Justin Bieber viziton murin kinez në kurriz të truprojave

0
166

Justin BiberjpgAtëherë kur mendonim që mund të shijonim një javë pa asnjë lajm nga Justin Bieber, mbërrin një foto e adoleshentit më të pëlqyer/urryer në botë, që e rikthen atë në qendër të medias dhe rrjeteve sociale e forumeve të ndryshme në internet. Adoleshenti kanadez vazhdon turin e tij muzikor në Azi dhe gjatë pushimeve ka përfituar nga rasti për të vizituar Murin e Madh Kinez. Pikërisht në këtë udhëtim, ai ka thyer njërin prej rregullave më të shenjta të vizitorëve të kësaj kryevepre njerëzore…nuk ka ngjitur me këmbët e tij shkallët e këtij muri, por ka shfrytëzuar truprojat e tij. Dy prej këtyre të fundit, kanë mbajtur mbi shpinë Bieber, ndërsa ky i fundit kalonte kohën duke u marrë me telefonin e tij. Fotoja u publikua fillimisht në faqen “BelieveTourUpdates”, që mban të përditësuar adhuruesit e këngëtarit me gjithçka rreth koncerteve të tij. Kaq mjaftoi që ajo të shpërndahej në internet dhe të nisnin shakatë mbi të. Komentues nga Kanadaja “iu përgjëruan” Shteteve të Bashkuara, ku Bieber mori famë, që ta adoptojnë atë, ndërsa nuk munguan as kritikat dhe komentet tallëse nga mediat kineze. Në fillim të turit, këngëtari i shumëpërfolur Justin Bieber ka thënë se do të zhvillojë një koncert në hapësirë. Bieber është ndër të parët këngëtarë që ka shprehur këtë dëshirë të pazakontë. Këngëtari, i cili është i pëlqyer më së shumti nga adoleshentët, ka shkruajtur në rrjetin social: “Dua të zhvilloj një koncert në hapësirë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency