Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj është bërë shumë ‘aktive’ sa i përket jetës sentimentale. Në momentin kur po përflitej se ajo i ka dhënë një shans të dytë lidhjes me ish-të dashurin Shpat Kasapi, ajo është kapur mat nën shoqërinë e këngëtarit turk, Bulent Serttas. Sipas mediave Afërdita me Bulentin shihen shumë të afërt me njërin tjetrin. Është vështirë që kjo afërsi të cilësohet si miqësi. Për më shumë, Afërdita është protagoniste në njërin nga klipet e këngëtarit Bulent, këngë kjo që mban titullin “Ikimizde Bilemedik” e që është publikuar muaj më parë. Jeta private e Afërdita Dreshaj ka qenë shumë e përfolur këtë vit. Pasi u kap në shoqërinë e aktorit Leonardo Di Caprio gjë që bëri bujë edhe në mediat e huaja, ajo i ka dha fund lidhjes së gjatë me këngëtarin Shpat Kasapi.