Flamurtari fiton ndaj Skënderbeut, dhunë në tribunën VIP

0
165

Jurges Veizaj

Ka arritur Flamurtari të fitojë sfidën ndaj kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Vlonjatët arrijnë të marrin kreun duke mundur ujqërit e dëborës. Ndeshja ka shkaktuar edhe një incident në tribunë ku është goditur presidenti i Skënderbeut. Ndeshja u ndërpre për pak çaste derisa të normalizohej gjëndja që është krijuar. Flamurtari arrin të marri kreun e këtij fillim sezoni të Superligës Shqiptare.

 

Skënderbeu-FlamurtariMë në fund vlonjatët arrijnë që të triumfojnë kundër korçarve. Në një sfidë më shumë probleme djemt e detit arrijnë që të mudnin me rezultatin 2 em 1 ujqërit. Kjo sfidë e çon në pozicionin e parë Flamrutarin në kutoën e 4 pikëve që ndiqet nga Teuta që ka gjithashtu 4 pikë. Kjo sfidë këto vitet e fundit është ktheyr në më të zjarrtën e Superligës Shqiptare. Kjo edhe për shkak të rivalitetit të dy skuadrave pasi këto vite kanq ënë më lart se të tjerat. Flamurtari ka ndërtuar një skuadër tepër të fortë me emra cilësorë të kampionattit dhe ka arritur të dominojë gjatë këtyrë viteve duke u shpallur kampion. Ndërsa Flaumrtari gjithasthu ka pasue emra cilësorë në përbërjen e tyre duke rivalizuar korçarët. Problemet midis dy skuadrave kanë nisur për shkak të akuzave që ka hedhur skuadra e Flamurtarit kundrejt  Skënderbeut me prekteskin se skuadra e korçarve është e favorizuar nga FSHF dhe që gjithmonë arrin të përfitojë nga kjo situatë. Duke qënë dy klube “big” në superligë ky debat duket se akoma do të qëndrojë i freskët edhe për këtë sezon të ri futbollistik. Të gjitha këto debate kanë degaraduar edhe në këtë ngjarje ndodhi sot. Ardjan Takaj eshte dhunuar ne tribunen VIP nga tifozet e Flamurtarit.  Ne fundin e pjeses se pare ne ndeshjen ndaj Skenderbeut, bosi korçareve eshte goditur me grushta dhe ka mbetur i gjakosur. Shkak për këtë incident ka qënë një përplasje mes tij dhe disa tifozëve VIP të Flamurtarit. Ndeshja pas këtij momenti është ndërprerë për 30 minuta pasi Skenderbeu nuk ka pranuar te luajë pa u siguruar qe situata do të kthehej ne normalitet. Grushtat ndaj presidentit te Skenderbeut Takaj kanë detyruar lojtarët korcare të largohen nga fusha. Gjyqtari ka pezulluar përkohësisht takimin që ka rinisur pas 30 minutave. Kane ndërhyrw forcat special të policisë që kanë arrestuar ata që goditën Takajn dhe me pas kanë marrë masat për të shoqëruar jashtë stadiumit disa tifoze të tjerë VIP të Skënderbeut. Ndeshja ka nisur më pas normalisht. Pas grushtave në tribunen VIP presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika i ka kërkuar falje homologut te tij. Ai e ka shoqeruar atë dhe miqtë e tij jashtë stadiumit dhe e ka shoqëruar gjithashtu edhe në rrugen e kthimit drejt Tiranes pa përfunduar ndeshja. Gjëndja e presidentit te Skenderbeut eshte e mire por ai nuk ka pritur te mbaroj takimi me Flamurtarin. Ngjarja ka ndoshur në minutën e 37 të ndeshjes. Pas kësaj lojtarët e Skënderbeut janë tërhequr por më pas filloi loja. Ndeshja deri në këtë minutë ishte në favor të vlonjatëve që kishin shënuar në minutën e 20 me Shehajn. Pas ndërprejes do t’i vinte radha edhe ujqërve për të barzauar shifrat. Muxaka me një gjuajtje e çon topin drejt rrjetës. Gardiani i vlonjatëve nuk kishte mundësine të priste topiin pasi ishte priraz. Ky gol e çon ndeshjen në barzaim dhe të dyja skuadrat futen në dhomat e zhveshjes kësaj radhe për pushimin e pjesës së parë. Më pas në pjesën e dytë në minutat shtesë të sfidës do të shënonte për Flamurtarin Halim Begaj që do të ekzaltonte shkallët e stadiumit. Ndeshja edhe brënda fushës ka qënë e forte dhe pati raste të kartonave të verdhë. Me anë të kësaj fitore Flamurtari e zgjeron rekordin e tyre me atë Skënderbeut, pasi kanë plot 37 vjet që nuk munden në fushën e tyre. Kjo fitor u siguroi atyre kreun e tabelës.

 

E diela

FLAMURTARI-SKËNDERBEU  2-1

Golat: A.Shehaj 20′, Begaj 89′ / Muzaka 39′

Gjyqtarë: K.Meta. R.Avdo, E.Doda

TIRANA-LUSHNJA   1-0

Golat: G.Muca 29′ (pen)

Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova

BESA-TEUTA           2-2

Golat: Dita 12′, F.Sefa 56′ / T.Osmani 70′ (pen), 90+6′ (pen)

Gjyqtarë: E.Hoxha. R.Cokaj, G.Koka

 

Klasifikimi Superligës

1             Flamurtari Vlorë 6

2             Teuta Durrës                      4

3             Laçi                                      4

4             Tirana                                  4

5             Vllaznia Shkodër               3

6             Partizani Tirana                 3

7             Bylis Ballsh                         3

8             Skënderbeu Korçë            3

9             Lushnja                               3

10           Besa Kavajë                       1

11           Kukësi                                  0

12           Kastrioti Krujë                    0

 

Trajneri Cugnu drejt largimit nga Kukësi

Dy humbjet rradhazi ne kampionat, pritet te sjellin nje ndryshime për sa i përket stafit teknik te Kukësi. Trajneri Armando Cungu mund të largohet nga posti i drejtimit. Duhet të pritet edhe vendimi nga  presidenti Safet Gjici, njeriut që ka shpenzuar shume për të bërë një skuadër kampione. Cungu rrezikon largimin pas humbjes në shtepi me Vllaznine dhe asaj me Lushnjen në javen e parë të kampionatit. Edhe skuadra rrezikon te gjobitet pasi zero pike ne dy ndeshje jane te patolerueshme për nje ekip që është nisur këtë sezon me synimin për ët fituar titullin.

 

 

Tirana fiton me vështirësi ndaj Lushnjes

 

Tirana ka marrë tre piket e para në kampionat. Bardheblutë kanë mundur jo pa vështirsi Lushnjen në një ndeshje të luftuar shumë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Muca me 11-metërsh në minutën e 29. Tirana edhe pse me mungesa të shumta arriti të menaxhonte deri në fund rezultatin ndërsa Lushnja nuk dinte të shënonte pavarësisht se rastet nuk munguan si per sulmuesin Canka dhe per Fatakin. Bardheblutë i shkuan shume pranë golit të dytë me Limanin dhe Hoxhen por portieri i skuadrës myzeqare u tregua i saktë duke mos lejuar shënimin e golit të dytë. Tirana ruajti deri ne fund avantazhin dhe arriti që te merrte tre pike tepër të vlefshme.

 

Legjionarët

 

Hyka shënon për Lucernën

Jahmir Hyka është bërë protagonist në fitoren me vlera për kualifikim për skuadrën e Lucernës. Mesfushori shqiptar ka shënuar në takimin qe ka perfunduar 2-4 për skuadren e tij në ndeshjen përballë Terre Sant. Hyka ka shënuar në minutën e 6 dhe me pas bëri një ndeshje mjaft të mirë duke dhënë edhe asist për ekipin e tij. Lucerna është kualifikuar në vazhdon rrugën në Kupën e Zvicrës.

 

Sadiku shënon edhe pse skuadra humbet

Skuadra e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku eshte mundur dhe është eleminuar nga kupa e Zvicrës. Megjithatë lojtari i Kombetares Shqiptare ka shënuar emrin e tij në vendin e golashënuesve falë ekzekutimit nga një mundësi e krijuar.  Lugano është mundur nga St Gallen me rezultatin 1-3, fitore e cila i ka buzëqeshur shqiptarit tjeter Amir Lenjani qe luante si kundershtar ndaj Sadikut. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të transferohej në një klub të madh dhe deri sa të gjej këtë mundësi do të luaj për Luganon. Me kete ekip pas kthimit në skuader arriti të shenonte që në ndeshjen e pare. Lugano është eliminuar në aventurën e e kupës së Zvicrës kundra St Gallen

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency