Cilët janë më të pasurit e botës? Ja lista e re

0
176

top-ten-richest-people-in-the-worldVetëm 30 persona nga lista e vitit të kaluar janë më të varfër se një vit më parë. Njëzet e tetë persona dolën nga renditja dhe gjashtë persona kanë vdekur, duke përfshirë edhe pionierin e teknikës së përmirësimit të audios Ray Dolby.

 

 

Bill Gates është amerikani më i pasur për vitin e 20 radhazi me një pasuri neto prej 72 miliard dollarë dhe ka kërkuar titullin e personit më të pasur në botë nga Carlos Slim i Meksikes, sipas renditjes së Forbes.

Warren Buffett, sërish numri dy, ishte fituesi më i madh i dollarit për vitin, duke shtuar 12.5 miliard dollarë në pasurinë e tij.

Aksionet e shumë kërkuara të Facebook rritën pasurinë e Mark Zuckerberg me 9.6 miliard dollarë dhe e renditën atë sërish në 20 vendet e para

Carl Icahn nuk arriti të ndalonte privatizimin e Dell, por u përball me një vit tepër pozitiv dhe u rendit sërish në 20 vendet e para për herë të parë që nga viti 2008. Fituesi më i madh në përqindje ishte

Duffield David i Workday, pasuria e të cilit u rrit më shumë se trefish në 6.4 miliard dollarë dhe direkt pas tij, sipas rritjes në përqindje, zë vend sipërmarrësi

Eloni Musk, aktualisht me vlerë 6.7 miliard dollarë dhe i renditur i 61.

Pesë vjet pasi kriza financiare ‘lëkundi’ pasuritë e shumë personave në SHBA dhe kudo në botë, më të pasurit si grup më së fundi kanë fituar sërish gjithçka që humbën. 400 amerikanët më të pasur kanë rreth mbi 2 trilion dollarë, afërsisht e barabartë me PBB e Rusisë. Kjo shifër tregon për një fitim prej 300 miliard dollarë nga një vit më parë, dhe më shumë se dyfishi i një dekadë më parë. Vlera mesatare neto e anëtarëve të listës është shokuese prej 5 miliard dollarë, 800 milion dollarë më shumë se një vit më parë dhe gjithashtu një rekord. Vlera minimale neto e nevojshme për të plotësuar listën e të 400-ve ishte 1.3 miliard dollarë. Herën e fundit që ishte aq e lartë, ishte në vitin 2007 dhe 2008, përpara se të fillonte rënia e vlerave të aksioneve të pronës dhe tregut. Pikërisht për shkak se ‘kufiri’ është kaq i lartë, 61 miliarderët amerikanë nuk bënë reduktime. Janë dhe 20 të ardhur të rinj në listë. Ndër më të shquarit janë

Michael Rubin, tregtuesi sportiv në internet, Fanatics i të cilit, kohët e fundit ‘joshi’ investitorët e kapitalit me rrezik (para të investuara në një biznes të ri ose aksione të një biznesi të ri) në vlera ekstremisht të larta

Jeff Sutton, i cili zotëron një numër të dyqaneve më të shtrenjta në Fifth Avenue dhe Times Square, dhe 35-vjeçari

Robert Pera, një nga nëntë personat nën 40 vjeç, kompania celulare e te cilit Ubiquiti Networks u rrit pas një njoftimi të fuqishëm fitimesh në gusht.

Vetëm 30 persona nga lista e vitit të kaluar janë më të varfër se një vit më parë. Njëzet e tetë persona dolën nga renditja dhe gjashtë persona kanë vdekur, duke përfshirë edhe pionierin e teknikës së përmirësimit të audios Ray Dolby. Nga ata të 28-të, vetëm 15 u përballën me rënien e pasurisë së tyre, duke përfshirë T.Boone Pickens, parashikimet e kushtueshme mbi energjinë e erës së të cilit bënë që të humbasë statusin prej miliarderi, dhe Manoj Bhargava, firma e pijeve energjike 5-Hour Energy e të cilit u godit nga paditë e ngritura dhe rënia e të ardhurave. Pjesa tjetër thjesht nuk mundi të mbijetojë në këtë situatë të nxehtë. Pronari i Washington Redskins, Dan Snyder është një nga miliarderët që nuk u kualifikua dhe në rastin e tij, edhe pse pasuria u rrit, thjesht nuk siguroi pasurinë e mjaftueshme për të qenë pjesë e klubit.