Naxhi Shensoi trajner i ri i Kukësit

Pas dorëheqjes se Cungut, Kukësi ka gjetur zëvendësin e tij. Naxhi Shensoi është trajneri i ri i Kukësit. Pas shkarkimit presidenti Safet Gjici ka zgjedhur si drejtues të skuadrës ish-trajnerin e Bylisit, ndaj të cilit është vendosur objektivi për të dalë kampion. Ndërkohë, vetë Shensoi shprehet i kënaqur për aventurën e re, duke pranuar sfidën që ka përpara dhe e sheh më se të arritshëm objektivin e vendosur nga presidenca e Kukësit. Gjatë drejtimit të Kukësit ish-trajneri Cungu ka qëndruar nën hijen e drejtorit sportiv Starova, fakt që nuk duket shqetësues për trajnerin e ri. Sfida e parë e Shensoit në drejtimin e Kukësit do të jetë në “Adush Muça” përballë Bylisit, një sfidë e vështirë kundër ish-skuadrës së tij. Për momentin Kukësi gjendet në vendin e 8 në klasifikim me 7 pikë, 5 pikë larg Teutës së vendit të parë.

Vllaznia bie ndaj Skënderbeut në Shkodër

Kërko