Aleks Ferguson, trajneri që u kthye në legjendë

0
186

Jurges Veizaj

 

3ecd48d7629c48c3638e22ad69c4007fNë Mançester gjithmonë do të kujtohet emri i një prej trajnerëve më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për Sër Aleks Fergusonin. Një ikonë që e ka bërë botën e futbollit më të bukur përgjatë gjithë këtyre viteve. Trajneri legjendar u nderua me një statujë prej bronzi. Ai mbahet si një ndër teknikët më të suksesshëm. Trajneri 70-vjeçar në karrierën e tij numëron plot 37 tituj. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm jo vetëm yjet që Mançester Junajtidit që ka pasur ndër vite, por edhe personazhe që ai ka pasur “rivalë” për një kohë të gjatë, si Arsen Venger. “Detyra e trajnerit të futbollit është një detyrë që kërkon t’ia kushtosh jetën dhe këtë gjë Fergusoni e ka bërë, ndaj ai meriton respektin më të madh”, – tha Venger, tekniku i Arsenalit.

Nga Brajan Robson, i cili ngriti lart titullin e Premier Ligës së parë të kohës së Fergit, tek heronjtë e gjeneratës së fundit si Ole Solskjaer që shënoi një ndër golat më të rëndësishëm për Junajtidit në 1999-ën. Të pranishëm në këtë festë ishin dhe vëllezërit Nevill, Andi Kol, Erik Kantona, Van Nistelroi, Uejn Runi e shumë të tjerë. Dy ekrane të mëdhenj përcollën edhe mesazhe nga ata që nuk ishin aty. Devid Bekam dhe Kristiano Ronaldo, të cilët e kanë konsideruar Fergusonin si babain e tyre, e uruan atë nga larg.

Dëshmitar i kësaj ceremonie ishte dhe Sër Bobi Çarlton, i cili gjithashtu ka një statujë bashkë me Xherxh Bestin dhe Denis Lounin në “The United Trinity” në anën lindore të “Old Trafford”-it. Bashkë me statujën e Sër Mate Busbit bëhen pesë figurat e Junajtidit që ngurtësohen me të tillë nderim në historinë e djajve të kuq. Trajneri e meriton më së miri këtë vlerësim për të qëndruar gjithmonë afër mitikut “Old Trafford”.

 

Karriera e Sër Aleksit

71-vjeçari me 13 tituj kampion mbi supe ai askush tjetër më parë ka një skedë të pafundme me trofe, pasi në 26 vjet karrierë si trajner i djajve të kuq, ai i ka detyruar drejtuesit e shoqërisë të shtojnë raftet e muzeut për të përballuar edhe numrin e madh të kupave që i rikthyen lavdinë e dikurshme.

49 janë titujt e fituar në karrierën e nisur nga Aberdeni, skuadër me të cilën arriti të thyente hegjemoninë e Glasgou Ranxhers dhe Selltik me fitoren e tre titujve, ndërsa arriti një sukses të pabesueshëm edhe në Evropë, duke fituar edhe Kupën e Kupave në sezonin 82/83, ku mundi në finale Realin e Madridit.

Në vitin 1986, Ferguson mori drejtimin e Mançester Junajtidit, duke fituar titullin e parë kampion në vitin 1993, ndërsa suksesi më i madh në karrierën e tij si trajner erdhi në sezonin 98/99, kur arriti të shënjestronte tre trofe, Kupën, Kampionatin dhe Champions League.

 

Por rruga e suksesit në Evropë nuk ishte mbyllur, sepse Mançester Junajtid u ngjit sërish në katedrën e futbollit të vjetër në sezonin 2007-2008.

Për të vijuar më tej me palmaresin e pasur të teknikut skocez, nuk mund të lihen pa përmendur edhe 5 sukseset në Kupën e Anglisë, 4 në Kupën e Ligës, 1 në Botërorin e Klubeve, suksesin në Superkupën e Evropës, atë në Kupën Interkontinentale dhe 10 titujt e fituar në “Community Shield”.

Lavdia e ikonës Ferguson kalon çdo limit të menduar, sepse as emra të tillë si Sër Matt Busbi apo edhe Guy Roux nuk kanë arritur ta drejtojnë për kaq shumë vjet dhe me një rendiment të tillë një skuadër.

Gjithsesi, rruga e 71-vjeçari nuk ka qenë e shtruar as në vitet e para si trajner i Mançester Junajtid, ku tifozët të lodhur nga mungesa e gjatë e titujve kërkuan shkarkimin e tij vetëm pak vjet pas emërimit.

Gjithsesi, epitafi që i tregoi rrugën e sukseseve ishte fitorja e papritur në finalen e Kupës së Ligës kundër Notingem Forest në vitin 1990, e cila i hapi përpara një karrierë të re e cila do të mbyllej pas çerek shekulli me tituj të shumtë mbi shpatulla si ai i vitit 1999 kur mbretëresha Elisabeta II e nderoi me titullin më të lartë të mbretërisë, “Sir”, por edhe titullin e Komandantit të Urdhrit të Perandorisë Britanike.