Individët dhe bizneset, QKR shpjegon procedurat që duhen ndjekur

0
1602

Regjistri Tregtar Elektronik është një bazë e vetme, uniforme dhe dixhitale e të gjitha të dhënave për bizneset e regjistruara në Shqipëri. Ai është krijuar, mirëmbahet dhe i ofrohet publikut nëpërmjet internetit, në përputhje të plotë me udhëzimet dhe standardet e BE-së në këtë fushë.

 

StartQendra Kombëtare e Regjistrimit, shpjegon procedurat që duhen ndjekur nga bizneset dhe individët që duan të hapin një të tillë. QKR vepron mbi bazën e vetëdeklarimit të detyrueshëm përmes plotësimit të formularëve përkatës të aplikimit. Këto formularë të plotësuar merren nga nëpunësi i sportelit të shërbimit të QKR-së dhe hidhen në sistem në momentin e dorëzimit. Aplikuesi firmos formularin përkatës për aplikimin e bërë, paguan tarifën e përcaktuar me ligj dhe merr në këmbim një vërtetim (certifikatë) që dëshmon llojin e shërbimit të kërkuar, dokumentacionin mbështetës të dorëzuar dhe tarifën e paguar.

Cilat janë tarifat e shërbimit në QKR?
Të gjitha aplikimet në QKR kushtojnë 100 lekë.

A ofrojnë të njëjtat shërbime sportelet e shërbimit të QKR-së si në zyrën qendrore në Tiranë ashtu dhe jashtë saj?
Po. Të gjitha sportelet e QKR-së ofrojnë të njëjtat shërbime. Ato janë hapur për të bërë të mundur që të gjitha bizneset të përfitojnë shërbime sa më pranë adresës së ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

A jam i detyruar të aplikoj vetëm tek sporteli i QKR-së pranë vendushtrimit të aktivitetit të biznesit tim?
Jo. Në çdo rast, pavarësisht nga vendndodhja e biznesit tuaj, ju mund të aplikoni në cilindo sportel të QKR-së.

Si funksionon sistemi i regjistrimit të biznesit në QKR?
QKR funksionon në bazë të një sistemi elektronik të integruar të dhënash që realizon lidhjen ndërmjet të gjitha sporteleve të shërbimit me zyrën qendrore të QKR-së në Tiranë. Ai është ndërtuar në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira për regjistrimin elektronik të biznesit, me mbështetjen e Marrëveshjes dyvjeçare Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (www.mcc.gov). Nën administrimin e USAID-it, ky projekt ndihmon në reformimin dhe modernizimin e administratës tatimore, të sistemit të prokurimeve publike dhe të procedurave të regjistrimit të biznesit nëpërmjet zgjidhjeve të teknologjisë se informacionit dhe përmirësimeve legjislative.

A është informacioni i QKR-së mbi bizneset e regjistruara në Shqipëri i hapur për publikun?
Po, me përjashtim të informacionit personal mbi pjesëtarët e biznesit. QKR-ja mban Regjistrin Tregtar të Republikës së Shqipërisë i cili është elektronik dhe i hapur për publikun. QKR-ja u ofron të gjithë të interesuarve një qasje të plotë në informacionin e këtij regjistri përmes faqes së saj të internetit www.qkr.gov.al.

Ç’është Regjistri Tregtar Elektronik?
Regjistri Tregtar Elektronik është një bazë e vetme, uniforme dhe dixhitale e të gjitha të dhënave mbi bizneset e regjistruara në Shqipëri. Ai është krijuar, mirëmbahet dhe i ofrohet publikut nëpërmjet internetit, në përputhje të plotë me udhëzimet dhe standardet e BE-së në këtë fushë.

Si mund të marr informacion për bizneset e regjistruara në QKR?
Ju mund të aplikoni te çdo sportel shërbimi i QKR-së ose të vizitoni faqen e saj të internetit, www.qkr.gov.al, duke klikuar tek butoni “Regjistri tregtar”, për të marrë informacion mbi çdo subjekt që ju intereson, pavarësisht nëse keni lidhje me të apo jo.

A është i lidhur sistemi i QKR-së me sistemet e tjera të qeverisjes elektronike?
Po, sistemi i QKR-së është i lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me Sistemin e Prokurimit Elektronik i cili administrohet nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Si përditësohen të dhënat e regjistrimit të QKR-së tek institucionet e tjera që kanë të bëjnë me bizneset?
QKR i dërgon të gjitha të dhënat e bizneseve të regjistruara në sportelet e saj, në mënyrë periodike, te zyrat qendrore dhe vendore të tatimeve, te sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, tek Inspektorati i Punës dhe Instituti i Statistikave.

Si është procesi i shqyrtimit të një aplikimi të paraqitur te QKR-ja?
QKR vepron mbi bazën e vetëdeklarimit të detyrueshëm përmes plotësimit të formularëve përkatës të aplikimit. Këto formularë të plotësuar merren nga nëpunësi i sportelit të shërbimit të QKR-së dhe hidhen në sistem në momentin e dorëzimit. Aplikuesi firmos formularin përkatës për aplikimin e bërë, paguan tarifën e përcaktuar me ligj dhe merr në këmbim një vërtetim (certifikatë) që dëshmon llojin e shërbimit të kërkuar, dokumentacionin mbështetës të dorëzuar dhe tarifën e paguar. Më pas, aplikimi shqyrtohet nga regjistruesi i radhës, i cili vendos miratimin e tij ose jo në bazë të ligjit të QKR-së. Aktualisht, QKR numëron 12 regjistrues të cilët ndodhen në zyrën qendrore në Tiranë.

Kush e merr vendimin për regjistrimin e biznesit që ka aplikuar?
Regjistruesit e QKR-së në Tiranë janë të vetmit që kanë autoritetin të vendosin për aplikimet e paraqitura. Vendimi i tyre shfaqet në sistemin e QKR-së dhe kjo  merret nga aplikuesi kur ai të paraqitet ditën tjetër tek sporteli në të cilin ka aplikuar, ose në çdo sportel tjetër të QKR-së. Ky vendim publikohet gjithashtu edhe në faqen e internetit te QKR-së, www.qkr.gov.al.

A merr vendime nëpunësi i sportelit?
Jo, nëpunësi i sportelit nuk merr asnjë vendim. Ai shërben te sporteli i pranimit të aplikimit dhe hedh në sistem të dhënat e deklaruara nga subjekti. Nëpunësi i sportelit nuk vendos as nëse kërkesa për regjistrim dhe dokumentet e dorëzuara janë të sakta ose jo. Ai duhet të pranojë në çdo rast aplikimin e vetëdeklaruar nga subjekti. Gjithsesi, nëpunësi i sportelit e ka për detyrë të informojë aplikantin se cilat janë dokumentet që sipas ligjit duhet të shoqërojnë aplikimin për shërbimin e kërkuar.

Cilat janë afatet për marrjen e një  për aplikimin e kryer te QKR-ja?
Sipas ligjit, ju merrni një  në sportelet e QKR-së brenda 24 orëve nga dorëzimi i aplikimit për çdo shërbim regjistrimi.

Ç’do të thotë “miratim i heshtur”?
Sipas ligjit, në rastin kur brenda afatit prej 1 dite nga paraqitja e aplikimit të plotë, ju nuk merrni asnjë  për aplikimin e kryer kur shkoni në sportelet e QKR-së, atëherë aplikimi për regjistrim quhet automatikisht i pranuar sipas parimit të “miratimit të heshtur”.

Sa kohë nevojitet për të çregjistruar një biznes?
QKR-ja çregjistron një biznes brenda 45 ditëve nga aplikimi te sportelet e saj të shërbimit. Arsyeja për këtë kohëzgjatje është se pas aplikimit të bërë, QKR-ja i kërkon organeve tatimore të shprehen nëse subjekti ka ose jo detyrime tatimore dhe mbi këtë bazë QKR-ja e çregjistron ose jo subjektin. Nëse organet tatimore nuk n brenda 45 ditëve, atëherë QKR e çregjistron subjektin automatikisht sipas rregullit të “miratimit të heshtur”.

Çfarë dokumentacioni më nevojitet për të regjistruar një biznes të ri, ose për të përditësuar ose ndryshuar të dhënat e një biznesi të regjistruar tashmë?
I gjithë informacioni për çdo procedurë regjistrimi që bëhet në QKR mund të merret mjaft lehtë në çdo sportel shërbimi të saj, ose në faqen e internetit www.qkr.gov.al.

Cilat lloje biznesi regjistrohen te QKR-ja?
Të gjitha bizneset tregtare, qofshin këto persona fizikë apo juridikë, të cilët kryejnë një aktivitet ekonomik në Shqipëri, duhet të regjistrohen te QKR.

A mund të më këshillojë QKR-ja se çfarë forme ligjore të aktivitetit tregtar duhet të përzgjedh për t’u regjistruar?
Jo, QKR-ja nuk është institucioni ku mund të merrni  për këtë . Është më me vend t’ia drejtoni atë një eksperti ligjor.

Cilat subjekte përjashtohen nga regjistrimi në QKR?
Organizatat jofitimprurëse, fondacionet, institutet, partitë politike dhe subjekte të tjera sipas legjislacionit në fuqi përjashtohen nga regjistrimi në QKR. Ato vazhdojnë të regjistrohen si më parë pranë gjykatave.

A regjistrohen tregtarët ambulantë në QKR?
Jo, tregtarët ambulantë nuk regjistrohen në QKR.

A duhet të regjistrohem në zyrat tatimore kombëtare dhe vendore pas regjistrimit fillestar në QKR?
Jo. Regjistrimi fillestar në QKR do të thotë gjithashtu regjistrim i njëkohshëm në organet tatimore në nivel kombëtar dhe vendor (bashkiak), në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe Inspektoratin e Punës.

Me cilin institucion mbahen marrëdhëniet tatimore pas regjistrimit në QKR?
Pasi regjistroheni në QKR, marrëdhëniet fiskale ju do të vazhdoni t’i mbani me zyrat përkatëse të tatimeve, përkatësisht në nivel kombëtar dhe vendor (bashkiak).

Si do të mbahen marrëdhëniet me sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe me Inspektoratin e Punës pas regjistrimit në QKR?
Pas regjistrimit në QKR, ju vazhdoni t’i mbani në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhëniet si me sigurimet shoqërore e shëndetësore edhe me Inspektoratin e Punës, për çështje që lidhen me këto institucione.

A duhet që shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.) të paguajnë kapitalin themeltar para regjistrimit në QKR?
Jo. Pagesa e kapitalit nuk është më kusht për regjistrimin e një shoqërie sh.p.k..

A është e nevojshme pajisja me licencë para regjistrimit të një biznesi të ri?
Jo. Ligji i QKR-së parashikon që marrja e licencave të nevojshme për veprimtari të caktuara nuk do të jetë më kusht për t’u përmbushur para regjistrimit të biznesit dhe regjistrimit tatimor, me përjashtim të bankave.

A merren licenca tek QKR-ja?
Jo. QKR-ja nuk është institucion që lëshon licenca.

Çfarë lloj certifikate regjistrimi të biznesit lëshon QKR-ja?
QKR lëshon certifikata të regjistrimit fillestar me numrin përkatës të identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT), ku përfshihen si certifikata për adresën kryesore ashtu edhe për ato dytësore të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit. Që të dyja këto certifikata janë në ngjyrë rozë. QKR-ja lëshon gjithashtu certifikata (vërtetime) për çdo lloj veprimi regjistrimi të kryer pranë sporteleve të saj, si p.sh. certifikatë për rezervimin e emrit, për transferimin e emrit etj..

A duhet të marr vërtetime (certifikata) për kryerjen e aplikimit dhe për vendimet e marra nga QKR?
Po. Për çdo aplikim që bëhet te sportelet e QKR-së, ju duhet të merrni vërtetimin përkatës. Mos u largoni pa e marrë atë.
A mund të lëshojnë certifikata regjistrimi institucione të tjera, si p.sh. organet tatimore në nivel kombëtar ose vendor (bashkiak)?
Jo. QKR-ja është i vetmi institucion që lëshon certifikata të vlefshme të regjistrimit të biznesit.

A duhet të regjistrohen adresat dytësore të biznesit në QKR?
Po, ju duhet të regjistroni çdo adresë ku ushtrohet aktiviteti i biznesit tuaj pranë QKR-së. Pas njoftimit tuaj, ju pajiseni me certifikatën përkatëse për çdo adresë.

Kur duhet t’i dorëzoj pasqyrat financiare të biznesit tim te QKR-ja?
Sipas ligjit të regjistrimi të biznesit, bilanci vjetor dhe pasqyrat financiare, të miratuara nga asambleja e ortakëve ose aksionerëve, duhet të dorëzohen te QKR-ja çdo vit dhe jo më vonë se data 31 korrik. Plotësimi i këtij detyrimi nuk zëvendëson nevojën e paraqitjes së tyre tek zyrat e tatimeve siç kërkohet nga legjislacioni tatimor.

A është e mundur të aplikohet nëpërmjet internetit për regjistrimin e biznesit në QKR? 
Ju mund të plotësoni dhe dorëzoni nëpërmjet internetit tek www.qkr.gov.al formularët për regjistrimin fillestar të personave fizikë, të shoqërive me përgjegjësi të kufizuara dhe të shoqërive anonime. Pas këtij veprimi, për të përfunduar aplikimin, për të paraqitur dokumentet shoqëruese dhe për të paguar tarifën përkatëse të aplikimit, ju duhet të shkoni te njëri nga sportelet e QKR-së. Vetëm atëherë aplikimi juaj konsiderohet i kryer.

Si mund të shoh nëse aplikimi im është aprovuar ose jo?
Ju mund të vizitoni faqen e internetit të QKR-së dhe të kërkoni biznesin tuaj ose të lexoni buletinin elektronik të njoftimeve zyrtare i cili publikon të gjitha veprimet e përditshme qe kryen QKR-ja në bazë të aplikimeve të paraqitura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency