Info/kult

0
213

FilmStill-PinkSaris1Aktivistja legjendare indiane në Tiranë

Më datat 23-29 Shtator 2013 do të mbahet Edicioni i Tetë i Festivalit Ndëkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Akademinë e Filmit  dhe Multimedias Marubi.

Ceremonia e çeljes së Festivalit do të zhvillohet ditën e hënë datë 23 në ora 19:00 në Teatrin Veror të Akademisë së Filmit Marubi. Filmi që do të hapë këtë edicion është filmi Britaniko-Indian “SALMA”, i regjisores Kim Longinotto fitues i “Sundance Film Festival”. Filmi do të prezantohet nga vetë protagonistja e ardhur nga India, aktivistja legjendare, politikania dhe poetesha tashmë e njohur në të gjithë botën me emrin “SALMA”.

Nga rreth 350 filma të ardhur nga mbarë bota, publikut Shqiptar do t’i  paraqiten 43 filma të metrazhit të plotë, dokumentarë e filma me metrazh të shkurtër.

17 autorë të ardhur nga vende të ndyshme do të prezantojnë veprat e tyre dhe do të zhvillojnë debate me spektatorët rreth tematikave që filmat e tyre trajtojnë. Temë qëndrore këtij edicioni është dhuna në familje, por njëherësh gjatë ditëve te festivalit spektatorë do të shohin filma me tematika të mprehta shoqërore si krimi i organizuar, korrupsioni, kapja e shtetit, skllavëri modern si një formë e re shfrytëzimi, revolucionet virtuale dhe pushtetit mediatik, çmemorizimi kulturor dhe efemerizmi i përditësuar, bombardimi i butë i trurit dhe mbajtja e tij nën kontroll, etj.

Festivali ëshë mbështetur çdo vit nga Delegacioni i Bashkimit Europian, OSCE, UNICEF, UNDP,  Instituti I Mediave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Kooperacioni Austriak, Këshilli Britanik, Fondacioni Friedrich Ebert, Instituti Italian i Kulturës, ambasadat e vendeve perëndimore si Franca, Gjermania Hollanda, Israeli, Suedia, Svicra  etj, dhe këtë vit ka si partnerë kryesorë fondacionin suedez KVINNA TILL KVINNA.

IHRFFA është një platformë politike e kulturore që konsiston në përcjelljen e mesazhit për të Drejtat e Njeriut nëpërmjet Imazhit dhe që kontribuon në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë në perputhje me standardet e kërkuar nga Europa pjesë e së cilës neve jemi.

 

“Fausti prej Tirane” në Tirana Ekspres

Monodrama e dramaturgut të njohur Stefan Çapaliku me titull “Fausti prej Tirane” po shfaqet ne skenën e Tirana “Ekspress” ora 19:00. Regjisor dhe aktor i dramës është Alfred Trebicka. Vepra trajton dramën që pësoi brezi intelektualëve dhe njerëzit në përgjithësi pas kthesës së madhe në vitet ’90 dhe deri më sot në Shqipëri. Ajo merr përsipër t’i trajtojë ndryshimet në planin psikologjik, shpirtëror e moral dhe simbolika e Faustit, ashtu si ajo që ka ndodhur pas viteve 90’ në Shqipëri, ka pikërisht pesimizmin, optimizmin, sepse Fausti i Gëtes ishte mendimtar dhe optimist i madh. Fausti nuk është vetëm një pjellë e Gëtes, një figurë që i takon botës gjermane, por një fenomen universal, botëror. Ai është kthyer në simbolin e një fenomeni të tërë dhe ka një format universal, ndaj është edhe shqiptar.