7 arsye pse duhet të lexosh libër

0
211

Fq3Të gjithëve na pëlqen të shikojmë TV dhe filma, por njëra nga arsyet më të mira të leximit të librit është se ju përdorni imagjinatën tuaj për të përshkruar karakteret dhe gjërat që i rrethojnë. Duke falënderuar autorin e librit ju keni vetëm disa përshkrime të karaktereve, por mendimet dhe perceptimet tuaja krijojnë ambientin dhe lojtarët kyç të tjerë në historinë. Pa marrë parasysh se sa i ri apo vjetër je, është gjithnjë e rëndësishme të kesh imagjinata aktive dhe leximi i ndonjë libri interesant është rrugë e sigurt për ta stimuluar mendjen tuaj!

Ofron ikje

Nëse je duke kaluar në situatë të vështirë, ke një ditë të keqe apo ndihesh depresiv, të humbësh mendjen në një libër është një mënyrë e mirë e largimit të mendjes nga telashet për pak kohë. Kjo ndodh për shkak se fokusohesh në krijimin e rrethanave dhe karaktereve në libër dhe për një moment harron telashet që të preokupojnë. Është interesante se nëse shikon TV-në, kjo nuk funksionon, por kur lexon libër shumë lehtë humbësh në të dhe mendja lirohet nga të gjitha telashet përveç historisë që lexohet në libër.

 

Informacion

E dimë që interneti e bën të lehtë të gjejmë informatat që dëshirojmë, por duhet të themi se gjërat që i mësojmë duke lexuar një libër kanë mbetur me ne (në memorie) për vite të tëra, jo sikur ato që kemi mësuar nga interneti kurdo që na duhet të mësojmë diçka. Edhe pse nuk do të ndalemi së kërkuari informacione të reja online, prapë se prapë e dimë që informacioni do të mbetet më gjatë në mendjen tonë nëse lexojmë një libër.

 

Pasuron fjalorin  

Ata që lexojnë rregullisht zakonisht kanë fjalor më të pasur sesa ata që rrallë lexojnë. Kështu që po qe se në të ardhmen ëndërron të bëhesh shkrimtar apo folës publik (të dalësh shpesh para publikut), thesari i fjalorit tuaj është shumë i rëndësishëm të jetë i pasur. E për ta pasuruar fjalorin duhet të lexosh, se vetëm kështu arrin të mësosh fjalë dhe shprehje të reja. Sigurisht ju ka ndodhur të hasni në fjalë që nuk e keni dëgjuar më parë, por konteksti i fjalisë ju ndihmon ta kuptoni domethënien e fjalës së panjohur dhe kështu fillon ta përdoresh në biseda të përditshme.

 

Librat shpesh janë më të mirë sesa filmat që bëhen bazuar në ta           

Ka përjashtime në këtë, por shumica e librave janë gjithnjë më të mirë se sa filmi që bëhet bazuar në to. Kjo për shkak se filmi ka 2 ose më së shumti 3 orë për të treguar tërë ngjarjen. Ndërsa libri është shumë më i gjatë dhe ka mundësi të përshkruajë shumë më shumë detaje dhe zhvillimet të situatave dhe karaktereve.

 

Heshtje

Ti mund të lexosh gati çdo vend pa penguar dikë tjetër rreth teje. Mund të lexosh në shtrat pa e zgjuar këdo tjetër që ke aty; mund të lexosh në transportues publik, autobus, tramvaj, tren dhe aeroplan… Leximi është mënyrë e mirë e kalimit të kohës pa e penguar dikë tjetër.

Inkurajon të tjerët

Nëse je nënë, motër, hallë, teze, kushëri, shok apo mësues, kur lexoni, dikush tjetër është duke vëzhguar gjithçka që po bëni. Nëse ju shohin se po lexoni kjo do t’i inkurajojë ata që ta bëjnë të njëjtën gjë. Leximi ka aftësi të hapë shumë rrugë dhe sot shumë fëmijë të vegjël dhe të rritur nuk inkurajohen aq sa duhet për të lexuar për kënaqësi dhe mendojnë se leximi është thjesht për detyrë shtëpie dhe diçka që kërkohet detyrimisht nga ta. Duke lexuar ju tregoni se leximi është kënaqësi e kështu mund ti bësh ta fikin TV-në dhe të lexon pak më shumë. Leximi është formë argëtimi që shpesh anashkalohet. Në asnjë mënyrë nuk po sugjerojmë se duhet ta fikni tv-në përgjithmonë e të mos shikoni më filma. Duam vetëm t’u themi që duhet të lexojmë më shumë libra për ta ringjallur imagjinatën. Çfarë janë arsyet e juaja për të lexuar, cilat nga këto që përmendëm të pëlqejnë?