“Femme Fatale”, zgjedhja e Gucci-t për vjeshtë-dimër 2013-2014

0
155

Gruaja Gucci të nënshtron me feminilitetin e saj të rrezikshëm. Ajo është ende seksi i hekurt – personifikimi i disiplinës së saj ndërthurur me veset e femrës fatale. Frida Giannini, drejtor kreativ i Gucci, prezantoi një linjë elegante dhe seksi në sfilatën e dimrit 2013-14; kostume ekzotike lëkure dhe pantallona të gjera të lëkurës, kombinime ku binin në sy golfet dhe xhaketat e shtrënguara. Modelet ishin dekoruar me pupla në shpatull dhe poshtë supeve sa dukeshin si krijesa misterioze jashtëtokësore. Sidomos u pëlqye V-ja e thellë e fustaneve në ngjyrë jargavani dhe benzinë që të sillnin në mendje heroinat e Hitchcock.

02-Gucci-Autunno-Inverno-2013-2014

 

Makijazhi i viteve ‘20, përsëri në modë

Filmi “Getsbi i mrekullueshëm” i Baz Luhrmann-it riktheu në modë makijazhin e viteve ‘20. Veshjet tërheqëse dhe kërcimet e çmendura të asaj epoke janë sinonim i glamour-it dhe festës. Një tendencë që ka pushtuar botën e modës, gjë që e dëshmojnë edhe sfilatat e kohëve të fundit të krijuesve të mëdhenj të modës.

Buzë të mishta

Buzëkuqi i kuq është një tendencë e paevitueshme e epokës. Mendoni për nuancat e luleshtrydhes, rozë, të kumbullës apo portokalli dhe zgjidhni ngjyra të gjalla të viteve ’20! Zbehini pak me një shami të vendosur mes dy buzëve!

Një shikim i karbontë

Syri “i tymosur” ka përshkuar shekujt duke vazhduar të mbetet edhe sot e kësaj dite një domosdoshmëri e festave. Gratë e viteve ‘20 lyenin me karbon përreth syve, për t’i dhënë intensitet shikimit të tyre. Sot gjërat janë thjeshtuar, pasi ky model mund të shihet kudo.

Mollëza të kuqe

Nëse sot në modë janë nuancat ‘nudo’, në vitet ‘20, gratë preferonin mollëzat e kuqe dhe të dala. Ato kishin për tendencë t’i pickonin faqet në vend të make-up-it, një teknikë kjo që përdoret ende sot.