Gardiani i burgut të Peqinit arrestohet pasi kanosi të dashurën për shtatzëninë

0
171

Alban Backa mashtroi 29-vjeçaren për martesën

 

policia elbasanNjë efektiv i burgut të Peqinit u arrestua ditën e djeshme, pasi ka përndjekur dhe më pas ka kërcënuar me jetë të dashurën e tij, për shkak se kjo e fundit kishte shkuar të abortonte fëmijën nga marrëdhënia e paligjshme me 40-vjeçarin. Shtatzënia e padëshiruar është bërë shkak për një konflikt të krijuar mes 29-vjeçares dhe një 40-vjeçari, efektiv i burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, Alban Backa, banues në Kamëz, Tiranë. Sipas 29-vjeçares, infermiere në spitalin e Elbasanit, vendimi për të abortuar fëmijën erdhi pasi ajo morri vesh se 40-vjeçari Alban Backa e kishte gënjyer, duke i thënë se ishte beqar, ndërkohë që ishte i martuar. Por për 40-vjeçarin ky lajm, me sa duket, nuk ka qenë i mirë, pasi mëngjesin e djeshëm ai ka shkuar në spitalin e Patologjisë në repartin e Dializës në Elbasan, ka thyer xhamin e njërës prej dyerve e më pas ka shkuar në dhomën e infermierisë ku ndodhej 28-vjeçarja me inicialet B. M., duke e kërcënuar me jetë. Sipas denoncimit të 29-vjeçares, Alban Backa e ka përndjekur dhe ka kërcënuar vazhdimisht me jetë, atë dhe familjen e saj. Policia e Elbasanit ka arrestuar policin e burgut i cili akuzohet për disa vepra penale, përndjekje, kanosje, shkatërrim prone, si dhe prishje rendi dhe të qetësisë publike. Aktualisht ai ndodhet në paraburgimin e Elbasanit, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme është marrë në pyetje, shtetasja me inicialet B. M., ku dhe ka treguar të gjithë historinë e marrëdhënies së saj me efektivin e burgut të sigurisë së lartë.