo fjale-IK) shqiptare, banore ne kete ishull jane therritur nga autoritetet qeveritare (administrate ushtarake britanike e Ishullit -IK) per te dhene llogari per veprimtarine e prinderve te tyre, me qellim qe keta te marrin masa te nevojshme ose te perzihen nga ketu. Keto masa (te marra nga ana jone-IK) do te arrijne qe te ndikojne tek ata (hajdutet-IK) dhe te kemi rezultate te mira nga shqetesimet qe na krijojne dhe keshtu Ju t’i kini ata ne dispozicionin tuaj. Pa dyshim, kjo do te jete nje mase qe do te parandaloje aktet skandaloze qe aq shpesh dhe lehtesisht kryhen nga ana e tyre (hajduteve-IK.) ne keto vende. Personi qe permend ne kete leter eshte zoti Inchestro. Ai ka lindur ne Qefaloni, por zyrtarisht punon ne kete ishull (Santa Maura-IK). Ai eshte rekomanduar nga ana e Madherise Suaj si nje njeri i afte qe mund te vere nen kontroll dhe mbikeqyrur rruget dhe per te na mbeshtetur ne vendosjen e rregullit ne Qefaloni dhe ne fakt ai ia ka arritur me shume durim dhe vigjilence ta beje nje gje te title.

Kam vene re me vemendje te vegante zellin, kembenguljen dhe deshiren Tuaj te mire, gje qe me ben te shpresoj dhe besoj se rezultatet do te jene pozitive dhe te kenaqshme edhe per Madherine Tuaj.

Kam nderin tejem Sherb. Juaj Besn.

(firmosur) H. Lowe

 

P.S. Ne keto moment qe behem gati te nis zotin Incestri, me mberrin nje leter tjeter e Madherise Suaj qe mban daten 23 shtator. Dy prej letrave te meparshme dhe nje e koheve te fundit, per shkaqe te ndryshme, me kishin mbetur ketu, njera e adresuar per zotin Foresti dhe tjetra per Kolonelin Smith per te cilat edhe tani nuk kam kohe t’ua nis.

Persa i perket personit me emrin Dhimiter Celio dhe pinjolleve te tij, per te cilet Madheria Juaj me ka thene se duhet te udhetojne per ne ishull, nuk kam asnje informacion se ku gjenden, megjithate une do te shkoj menjehere ne ishujt qe jane nen juridiksionin tim, ku ndodhen edhe trupat e mia ushtarake, te cilat do t’i ngarkoj per te ndjekur nga afer ceshtjen qe ju me parashtroni.

Gjykoj se do te duhet te veproje edhe Madheria Juaj qe kjo ceshtje te mund…. (vazhdimi mungon….)

 

* * *

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency