Mbahet festivali letrar “Deti i bardhë – Letërsitë përreth Mesdheut”

0
164

Letersite deri i bardheNë Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë, në datat 4-5 tetor, mbahet festivali letrar “Deti i bardhë – Letërsia përreth Mesdheut”. Nën moton “Evropa si hapësirë kujtese”, tetë shkrimtarë dhe shkrimtare nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Egjipti etj., do të diskutojnë për gjëra që i bashkojnë dhe i ndajnë përreth Mesdheut: Lindita Arapi, Khaled Al-Khamissi, Arian Leka, Luljeta Lleshanaku, Fatos Lubonja, Ilma Rakusa, Hans-Ulrich Treichel dhe Agron Tufa. Në qendër të diskutimeve dhe leximeve me autorët do të jetë trajtimi i kujtesës kolektive në letërsi: në ç’mënyrë përpunohen përvojat totalitare dhe si e gjejnë ato rrugën për t’u futur në kujtesën letrare në secilin nga këto vende? Festivali letrar “Deti i bardhë” organizohet nga dy institucionet gjermane Allianz Kulturstiftung dhe Literarisches Colloquium Berlin dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai vjen në Tiranë pas stacioneve të suksesshme në Berlin dhe Trieste. Aktiviteti do të përshëndetet nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si dhe do të moderohet nga tre profesionistë të fushës, Dhurata Shehri, Parid Teferiçi dhe Mimoza Hysa.