Në enciklopedinë “Shqiptarët në artin botëror” të prof. Ferid Hudhri botohet tabloja “Banjo turke” e piktorit D. Ingres, e porositur nga koleksionisti me origjinë shqiptare Halil Beu; Ky ishte një nga koleksionistët më “të çmendur” të shek. XIX, me sjellje ekstravagante, i famshëm në qarqet franceze dhe turke, por njëkohësisht porositësi i pikturës më të diskutuar “Origjina e botës”, e G. Coubert, e parapaguar me njëzetmijë franga
Tabloja Banja turke e piktorit D.Ingres, para se të vendosej në Muzen e Luvrit ka qenë pronë e një koleksionisti me origjinë shqiptare, Halil Bej, emri i të cilit është bërë i njohur në gjithë botën për koleksionin e tij me tablonë “Origjina e Botës” të piktorit G. Coubert, të cilën e porositi vetë dhe e ruajti në koleksionin e tij, derisa u ekspozua në Museee d’Orsay në Paris
Kjo është quajtur një prej pikturave më të diskutuara të këtij lloji.
Koleksionisti me origjinë shqiptare parapagoi mjeshtrin me njëzet mijë franga, një shumë e lakmueshme për gjithë artistët e asaj kohe. Për krijimin e kësaj vepre dhe porositësin Halil Bej, janë shkruar libra dhe artikuj në Francë dhe vende të tjera (Khalil –Bey: un homme, une collesction, Paris 2000, “L’origine du Monde, Histoire d’un tableau de Gustave Coubert, Paris 2006). Ky informacion vjen si ilustrim i perceptimit në anën tjetër të arteve pamore, jo vetëm mbi shqiptarët si pasqyrë historike e frymëzimit, por dhe si njohje dhe vlerësim në rastin e koleksionistit shqiptar.
Në enciklopedinë “Shqiptarët në artin botëror”, e vlerësuar nga studiuesit si evropjane për nga përmbajtja dhe cilësia, e njëkohësisht e para për artin tonë figurativ, prof. Ferid Hudhri plotëson në gjetjet e tij shkencore një nga fondet me të pasura të historisë sonë kulturore.
“S’ka as më të voglin dyshim se puna e stërmundimshme, këmbëngulëse dhe plot pasion, prej më shumë se 30 vitesh, e Prof. Dr. Ferid Hudhrit, do të na ofronte diçka krejt tjetar nga puna krijuese e zakonshme e letrave. Ajo do të na jepte një dimension të ri, të panjohur më parë të botës shqiptare në shekuj, do të na ofronte imazhet e munguara të këtij trilli, do të na zbulonte peizazhet reale të maleve, grykave të frikshme, rrafshnaltave dhe horizonteve gjeografike ku u lind dhe u formua kjo farë, do të sillte pranë dimensionet reale dhe koloristike të njeriut shqiptar, burrit dhe gruas arbërore, nga koha e heroit tonë kombëtar e gjer tek pragu i tronditjeve të mëdha politke të kohëve moderne. Feridi do të na sillte gjithashtu dimensione të reja të figurave të ndryshme që bënë historinë e këtij vendi…”, shkruan prof. Irakli Koçollari në vlerësimin e këtij botimit të parë.
Ndërsa pasuria e informacionit mbi dukuritë dhe dimensionin e fenomeneve të shfaqura në periudha të ndryshme lidhen në rastin tonë, dhe me koleksionin shqiptar Halil Beun që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj, për “nuhatjen” e tij. Kështu na flet në librin e botuar enkas në Francë Michele Haddad, kur merr në konsideratë pikturën e shekullit të XIX, duke e vlerësuar Halil Beun, “një njeri, një koleksion ajo flet për një burrë shteti, një koleksionist, një dandy, për Halilbeun i cili kishte shënuar dhe mbushë kronikat parisiene brenda viteve 1865 deri 1868, në kulmin e e asaj që quhet Perandorisë së Dytë”.
Lindur në Egjipt në vitin 1831. Ishte ambasador në Perandorinë Osmane në Shën Petersburg dhe në Paris. Ai vdiq 12 janar 1879. Ky Lindor turko-egjiptian nga lindja e shërbimi, por shqiptar për nga origjina, pinjoll i familjes së famshme mbretërore të Mehmet Alisë së Egjyptit ka luajtur një rol të dorës së parë në jetën politike të vendit të tij-Turqisë.
Referuar botimit, njihemi me Halil Beun për sjelljen ekstravagantë te tij, rreshtuar me të famshmit e asaj periudhe. Thuhet se për Halil beun, autorja Michele Haddad ka shfrytëzuar burimet më të ndryshme si “arkiva diplomatike, kronika të kohës deri edhe memoare të kurtizanave të Parisit.”
Një karrierë e rrallë, vijnë të dhënat nga libri i Haddad për Halil Beun e mbushur me aventura dashurore, ndoshta mendohet nga prirjet tipike turko-arabe. Në këtë “diskutim” mund të përfshihet edhe porosia e tablosë që po botojmë, “banjo turke” të D. Ingress, e pasqyruar në enciklopedinë e prof. Hudhrit.
Prej këtej marrim informacionin se Halil Beu ka qenë i dhënë pas artit, vizitonte galeri të ndryshme e porosiste piktorë të mëdhenj, pa pyetur për çmimin. Po ashtu ishte dhe një “i çmendur” për tablo të vjetra dhe moderne. Nga një artikull në media mbi Halil Beun, referuar librit të autores franceze, mësojmë se ky koleksionist shqipar në Paris e konsideronin “i magjishmi i Bosforit”, apo “parisien i Stambollit”.
Përgatiti: V.M