Në Itali afrohen ethet e Juventus – Inter

0
169

Sfida më e rëndësishme e kapmionatit Italian këtë javë do të jetë sfida e zikaltërve kundër zonjës së vjetër. Përballë gjenden historia, lojtarët dhe dy ndër teknikët më të dalluar, Maxarri dhe Konte. Një sfidë që do të nxjerri dhe më të fortin. Juve është favorit por edhe të rinjtë e Inter mund të bëjnë suprizën.

 

 

derbbbbyySeria A këtë javë do fillojë të ndiejë emocionet e forta të futbollit. Përballë do të jenë Intersitët e Milanos kundër bardhezinjëve të Torino. Dy skuadra të cilat kanë bërë një histori të madhe dhe shumë sukese.Gjate gjithë ketyre viteve historia e tyre ka pasur një rivalitet të madh brënda. Duhet të kujtojmë këtu luftën e kalçopoli. Juventinët humbën dy tituj që pretendonin se I kishin marrë me meirtë. Ndërsa Interi që I morri mbronte tezën e mashtrimit që I kishte bërë Moxhi. Ky mashtrim I çoi torinezët në kategorinë e dytë. Që atëhere nisi një luftë mediatike ku eksponentë të të dy skuadrave në deklarata jepnin prognozën e tyre mbi atë çka ishte e drejtë. Edhe sfidat e tyre kanë qenë tepër të flakta. Juvja në ndeshjen e fundit u detyrua që të dilte nga stadium I tyre me zero pikë, pasi Zaneti me shokë arritën të triumfonin. Edhe Vidal në deklaratën e tij theksoi se humbja e sezonit të kaluar akoma djeg brënda ekipit të Kontes. Sfida pritet me emocion të madh pasi përball është Juvja e frikshme përballë Inter  “Xhunior” që tenton të bëjë çudinë.

Situata përpara sfidës

Pak më shumë se 24 orë kanë mbetur nga sfida e javës së tretë të Serie A, Inter-Juventus dhe në këto “orë të nxehta”, lojtarët e të dyja skuadrave kanë lëshuar deklaratat e para. Sulmuesi zikaltër, Rodrigo Palasio, i rikthyer në Itali pas ndeshjes së luajtur me kombëtaren argjentinase ku siguroi botërorin e Brazilit vlerëson kundërshtarët si skuadra për t’u mundur dhe këshillon shokët e skuadrës, sidomos repartin e mbrojtjes që të kenë kujdes Tevezin.”Ka disa skuadra që janë më të forta se ne, si Juventusi, Napoli dhe Milan. Ne jemi pas tyre së bashku me Romën dhe Fiorentinën, megjithatë në luftën për titullin kampion detyra jonë është që ta provojmë. Sa për sfidën me Juventusin, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të kemi kujdes Tevezin. Është i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e topit dhe me nisjen si rrufe”, tha argjentinasi i Interit.Ndërsa në kampin bardhezi flet Arturo Vidal dhe Paul Pogba. Kiliani thotë se nuk ka kapërdirë ende humbjen 1-3 të vitit të kaluar në “Juventus Stadium”, ndërsa për talentin francez nuk është e rëndësishme se kush shënon, por fitorja.

Lufë strategësh Mazarri vs Konte

Për sa i përket Interit dhe Juves në fushën e lojës, e vetmja e përbashkët është mbrojtja me 3 lojtarë dhe asgjë tjetër. Konte vendosi që ta ndërtojë ekipin e tij, nga ajo që përpara se ai të vinte konsiderohej pika më e dobët, pikërisht mbrojtja, edhe pse lojtarët ishin të njëjtët. Por mjaftoi një spostim i lojtarëve, me Kiellinin dhe Barzalin në krahë të Bonuçit, që shpeshherë bënë edhe një rol “alla Pirlo”, me lëshime të gjata drejt sulmit, siç u pa me dy asiste për gol kundër Lazios, për t’i shtuar cilësi këtij reparti. Ndërsa mbrojtësit e Interit bëjnë krejt të kundërtën, mbrojtje në formë dige dhe spastrime të topit sa më larg zonës së tyre, shpërdorime që te Juventusi Konte nuk i pranon, duke kërkuar më shumë mbështetje në zotërimin e sferës edhe nga ana e mbrojtësve.

Nëse është e vërtetë që Valter Maxarri dhe Antonio Konte e urrejnë njëri-tjetrin, një rivalitet i tillë filloi dy vite më parë, kur trajneri aktual i Interit e akuzoi kolegun e tij se i kopjoi skemën 3-5-2 të Napolit, me të cilën Juventusi rilindi dhe u shpall kampion. Por, edhe pse kjo mund të pranohet në letër, në të vërtetë nuk është kështu, sepse Maxarri dhe Konte kanë ide të ndryshme në lidhje me këtë format loje.

Për sa u përket pikave të përbashkëta, ato mund të lidhen me faktin se këto dy skuadra kanë në portat e tyre dy portierët më të mirë të Italisë; Handanoviç, ende i pamposhtur në këtë kampionat dhe Buffonin, i gjunjëzuar vetëm nga gjigandi Klose. Për sa i përket mbrojtjes, shtyllat e këtyre reparteve janë Ranoçhia dhe Bonuççi, ish-shokët e pandarë te Bari i drejtuar në atë epokë si ironi të fatit nga Konte.

Në mesfushë pritet një duel mes “luftëtarëve” Guarin e Vidal, ndërsa në sulm duhet të presim se cili mes Palacsios dhe Tevez do ta kërcejë më bukur “tangon” argjentinase.

 

 

De Biazi falenderon shqiptarët për mbështetjen

Më në fund ka ardhur dhe një koment I De Biazit për atë çka po ndodh.Pavarësisht disftaës sipas tij akoma ka shpresë. Edhe pse jemi larg kualifikimit e rëndësihme është se kemi një ekip I cili po rritet dita ditës dhe ky është një progress I madh. Gjithashtu në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ai ka falenderuar gjithë njerëzit të cilët po e suportojnë në këto ditë të vështira pas dy humbjesh.

“Nje FALEMINDERIT madheshtor per te gjitha mesazhet qe jeni duke me derguar, pavaresisht dy ndeshjeve te fundit.E them dhe e shkruaj menjehere: FUTBOLLI SHQIPTAR PO RRITET.Dhe rruga e rritjes kalon edhe nepermjet momenteve te veshtira, zhgenjimeve perveluese dhe performancave te lena ne mes.ESHTE NORMALE!ESHTE NORMALE sepse te gjitha keto bejne pjese ne procesin e RRITJES.E rendesishme eshte te mos humbim, te mos hutohemi prej polemikave kalimtare te gjeneruara nga nje zhgenjim momenti.- Eshte thelbesore te shtrengojme fort dhe gjithmone drejt rotacionin fiks. -Nevojitet te ndjekim rrugen e gjurmuar dhe te vazhdojme ne punen e ndermarre duke kembengulur ne punen e kryer.- E me pas….. KURRE te mos terhiqemi! – Ne duhet te luftojme per fatin e ketyre kualifikimeve per aq kohe sa matematika nuk jep verdiktin e saj! – Jam i sigurt se ne fund te rruges ( te ndermarre pak me shume se nje vit), rruges se Kombetares Shqiptare, ka nje objektiv per te arritur. Ky objektiv eshte e ARDHMJA e UNITETIT.- Nje e ardhme qe do te jape permbushje,sodisfacion. – E ARDHMJA FLET SHQIP. – Une jam i sigurt”.Deklaroi tekniku I kombëtares shqiptare në faqen e tij zyrtare

 

 

 

Ançeloti : Bejl në fushë kundër Vilareal

Spektakli Bejl Ronaldo fillon. Blerja më e shtrenjtë e Real Madrid, Gareth Bejl do të debutojë që këtë javë në Primera Division teksa Los Blancos do të jenë mysafirë të Villareal. Këtë e ka pranuar vetë trajneri madrilen, Karlo Ançelotti.”Bale do të udhëtoj në Villareal dhe do të luaj edhe pse nuk e di nëse do të nis nga fillimi apo nga stoli. Bejl dhe Ronaldo janë dy futbollist të shkëlqyer dhe nuk kam asnjë dyshim që së bashku do të përmisojnë skuadrën shumë. Çfarë më pëlqen më së shumti tek Bejl? Motivimi i tij dhe dëshira për të pasur ndikim në Madrid. Ai është shumë i lumtur dhe i uritur”, ka thënë Ancelotti.Italiani ka shtuar poashtu se Iker Casijas do të jetë titullar në ndeshjen e Çampions League Galatasaray-Real Madrid.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency