Puset e injektimit të ujit të Bankersit shkatërrojnë mjedisin

0
148

KOmuna ZharrezSikurse është shkruar më parë, puset e injektimit të ujit në sektorin e naftës janë shkaktarë të mundshëm tërmetesh. Në vendet demokratike, si SHBA, në rastet kur ka dyshime për këto puse, kryhen hetime serioze. Nuk ndodh kështu në Shqipëri, ku bëhet një sy qorr e një vesh shurdh. Zharrëza e prekur rëndë nga tërmetet këto tre vjet është pikërisht vendndodhja e puseve të injektimit të ujit të Bankers Petroleum, dhe këto po shtohen, thekson, në një prononcim publik, Rita Strakosha, e EKO Lëvizjes.

Sipas përmbledhjes jo-teknike të VNM-së “Rruga dhe tubacioni për transportin e fluidit”, mars 2012, Bankersi ka të paktën 3 puse injektimi uji në Zharrëz, dhe planifikon ti shtojë. Qëllimi I VNM-së është të vlerësojë ndikimet në mjedis të rrjetit të tubacioneve që Bankers do të ndërtonte në sipërfaqe në funksion të puseve të injektimit të ujit, të vjetra dhe të reja. VNM-ja përshkruan dhe puset e injektimit të ujit. Kështu, ajo thotë:

“Një nga qëllimet e projektit është zgjerimi dhe përmirësimi i rrjetit të injektimit të ujit shtresor në puset pranë fshatit Zharrëz. Ashtu si paraqitet edhe në hartë, puset 2217-P, 5005 dhe 5050 janë puse ekzistuese. Pusi 2217-P është i vetëm në shesh dhe aty injektohet ujë.

Sheshet në të cilat gjenden përkatësisht puset 5005 dhe 5050 janë “vatra” me disa puse prodhimi nafte në secilin prej tyre. Në funksion të projektit, në sheshin e pusit 5005 do të shpohet një pus i ri (Pusi-1) për injektim uji si dhe do të ngrihet infrastruktura e përshtatshme për këtë qëllim (depozita, pompa, pajisje elektrike etj). E njëjta gjë do të bëhet edhe në sheshin e pusit 5050 – do të shpohet pusi-2. Suksesi i këtyre puseve – presionet e pranimit, sasia e ujit që injektohet etj., do të përcaktojë shpimin dhe kompletimin ose jo të puseve 3 dhe 4”.

Puset e reja (mund të jenë shpuar tashmë pas daljes së këtij raporti) do të shpohen në një thellësi ~2000 metër. Prezumojmë që dhe puset e vjetra janë në thellësi të ngjashme.

Cila është thellësia e tërmeteve të rëna në Zharrëz? Nga Instituti i Gjeofizikës ka pasur ndryshime në vlerësimin e thellësisë, ku sipas artikujve në media, thellësia tashmë vlerësohet të jetë 2-5 km.

Një ish-naftëtar në komentin e tij mbi tërmetet në Zharrëz na sjell të dhënat e marra nga një sit raportues i gjithë tërmeteve në botë. Siti psh. raporton një tërmet në fushën naftëmbajtëse të Marinzës në 17 qershor 2012. Thellësia? 2 km!

 

Region ALBANIA
Date time 2012-06-17 01:47:43.0 UTC
Location 40.72 N ; 19.70 E
Depth 2 km
Distancat prej Sofia 371 km JP (pop 1,152,556 ;
ora lokale 04:47:43.1 2012-06-17)
55 km SË Elbasan (pop 100,903 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
10 km V.P. Patos (pop 22,679 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
2 km S Roskovec (pop 6,657 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
Source parameters not yet revieëed by a seismologist
– ALBANIA – 2012 June 17, 01:47 UTC »
Magnitude: ML 2.9,
Region: ALBANIA, Date time: 2012-06-17 01:47:43.0 UTC, Location: 40.72 N; 19.70 E, Depth: 2 km.

 

Në VNM nuk përmendet asnjëherë fakti që puset e injektimit të ujit mund të shkaktojnë tërmete, megjithëse është shkruar në një kohë kur opinioni publik ishte sensibilizuar për problemin e tërmeteve në Zharrës. Të jetë padituri nga ana e specialistëve? Ndoshta. Nëse po, atëherë fshatarët e Zharrëzës janë më të ditur se inxhinierët tanë.

Sipas Ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, së shpejti do të ngrihet një grup hetimor për të hetuar tërmetet. Ky grup hetimor ka në dispozicion informacion të bollshëm për të kryer një hetim të thelluar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency