Në këto fotografi mund të duket se ka sheqerka shumë ngjyrëshe apo rruaza- por në fakt, ky është misër special. Misri i ashtuquajtur “Glass Gem” ishte zhvilluar nga një fermer amerikan, i cili vërejti ngjyrën e pazakonshme të misrit dhe vendosi që ta kultivojë atë. Drithi ka origjinën nga Oklahoma, ku fermeri Carl Barnes kishte idenë që të krijonte misrin shumë ngjyrësh. Deri sa vitet kalonin, ai arriti të prodhojë shumë ngjyra në një tramak të misrit. Tani ky produkt unik është duke u shitur online, pasi fermeri dëshiron që edhe të tjerët të kultivojnë këtë lloj të misrit.