Sllovenët: Me Shqipërinë luajmë ndeshjen për jetë a vdekje

0
152

Jurges Veizaj

Kjo është faza më vendimtare e kombëtares shqiptare në sfidën për Brazil 2014. Përvoja ka vërtetuar që kjo është faza kur ne humbim toruan dhe nuk arrijmë suksesin. Në të njëjtin pozicion ndodhen edhe sllovenët, që luftojnë për vendin e dytë në klasifikim.

 

 

1786530_full-lndPas një dite luhet sfida më e rëndësishme e kombëtares shqiptare në kudër të kualifikueseve që luhen për Botërorin Brazil 2014. Një sfidë që do të na japë shpresa se kuqezinjtë mund të ngjiten më lart apo të qëndrojnë në vendnumëro. Askush nuk e do këtë dhe pritet që ardhja e De Biazit ta ndryshojë fatin që kemi pasur në të kaluarën. Gjithmonë jemi ndëshkuar atëherë kur nuk e prisnim. Kësaj radhe do të kemi përballë Slloveninë. Një skuadër, e cila ndodhet në një nivel pothuajse me atë tonin. Por në tabelën e renditjes ne jemi më lart. Shqipëria ndodhet në kuotën e 10 pikëve kundrejt 6 që kanë sllovenët. Në ndeshjen e fundit ne arritëm të dilnim triumfues nga “Qemal Stafa” me golin e shënuar nga Roshi që në minutën e 36-të çoi në delir një stadium të tërë. Por pritet që gjërat të ndryshojnë në sfidën e dytë, e cila do të luhet në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Sllovenia ka si synim vetëm tri pikët

Por në të njëjtën situatë ndodhen edhe sllovenët. Ashtu siç kombëtarja shqiptare kërkon maksimumin në dy ndeshjet e radhës, edhe kundërshtarët tanë në grup kërkojnë të njëjtën gjë. Sllovenia, që do të sfidojë kuqezinjtë më 6 shtator, e sheh këtë ndeshje si më të rëndësishmen e këtyre eliminatoreve, ku vetëm fitorja do ta fuste në valle për të qenë minimalisht në “play-off” për të shkuar në botëror. Sllovenia ndodhet në vendin e pestë në grup, e parafundit, me 6 pikë, por një fitore me Shqipërinë do ta çonte skuadrën e Handanoviçit në kuotën e 9 pikëve dhe duke parë se ndeshja e radhës është me Qipron pas ndeshjes sonë, bën që shpresat për sllovenët të rriten shumë. Kapiteni i skuadrës sllovene tha në një konferencë për shtyp se nuk do të tolerojnë ndaj kuqezinjve pasi është letra e fundit për të shpresuar. Ai deklaroi: “Me shqiptarët do të jetë për ‘jetë e vdekje”. Nëse nuk marrim tri pikë në ndeshjen me Shqipërinë, ne nuk mund të flasim kurrsesi për botëror. As barazimi nuk na bën punë, pasi shqiptarët ndodhen 4 pikë para nesh. Kanë një skuadër të konsoliduar dhe natyrisht që duan të mos humbin terren, ndaj vijnë për të marrë qoftë një pikë. Por ne nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë, duam vetëm tri pikë”, – e ka mbyllur fjalën e tij kapiteni.

 

Cana: Edhe pak për të arritur të pamundurën

Kombëtarja nuk ka qenë asnjëherë më afër se tani pranë një kualifikimi në një eveniment ndërkombëtar dhe kaq të madh siç është Kupa e Botës. Dy ndeshjet e radhës, ajo me Slloveninë dhe Islandën, do të vendosin nëse kuqezinjtë do të jenë kandidatë për të shkuar në Kampionatin Botëror Brazil 2014. Për këtë fakt ka folur edhe lideri i kombëtares shqiptare Lorik Cana. “Jemi në një pozitë që nuk kemi qenë kurrë, por ende nuk kemi bërë historinë. Nuk dua të bëj premtime për fitoren. Me Slloveninë është një ndeshje e vështirë që i ka të tria rezultatet brenda dhe për këtë arsye kemi shpresa, por duhet që të qëndrojmë edhe me këmbë në tokë”, – deklaroi kapiteni që aktivizohet te Lacio.

 

Box

Tabela e renditjes për grupin E

Skuadra        Pikë

Zvicër             14

Shqipëria       10

Islanda           9

Norvegjia       8

Sllovenia       6

Qipro              4

 

 

Lista e kombëtares të grumbulluar nga De Biazi
1 Samir Ujkani ( Palermo)
2 Etrit Berisha (Kalmar)
3 Orges Shehi (Skënderbeu)
4 Admir Teli (Qaraback)
5 Lorik Cana (SS Lacio)
6 Andi Lila (PAS Giannina)
7 Tefik Osmani (FK Teuta)
8 Renato Arapi (Skënderbeu)
9 Elseid Hysaj (Empoli)
10 Debatik Curri (Hoverla)
11 Armend Dallku (Vorskla Poltava)
12 Jurgen Gjasula (Litex Lovech)
13 Ergys Kace (PAOK Selanik)
14 Odise Roshi (FSV Frankfurt)
15 Migjen Basha (Torino)
16 Ansi Agolli (Qaraback)
17 Armando Vajushi (Litex Lovech)
18 Ervin Bulku (Sepahan)
19 Valdet Rama (Real Valadolid)
20 Vullnet Basha (Sion)
21 Amir Abrashi (Grasshopers)
22 Sabien Lilaj (Skënderbeu)
23 Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
24 Emilian Vila (PAS Giannina)
25 Edgar Çani (Karpi)
26 Shkelzen Gashi (Grasshopers)
27 Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty)
28 Agon Mehmeti (Olhanense)
 

Anglia duhet t’ia bëjë pa Runin kundër Ukrainës

Anglia që ndodhet në grupin ndodhet e dyta në renditje me 2 pikë më pak se Mali i Zi, por edhe me një ndeshje më pak. Të premten ekipi i Hoxhsonit do të përballet me Moldavinë në “Uembli”, para transfertës së Kievit, ku e pret një takim i vështirë me Ukrainën, që është treguar e frikshme duke fituar në dy ndeshjet e fundit. Për mesfushorin e Mançester Junajtidit, Kerrik, sfida me Moldavinë nuk mund të merret lehtë dhe ekipi nuk duhet të ndihet i vetëkënaqur nga fitorja 5-0 në takimin e parë, pasi ky rezultat i takon të shkuarës. Anglia vuan në këto sfida mungesën e kryegolashënuesit të Grupit H, Uejn Runi, që u dëmtua në stërvitje me klubin e djajve, dhe nuk është në dispozicion të teknikut Hoxhson. Gjithashtu nuk janë pjesë e kombëtares as Fill Xhons dhe Glen Xhonson të cilët janë dëmtuar me klubet e tyre respektive. Gjithsesi, për sulmuesin e Arsenalit, Theo Uolkot, mungesa e tyre do t’i japi lojtarëve të tjerë, të cilët kanë shansin të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Me marrjen e 6 pikëve të mundshme, Anglia do të rikthehej ne pozicionin e parë në tabelë pavarësisht rezultateve të Malit të Zi në Varshavë me Poloninë, duke e bërë i dhënë një hap më shumë vetes në rrugën me destinacion Brazilin 2014.

 

Mërzitet dhe Ronaldo: Ozil nuk duhej të ishte shitur

Duket se Madridi nuk po ndihet mirë pas largimit të Mesut Ozilit, edhe pse ardhja e Bejlit ka sjellë eufori, një anë tjetër ndihet e dëshpëruar sepse një ndër lojtarët lider të galaktikëve në sezonin e kaluar u largua në drejtim të Arsenalit. Pas deklaratës nga Serxho Ramos ka ardhur edhe deklarata sulmuesi Kristiano Ronaldo. Ai ka shprehur keqardhjen mbi vendimin që morën drejtuesit e Realit të Madridit për të shitur Mesut Ozilin tek ekipi londinez. Ozil u shit në orët e fundit të merkatos së verës për 50 milionë euro dhe vendimi erdhi krejt papritur për të gjithë. Nga qyteti i Obidos në Portugali, ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren portugeze, Ronaldo tha se i vinte keq për largimin e Ozil, që sipas tij është një humbje e madhe për Realin. “Shitja e Ozilit më ra si një bombë. E mora vesh këtu në Portugali dhe më vjen keq. Ishte lojtari më i mirë që i njihte lëvizjet e mia drejt golit. Ishte edhe miku im më i mirë”, – tha Ronaldo.

 

Kampionia e botës në xhudo

Majlinda Kelmendi nderohet nga Kryeministri Berisha

Kampionia e botës në Xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi, është pritur sot nga Kryeministri Berisha. Ajo u nderua me medaljonin e Deklaratës se Pavarësisë. Berisha gjatë takimit komentoi: “Shqiptarët e kanë pritur me vite kurorën e parë të mbretit në sport, por kurorëzimi i një mbretëreshe si ty Majlinda ishte simbolika më e bukur!”, – tha Berisha, teksa i dhuroi asaj dhe trajnerit monedhën e argjendtë të 100-vjetorit të Pavarësisë. Majlinda deklaroi se ndihesh e nderuar dhe se njerëzit e parë që e kishin uruar për fitoren kishin qenë familjarët e saj dhe Kryeministri Berisha. Me këtë fitore ajo thotë se shpagoi një peng nga mosarritja e rezultatit të dëshiruar në Londër gjatë një viti më parë ku humbi për shkak të një pakujdesie. Trajneri i saj Driton Kuka e quajti një ngatërresë të bukur kur gjatë ngritjes së flamurit të Kosovës organizatorët luajtën himnin kombëtar e jo atë shtetëror. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency