Lady Gaga, thirrje fansave: Mos përdorni drogë

0
167

33b11_1259144058330x330Lady Gaga u ka bërë thirrje fansave të saj që të mos përdorin drogë. Krijuesja e hitit “Applause” ka qenë e sinqertë duke pranuar se ka përdorur lëndë narkotike dhe nga përvoja u ka thënë fansave që të mos i provojnë ato. Ajo ka përdorur substancën e quajtur Molly para performancave të saj. “Mendoj se është e vështirë për mua që të kujtohem kur kam përdorur ‘Ecstasy’ për herë të fundit. Unë e kam bërë këtë, në ditët e errëta të mia. Unë kam kaluar shumë kohë nëpër festivale. Mos i përdorni këto substanca, sepse mund të jetë rrezik, sidomos nëse nuk e dini se nga po e merrni atë. Dua të shfrytëzoj rastin që të gjithëve t’u them që të keni kujdes me ‘Molly’-n. Nëse do ta njihni më mirë ‘Molly’-n, ashtu sikurse unë, atëherë do të bëheni dhe do t’i thoni këto fjalë sikur unë”, – është shprehur Gaga.

 

 

Moore, në një romancë me babain e ish-të dashurit të saj

Pavarësisht se ajo është në një moshë të konsiderueshme dhe nje prind, aktorja Demi Moore gjithnjë është lakuar për romancat e saj me djemtë më të rinj në moshw se ajo. Dhe pas disa kohësh këto veprime nga ana e aktores nisën të mos viheshin më re, por kur një i famshëm dëshiron të tërheqë vëmendjen e menjëhersheme e arrin dhe këtë e ka vërtetuar aktorja. Pas lidhjes me ish-të dashurin e saj të dikurshëm Harry Morton, i cili ishte shumë më i ri se ajo në moshë, Demi e la pas për të nisur një romancë të re, pikërisht me babain e këtij të fundit. Personi në fjalë quhet Peter Morton dhe është nje miliarder shumë i njohur. Çifti janë parë të frekuentohen për më shumë se tre herë në javë dhe mendohet se personi i cili i ka prezantuar ka qenë vetë Harry. Pikërisht në momentin kur aktorja la publikun të mendonte se asnjëherë nuk do të mund të ndjente tërheqje ndaj një personi më të vjetër se ajo, Demi vendosi të krijonte një lidhje me një 66-vjeçar. Pavarësisht se asgjë nuk është konfirmuar as nga Demi, Peter ose Harry, disa burime të sigurta konfirmojnë se aktorja me të vërtetë ka nisur ta pëlqejë babain e ish të dashurit të saj, duke lënë të gjithë në kureshtje për të ditur përgjigjet e saj në intervistën e radhës.

 

Cowell: E njoha nënën pas fëmijërisë

Lajmi se anëtari i njohur i jurisë së “X-Factor”, Simon Cowell është në pritje të fëmijës së tij të parë nuk vonoi shumë të bënte xhiron e botës, por kureshtja e publikut për të mësuar se cfarë prindi do të jetë ishte e madhe,dhe kjo ishte një nga arsyet që e shtyu moderatorin e famshëm Jimmy Kimmel ta ftonte në emisionin e tij për t`i bërë një sërë pyetjesh. Me humorin dhe ironinë që e karakterizon Simon, arriti të shuante qetësisht çdo kureshtje dhe kjo nuk pengoi Jimmyn t’i drejtonte një pyetje lidhur me rolin e tij të ri si prind. Pyetja e moderatorit kryesisht i referohej përkushtimit të tepërt ndaj fëmijës, i cili i përket gjinisë mashkull dhe Simon dha një përgjigje me të cilën gjeti rastin të zbulonte një sekrret të jetës së tij. Ai rrëfeu: “Në qoftë se rritja e fëmijës do të jetë e vështirë, atëherë do të paguaj dikë të kujdeset për të. Ky do të jetë një veprim të cilin mund ta kryej një ose dy herë”. Simoni shpjegoi se ai gjithashtu kishte qenë një person i cili ishte rritur nga dadot që nëna e tij punësonte. Nëna e Simonit ishte një balerinë e famshme e quajtur Julie, të cilën anëtari i jurisë së “X-Factor” pranon se nuk e njihte deri në moshën tre ose katërvjeçare. Por ai gjithashtu nuk humbi rastin të shpjegonte dhe arsyen se sezoni ku prezantuese ishte Khloe Kardashian përkrah moderatorit të njohur Mario Lopez nuk u përsërit, pasi pati një mospëlqim nga ana e teleshikuesve. Cowell pranoi se pavarësisht se Khloe është një vajzë e këndshme, e cila i pëlqen shumë, përsëri publiku nuk mund të pranonte një Kardashian në rolin e prezantueses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency