Njerëzit gjithmonë u vendosin të tjerëve epitete apo pseudonime për t’i dalluar ata nga të tjerët. Kjo, për shkak të vetive që individët mund të kenë. Por në botën e sportit kjo është një ndër gjërat më të zakonshme. Të pakët janë ata sportistë të njohur që nuk kanë një pseudonim të tyrin. Kjo për shkak të aftësive dhe karakterit që ata kanë. Shpesh krahasohen me kafshë ose edhe emra të tjerë që tregojnë zotësinë e tyre. Nofkat janë të shumta dhe intriguese, madje të paimagjinueshme për nga fantazia më të cilët ata janë pagëzuar. Pseudonime të vendosura edhe rastësisht, por që kanë mbetur përjetësisht përkrah emrave të tyre të vërtetë. Lista e pseudonimeve është e gjatë dhe në to ka emra kafshësh e insektesh, epitete të ndryshme që kanë të bëjnë me karakterin e sportistit dhe cilësitë e tij.
“Mbreti” Pele
“O Rei” (Mbreti) është emri i Pelesë, futbollistit më të madh të botës, por dhe Pele është një nofkë, pasi emri i vërtetë i tri herë kampionit të botës është Edson Arantes do Nashimento. Me pseudonimin “Kajzer” (Perandori) njihet gjermani Franc Bekenbauer, kampion bote si futbollist dhe trajner.
“Merimanga e zezë”
“The Black Spider” (Merimanga e zezë) është pseudonimi i një prej portierëve më të mëdhenj në botë, sovjetikut legjendarit Lev Jashin, të vetmit portier që ka mundur të fitojë “Topin e artë” (1963 ). Jashin (vdiq në vitin 1990 në moshën 61-vjeçare) dallohej për përgatitjen e tij të gjithanshme atletike, staturën imponuese dhe reflekset e jashtëzakonshme. Jashin, kampion i Evropës në vitin 1968 u votua si portieri i mirë i shekullit të 20-të nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Jashin ka 812 ndeshje të luajtur gjatë karrierës së tij në 480 prej tyre e ka ruajtur portën të “pastër”.
“Grabitqari”
“El buitre” (Grabitqari) është pseudonimi i një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë Spanja, Emilio Butraguenjos. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Spanjës ishte pjesë e pesëshes së legjendare të Realit, “Quinta del Buitre”, së bashku me Manolo Sanchís, Martín Vazkez, Michel and Miguel Pardeza. Sulmuesi Butraguenjo njihej edhe si “Xhentëlmeni i fushës”.
“Duracell”
“Duracell” është emri baterive të njohura të prodhuara nga kompania më të njëjtën emër me qendër në Nju Jork, por në botën e futbollit ai përbën “niknejmin” apo “nofkën” e futbollist çek Pavel Nedved, ish-lojtari i famshëm i Juventusit dhe fituesit të “Topit të artë” në vitin 2004 dhe një prej 125 futbollistëve më të mëdhenj që jetojnë të hartuar nga legjenda Pele (edhe ky emër përbën një nofkë) në vitin 2003. “Duracell” njihen si bateritë jetëgjata dhe krahasimi që i bëhet Nedved, një punëtori të palodhur të mesfushës dhe me një aftësi të jashtëzakonshme goditëse me të dy këmbët është shumë kuptimplotë.
“Magjistari”
Me nofkën “Bruja” (Magjistari apo shtrigu) njihet dy futbollistë argjentinas, atë e bir, që kanë të njëjtin emër: Huan Ramon Verón Veron (i ati) ka luajtur ne vitet 1960 me Estudiantes në Argjentinë dhe Panithanikos në Greqi (njihej për golat e tij nga pozicione të pabesueshme) dhe shpikësi i golit “biçikletë”. Djali i tij, Veron, ish- mesfushori i njohur i Çelsit dhe Interit, njihej për karakterin e tij të egër, por dhe për goditjet e fuqishme.
“Batman”
Heroi i filmave të animuar “Batman” (me 85 seri) i atribuohet në botën e futbollit sulmuesit serb Mateja Kezhman, ish-lojtarit të Partizanit të Beogradit, PSV Eindhoven dhe Çelsit, i cili luan aktualisht me klubin turk Fenerbahç. Sa hërë që Kezhman shënonte në “Philips Stadion” për Eindohovenin (81 gola) një kolonë zanore nga filmi i animuar buçiste në mikrofonat e stadiumit që shoqërohej me thirrjet e tifozëve “Kezhman, Batman”, që rimonte edhe për shkak të mbaresës –“man”.
“Kafsha”
Pseudonimi “The Animal” (Kafsha) është “pronësuar” nga futbollisti brazilian Edmundo Alves de Souza Neto (luajti për Brazilin në Kupën e Botës 1998), i njohur për temperamentin e tij krenar dhe të ashpër njëkohësisht, ku si pasojë ish-futbollisti i Palmeriars për shkak të ndërhyrjeve të tij ishte ndëshkuar më një numër të jashtëzakonshëm të kartonëve të kuq.
“Air France”
Kompania franceze e fluturimeve “Air France” është nuk i përket vetëm shtetit francez, por i “përket” edhe një prej basketbollistëve më të famshëm franceze Mikael Pietrus. “Agjenti Zero” nuk ka të bëjë me serialin që ka në epiqendër agjentin 007, por basketbollistin amerikan Gilbert Arenas. “Air Jordan” nuk është një kompani fluturimesh, por në shtyp dhe në jetën e përditshme përdoret për të përkufizuar me nofkën e avionit legjendën amerikane të NBA-së, basketbollistin Majkëll Xhordanit. “The Barber” (Berberi) i përket lojtarit amerikan të bejsbollit, Sal Maglie.
“Doktori”
Nofka “Doctor” (Doktori) u përket tre sportistëve të mëdhenj: futbollistit brazilian Sokrates, pilotit të garave me motorë, Valentino Rosit, por dhe një futbollisti nga Afrika e Jugut, Toefiklius Kumalo. Në fakt, nofka “Doktor”, i shkon shumë për shtat futbollistit Sokrates, i cili ishte edhe me profesion mjek (i diplomuar në fakultetin e mjekësisë Riberaio Preto), por dhe kishte marrë gradën e doktorit në filozofi. Sokrates, një prej futbollistëve më të mesfushës në historinë e futbollit, dallohej për inteligjencën e tij në fushën e lojës, por dhe të gjatësisë (192 cm), njihej për mjekrën e tij dhe në jetën e përditshme si një pirës i “rëndë” pijesh dhe duhani. “Doktori” tjetër është italiani i motorëve, Valentino Rosi, i cili ka fituar tetë tituj kampionë bote. “Doktor” Rosi, sipas revistës amerikane “Sports Illustrated” është sportisti i shtatë me më shumë të ardhura në botë dhe fitimet e tij vjetore kalojnë 30 milionë dollarë në vit. Ditët e fundit “Doktor” Rosi ka rënë pre e zyrtarëve të financave italian për një evazion fiskal që përllogaritet në 60 milionë euro, që në rast se do të rezultojë i vërtetë, do të konvertohej me shtatë vjet burg.
“Pirati”
“Il Pirata” (Pirati) është përcaktimi sportiv i një prej çiklistëve më të mëdhenj italianë, Marko Pantanit, i cili vdiq në një motel pas marrjes së një sasie overdoze të kokainës në vitin 2004. “Il Divin Codino” (Hyjnori) njihet një nga futbollistët më virtuzozë që ka nxjerrë Italia e futbollit, Roberto Baxho, fituesi i “Topit të artë” (1993) dhe “Lojtari më i mirë i FIFA” (1993) si dhe “Këpuca e artë” (1993). Baxho, i cili ka luajtur me Viçencën, Fiorentinën, Juventusin, Milanin dhe luajti edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë në Tiranë kur luante me Breshian, njihej edhe me pseudonimin “Bishtaleci”, për shkak të flokëve të lidhur si dhe “Budisti” për shkak të bindjeve të fetare me sfond budist.
“Gaforrja”
“The Crab” (Gaforrja) i përket futbollistit Rej Uilkins, që njihej edhe me nofkën “Butch” (Kasapi). Uilkisn ka luajtur për Mançester Junaitid, Çelsin, Milanin, Paris Sën Zhermenin dhe një numër të madh ekipesh të vogla. “God” (Zoti) është nofka e Alan Shirerit, futbollistit të njohur anglez të Njukasëllit, tashmë një prej ekspertëve të futbollit të BBC-së. Shirer gjatë karrierës së tij shënoi 422 gola për klubet për të cilat luajti dhe Kombëtaren anglezë dhe mban rekordin në Premier Ligë me 260 gola.
“Gjarpri”
“The Snake” (Gjarpri) i përket futbollistit të njohur francez Juri Xhorkaef, i cili ka luajtur si mesfushor sulmues dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të rrëshqiste midis lojtarëve kundërshtarë. Me nofkën “Sniffer” (Narkomani) njihet futbollisti anglez Alan Klark. Kur mund të kërkoni “The Steak” (Biftek) në një restorant në Itali, kamerieri (i cili mund të jetë një tifoz i Interit) do të buzëqeshë, pasi me këtë nofkë njihet edhe futbollisti brazilian, Adriano. Me pseudonimin “Boom boom” (Bum Bum), njihen tenisti gjerman Boris Beker dhe boksieri amerikan, Rej Mançini.
“Helikopteri”
Futbollisti nga Kili, Ivan Zamorano, njihet në ambientet e ngushta dhë në gjirin e tifozëve me pseudonimin “The Helicopter” (Helikopteri). Zamorano, një nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë Kili, ka luajtur për Seviljen, Realin e Madridit, Interin. Ivani njihej për festimet e tij kur vraponte në fushë duke tundur krahët në formën e një helikopteri. Johan Krujf, futbollisti i madh holandez ka disa nofka dhe për ta dalluar nga Johan Neskens, një tjetër futbollist i shqaer, thirrej “Johani I”. Ylli i Ajaksit njihej edhe me pseudonimin “El Salvador” (Shpëtimatri). “The Rock” (Shkëmbi) është pseudonimi i Marsel Desaji, kapitenit të Kombëtares franceze, lojtar i Marsejës, Çelsit, Milanit dhe klubeve arabe të Al-Garafit dhe Katarit. “Shkëmbi” fitoi me Francën Kampionatin Botëror (1998) dhe Kampionatin Evropian (2000).