Mjekësia drejt falimentimit, nuk paguhen pedagogët

0
139

spitaletFakulteti i Mjekësisë në Tiranë rrezikon falimentimin. Shkak për këtë është arka e fakultetit, e cila nuk ka asnjë para, madje as për të dhënë rrogat e pedagogëve. Ka disa muaj që pedagogët nuk marrin pagë mujore dhe investimet janë ndërpre në të gjitha fushat. Këto deklarata vijnë nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, i cili akuzon rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, i cili ka shpërdoruar fondet dhe se po vepron në shkelje të ligjit të arsimit të lartë. “Të ardhurat e Fakultetit të Mjekësisë që vijnë nga tarifat e regjistrimit të studentëve, specializantëve fatkeqësisht janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pa mendim të dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Këshillit të Fakultetit në mënyrë të paligjshme nga ana e elektoratit mjekësor. Kjo ka krijuar një situatë mund të themi që e çon fakultetin në prag falimenti. Të fillosh që në qershor-korrik të paguash pagat e pedagogëve dhe të gjithë stafit me të ardhurat e tua, ne na ka vënë në vështirësi të tilla që sot ne nuk paguajmë mbi 180 pedagogë part-time të jashtëm. Ne sot kemi afër 600 mijë lekë të reja në arkën tonë”, – tha Bajram Hysa, dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Ndërkaq dekani Hysa ka përforcuar deklaratën e disa ditë më parë se nuk do të pranojë asnjë pedagog pa konkurs, pavarësisht se dosjet e tyre janë depozituar dhe se ata tashmë duhet të punësohen në bazë të vendimit të qeverisë së mëparshme. Situata financiare e këtij fakulteti është tepër e vështirë në prag të fillimit të vitit të ri akademik, duke e çuar këtë institucion arsimor drejt falimentimit. Jo vetëm që nuk po flitet për investime, por shumica e pedagogëve vazhdojnë të mos paguhen për muaj të tërë. Këto deklarata vijnë nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa i cili akuzon rektoratin e Universitetit të Mjekësisë i cili ka shpërdoruar fondet dhe se po vepron në shkelje të ligjit të arsimit të lartë.

 

Qyteti Studenti, nis prishja e shtesave dhe lokaleve pa leje

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Policia e Rendit kane shtrire aksionin për lirimin e hapësirave publike në Qytetin Studenti. Ata kane hequr tavolinat e karriget dhe kanë çmontuar tendat në disa prej bareve. Ndërkohë që puna do të vazhdojë në zgjidhjen e kontratave me subjektet private të cilët operojnë në këto ambiente. Aksioni vjen pas vendimit të marrë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për anulimin e të gjitha kontratave të qirasë, të lidhura me subjektet dhe lirimin e territoreve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Qytetin Studenti. Në zonën e Qytetit Studenti prej vitesh kanë lulëzuar ndërtimet pa leje. Në ditët e ardhshme pritet prishja e dy lokaleve një afër sheshit “Demokracia” dhe tjetri pranë godinës nr. 1. Të dy këto lokale janë ndërtuar në dy vitet e fundit dhe investimet kapin vlerën e mijëra eurove.