Çdokush e kupton lumturinë në mënyrën e vet. Mendimi që të shkojmë nga ky planet i varfër në shpirt, na shqetëson. Nuk mund të besojmë në thënien: ‘Lum ata që janë të varfër, sepse e tyre është mbretëria e qiejve’. Jeta jonë e tanishme është një pasqyrim yni, ashtu si jemi ne tani. Kjo ndjenjë është tregues se ne nuk jemi duke jetuar jetën autentike, në pajtim me potencialet tona. Për ketë arsye nuk jemi të lumtur. A jemi jo të lumtur sepse nuk jemi të pasuksesshëm, apo jemi të pasuksesshëm sepse nuk jemi te lumtur. Cili është shkaku, e cila pasoja? Siç duket nuk ka dallim në mes shkakut dhe pasojës. Nga pasojat vijnë shkaqet dhe nga shkaqet dalin pasojat.
Pasqyrimi mendor i vetes është burimi i suksesit apo dështimit
Mund te themi se përvoja jonë e mëparshme formëson të tashmen tonë. Të gjitha dështimet tona, zhgënjimet dhe frustrimet, janë kristalizuar në besim të fort, se si- “Unë”- e imja është gabim. Nga kjo pozitë inferiore vazhdojmë te ballafaqohemi me sfidat e jetës. Dhe mu kjo është burimi i dështimeve tona. Si të lirohemi nga kjo pasqyrë e shëmtuar e vetes, e cila vjen nga e kaluara, nga përvojat? A është vdekja mënyra e vetme për tu çliruar nga fotografitë e dhimbshme të së kaluarës.
Ne jemi të ndarë në mes “Unë ideal”, ashtu si ne dëshirojmë dhe duhet të jemi, dhe asaj “Unë i përditshëm”, ashtu siç nuk dëshirojmë te jemi. Si të çlirohemi nga dëshira që të jemi superior në krahasim me të tjerët? Si mund të jemi vetëm Unë?
Për tu përgjigjur në këto pyetje, duhet të shikojmë se çka njerëzit e suksesshëm thonë për veten e tyre. Jam i lumtur. Nuk kam qenë përherë kështu. Kur kam qenë fëmijë, me kanë kritikuar, se pari prindërit, pastaj mësuesit a më pastaj ata të cilët kanë mbikëqyrur punën time. Unë jam grindur me ta, dhe i kam urryer. Dhe kjo do të kishte vazhduar në pafundësi, nëse unë nuk kisha ndaluar që ti shoh gabimet e mia. Jam ndier se në kontakt me njerëzit nuk bisedoj nga vetja ime e vërtetë, por nga një përfytyrim i vetvetes pas të cilit nuk qëndron përvoja e vërtet. Shumica e njerëzve eksponojnë në shoqëri Unë ideale, e cila ekziston vetëm si pasqyrim mendor. Nëse ekziston ajo unë e përditshme dhe Unë ideale, duhet te ekziston edhe Unë e vërtet.
Në momentin kur vendosim të jemi autentik, ne duhet të ndalojmë të paraqitemi me të mirë, se sa që jemi në të vërtet, dhe ti tregojmë hapur të metat dhe dobësitë tona.
Ku qëndron dallimi ne mes te njerëzve te suksesshëm dhe atyre te pasuksesshme
Njerëzit e suksesshëm kanë qëllime të caktuara jetësore dhe dinë se çka dëshirojnë dhe nuk dëshirojnë nga vetja, si dhe nga njerëzit e tjerë. Ata te tjerët nuk e dinë se cilët janë qëllimet e tyre dhe nuk dinë se si ti arrijnë ato. Askush nuk ju ka thëne se vet duhet t’ia caktojnë vetes qëllimet. Ata janë mësuar të varen nga mendimet e të tjerëve dhe qëllimet e tyre. Për ketë arsye nuk kanë shprehi që vetë ti marrin vendimet e tyre dhe të projektojnë qëllimet e veta. Ata as vetë nuk janë te vetëdijshëm që pakënaqësia e tyre del nga mungesa e qëllimeve. Ata nuk janë mësuar t’i shprehin dëshirat dhe qëllimet e veta dhe nga kjo mungesë shpiejmë nga dështimi ne dështim. Personat e varur, zakonisht janë të pasigurt, sepse janë mësuar qe dikush tjetër të ju tregon se si të mendojnë dhe të sillen. Njeriu i pasuksesshëm ka frikë që mos të gabon. Ai frikësohet nga përgjegjësia. Sa herë që ka marrë përgjegjësi për diçka, është kritikuar apo dënuar, dhe kështu ka kuptuar se përgjegjësia është e rrezikshme. Njeriut të suksesshëm i ka kushtuar shumë kohë për ta kuptuar veten dhe marrëdhëniet me boten, dhe në ketë mënyrë ka zhvilluar fuqinë e kuptimit. Tek ai, nuk ekziston konfuzioni i mendimeve apo gjendja kaotike e mendimeve dhe përjetimeve Njeriu i suksesshëm nuk i përzien faktet dhe mendimin e vet për këto fakte. Kuptimi i pozitës suaj në jetë është fillimi i tejkalimit te dobësive juaja. Duhet të kaloni shumë kohë duke kërkuar shpjegime dhe të hyni mjaft thellë në shkaqet e dobësive tuaja. Kuptimi i vetës është shkopi i vetëm magjik për ndryshim në të mirë.