Njeriu i majave të Alpeve të Shqipërisë

0
377

Speciale/ Nuredin Seci, një jetë kushtuar alpinizmit

 

 

Mjeshtri i merituar i Sportit” sportisti nga Tropoja, Nuredin Seci, mbushi 60 vjet, ne mesin e ketyre viteve kohen me vitale ia kushtoi alpinizmit dhe zhvillimit te sporteve ne Tropoje…

 

Nuredin SeciSporti i alpinizmit eshte nje sport relativisht i ri, krahasuar me sportet qe vijne qe nga antikiteti. Alpinizmi fillimet i ka si sport amator, me kohe disiplinohet duke u shnderruar ne nje sport te vertete aty nga shekulli i 19-te, kryesisht me pasionin dhe shtysen e ngjitesve te apasionuar angleze. Ngjitja ne majat ku nuk kishte mundur te ngjitej çdokush, ky ishte motivi i ketij sporti dhe ngjitesit nga Anglia zgjodhen Alpet zviceriane si terrenin me te pershtatshem ne Evrope per te realizuar ambiciet e veta. Nga ajo kohe ky sport u rrit, u zhvillua duke u shnderruar ne nje disipline sportive e cila sot njihet nga Komiteti Boteror Olimpik si nje nga organizmat perberes te ketij Komiteti, me 76 vende te botes si anetare e me 88 anetare te regjistruar.

U be sport popullor sot anembane botes, mberriti edhe ne Shqiperi. Ne vendin tone ky sport ka terren shumë të favorshem, Alpet shqiptare, sa për kuriozitet, kanë 13 maja mbi 2500 metra lartësi ne mbare territorin e vendit, gje e cila eshte nje dhurate e rralle per te apasiounuarit e ngjitjes. Ndoshta i pari njeri qe permendet ne histori si ngjites dhe mates i majave te Alpeve tona duhet permendur Franz Baron von Nopca (1877-1933), austro-hungarezi, miku i madh i shqiptareve, i cili edhe beri matjen e Majes se Jezerces duke treguar se eshte maja me e larte e Alpeve.

Aktivitete amatore jane regjistruar qe pas Pavaresise, ndersa ne vitet ‘30 vlen te permendet perkushtimi i prof. Ahmet Gashit, i cili ngjiti majat e maleve shqiptare kur beri matjet e majave per tekstin e pare te gjeografise shkollore shqiptare. Nje perhapje te gjere ky sport njeh mbas viteve ‘50, me 1956 ne Theth eshte znvilluar zbori i pare ne rang kombetar nen drejtim e mjeshtrave te sportit Luigj Shala dhe Minella Kapo. Ato vite ky sport u rrit fale mjeshtrave te ketij sporti, si Aleksander Bojaxhi, Kozma Grillo, Taxhedin Shehu, Azem Hyka etj., u arrit te krijohej nje tradite qe kulmin e njohu ne vitet ‘70, kur vendi kishte 22 ekipe te afirmuara ne shkalle vendi…

Kur jemi te ky sport dhe origjina e tij, ne fakt ne nuk mund te rrime pa permendur se ngjitja e Alpeve nuk ishte gje e re per traditen tone. Malesoret tane gjate shekujve ishin perballe me ashpersine e Alpeve shqiptare, ata vete jeten e kishin siguruar ne perballje me bjeshket.

Por ajo perballje ka qene nje me shume nje lufte per mbijetese sesa sport.

Bjeshket e Alpeve tona shqiptare kane qene nga burimet kryesore jetesore, sepse neper ato bjeshke cdo vere dilnin e veronin me bageti, duke qene se blegtoria ishte edhe zeja kryesore e atyre aneve…

Shekuj me radhe malesoret e kishin siguruar jetesen duke zbutur ashpersine e atyre bjeshkeve, veres duke gjetur shtigje per te mberritur kullotat me te mira e dimrave per te mos mbetur te izoluar e shkeputur nga njeri-tjetri, nga pjesa tjeter e vendit. Pra jeta e tyre ishte nje marredhenie e panderprere me bjeshket, me zoterimin e Alpeve. Kujtojme ketu lajmesit qe permenden ne Kanun, ata qe sillnin lajmet ne raste dasmash, mortesh, lindjesh e mbi te gjitha, ne raste lufterash qe per fat te keq qene te shpeshta shekujve. Lajmetaret qe kane qene ndoshta te paret alpiniste te bjeshkeve shqiptare sepse per t’iu shmangur pritave te hasmit duhej te kalonin shtigjeve me te veshtira per te percjelle sa me shpejt kumtin, per te dhene sa me shpejt kushtrimin e luftes, lajmin e gezuar te lindjes se djalit, te dasmes ose edhe lajmin mortor… Dashuria per ngjitjet neper bjeshke kultivohej kullave legjendare ne rrefimet e odave te burrave, ne kuvendet e te mocmeve ku permendeshin e levdoheshin me nderim ata malesore qe me pak mundesi kishin kapluar maja, kishin kaluar shtigje te thepisura. Ne dimrat e ashper ata ne kembe mbanin vetem rrathet e bores, mjete popullore qe ndihmonin ecjen mbi bore, nje stermundim sizifian sepse duheshin sfiduar dimra te rrezikshem me borera te medha e plot ortiqe. Ne nje mjedis te tille ky sporti i alpinizmit do gjente menjehere truall pjellor edhe ashtu ndodhi vertet. Fakti qe zonat e Alpeve shqiptare ngriten ekipe alpinizmi qe per vite me rradhe mbajten gjalle kete sport ishte deshmi e kesaj. Menjehere lulezuan ekipe ne rrethet e Alpeve te veriut, “Vllaznia” ne Shkoder, “Korabi” ne Diber, “Perparimi” ne Kukes e “Valbona” ne Tropoje.

Nder keto ekipe spikasin mjeshtra si Nuredin Seci, Gezim Uruçi, Qemal Biçaku, Eduard Sheldia, Kujtim Onuzi, Ilir Tapia, Shkelqim Mema (Guxho), Raif Hila, Gezim Laçi etj.

Nje ekip qe do te mbahej mend gjate ishte “Valbona” e Tropojes, ku spikat emri i Nuredin Secit, si nje sportist dhe organizator i rralle qe i dha tonin ketij ekipi te ri duke arritur te identifikohej me ate ekip. Arriti te ndertonte nje ekip qe me perkushtimin dhe sukseset u be me emer ne kete sport ne mbare vendin. Ne ekip ishin pjesetare e duhen permendur me respekt sportistet Hazir Malaj, Hajdar Hasa, Rrustem Kurtzmajlaj, Murat Seci, Isuf Milushi, Kujtim Matoshi, Vladimir Yma, Ibish Doci etj…

KARRIERA SPORTIVE …

Sivjet, Nuredin Seci, sportisti qe iu perkushtua as shume ketij sporti, mbushi 60 vjeç e ne nderim te karrieres se tij morem shkas per kete shkrim… Nuredin Seci u lind ne fshatin Markaj, Tropoje, me 15 shkurt 1953. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme ne Shkoder, ne Shkollen e Mesme Profesionale, Dega Elektrike. Nuredini ishte lindur ne Markaj, ne lagjen e bukur te Secit, qe shtrihet rreze pllajave qe shkojne perpjete deri ne Majen e Hekurave.

Do rriste shtatin bjeshkeve te vendlindjes se tij ku veronte çdo vere, ne Bisheve, Rudine, Lugu i Kaut, Liqeni i Ponareve apo Lugu i Thive. Dashuria per ato bjeshke do ngulitej ne qenien e tij, do ta formonte femijerine e vet atyre lendinave plot lule bjeshke, duke rendur pas dhive te egra ne kerkim te foleve te thellenzave. Qe femije kishte qene i shkathet i papertuar, kureshtar e guximtar qe te ngjitej monopateve, brinjave te thepisura. Gjithe kohes ne preherin e Alpeve Shqiptare ai do lidhej me ato bjeshke, prandaj nuk qe rastesi lidhja e tij e menjehershme me sportin e bukur te alpinizmit, ishte nje thirrje gjenetike qe vlonte ne gjakun e tij si malesor i Malesise se Gjakoves si njihet tradicionalisht rrethi i Tropojes!

Lidhja me alpinizem vertet ishte ne gjak, por ngritja ne lartesine e niveleve te sportit ishte tjeter gje edhe Nuredin Seci eshte nder pioneret e ketij sporti ne Tropoje qe me aktivitetin e vet sportiv e ngriti ne nivel institucional kete sport ne Tropoje duke e bere te niihet ne mbare vendin. Puna dhe perkushtimi i Nuredinit beri qe ekipi te njihej nga Federata e sportit dhe te pranohet ne aktivitete kombetare. U arrit qe ekipi i alpinizmit “Valbona” te njihet ne gjithe Shqiperi e me gjere ne Ballkan! Merita e shnderrimit ne tradite te ketij sporti ne Tropoje i takon pikerisht ketij Mjeshtri te Merituar te Sportit, i cili ne plot kuptimin e fjales e institucionaizoi si sport alpinizmin ne Tropoje. Mund te thote ndokush qe malesoret gjithe jeten kane qene ngjite bjeshkeve e shtigjeve, ashtu eshte, por si i thone asaj shprehjes “Eshte tjeter gje te interpretosh muziken me partiture e tjeter gje ta interpretosh me vesh!’…

Shkollen e mesme e ka kryer ne Shkoder, ndersa studimet e larta i ka perfunduar ne Institutin e Larte te Kultures Fizike dhe ne Fakultetin Ekonomik. Pikerisht ne shkollen e mesme ne Shkoder i riu energjik Nuredin Seci do njihej me sportin e disiplinuar te alpinizmit, sport me te cilin do lidhej perjete duke u shnderruar ne pasionin e jetes se tij. Qe ne fillim me shtysen dhe perkrahjen e sportisti shkodran, Vildan Tufi aktivizohet me te rinjte e ekipit “Vllaznia” te Shkodres ne moshen 15-vjecare. Ne datat 25-27 nentor te vitit 1968 realizon ngjitjen e pare te karrieres se vet ne Majen e Veleçikut nen drejtimin e trajnerit shkodran Burhan Kurti. Ky aktivitet do mbahej ne prag te festimeve per nder te 28-29 nentorit te atij viti. Ishte nje sprove per te riun 15 vjeçar qe e kaloi suksesshem, pasi pavaresisht moshes se re bashke me te rinjte e tjere realizuan pushtimin e majes me sukses! Ne ne datat 20-24 vitin 1969 qershor zhvilluan nje aktivitet lokal me me te rinj te ndermarrjeve te Shkodres dhe me studente te Institutit Pedagogjike Shkoder ne drejtimin e pedagogut te Institutit Vildan Tufin, tranjerin e moshave Gani Kurtin, mesuesin e edukimit fizik Gjon Simoni etj. Ketu per here te pare fillojne e mesojne teknikat e para te kacavjerrjeve ne shkembinj me litare e baze materiale. Prej asaj kohe vazhdimisht nen drejtimin e tranjerve te “Vllazinise” zhvillojne aktivitete lokale ne Razem, ne Thethe e Tamare.

Mbas mbarimit te shkolles kthehet ne Tropoje dhe nis aktivitetin me ekipin e te rriturve “Valbona”, aktivitetin e pare me kete ekip e mbajne ne vitin 1973 ne 14 -26 dhjetor ne traverse Gramshe-Skrapar-Vithkuq-Korçe duke u ngjitur ne shtate maja te ndryshme pese maja te Tomorrit duke perfshi edhe Cuken partizane, Majen e Zaloshnjes ne Skrapare dhe Majen e Ostrovices ne Vithkuq Korçe. Me kete aktivitet mori rruge edhe jeta sportive e Nuredinit me ekipet e te rriturve, kete aktivitet e drejtonin Mjeshtrat e Sportit Vangjel Melengu e Taçedin Shehu. Per Nuredin Secin shkruajne gazeta e sportit te asaj kohe duke e levduar per forcen dhe talentin qe tregon ne kete aktivitet, sidomose per ngjitjen ne Majen e Cukes “Partizane” maja me e larte e Tomorrit ne nje kohe shume te veshtire me ere e me debore ku ne disa raste behet edhe shpetimtar i grupit fale pergatitjes se larte fizike. Ne kete aktivitet nga Tropoja marrin pjese kater alpiniste nga “Valbona”, Hajdar Hasa si trajner, sportistet Nuredin Seci, Rexhep Neza, Petrit Doçi, duke e shenuar emrin e ekipit ne historine e ketij sporti ne rang kombetar.

Ne kete aktivitet ishte per tu shenuar se ne ngjitjen ne Majen e Radohimes komandati i ngjitjeve Taçedin Shehu cakton Nuredin Secin e “Valbones”, Gezim Uruçin e “Vllaznise” dhe Qemal Biçakun e “Labinotit”per ta ngjitur Majen e Radohimes nje nga majet me te veshtira te kesaje zone dhe ne fakt nje nga me te veshtirat ne Ballkan. Keta tre sportiste i hyjne shtegut me te veshtire, duke realizuar nje nga ngjitjet me te veshtira ne krejt historine e alpinizmit shqiptar. Ndersa ne dimroret e Janarit te vitit 1979 ne Qafe te Pejes Theth u zhvillua aktiviteti me i veshtire me sportiste te kategorise se pare, gjithsej 24 alpinist te klubeve “Partizani”, “17 Nentori” te Tiranes “Flamurtari” i Vlores, “Vllazina” e Shkodres “Skenderbeu” i Korçes “Korabi,, i Peshkopise “Tomorri” i Beratit “Labinoti” Elbasanit, “Valbona” e Tropojes. Merrnin pjese Mjeshtrat e Merituar te Sportit Kozma Grillo e Aleksander Bojaxhiu e Taçedin Shehu ku u realizuan ngjitje shume te veshtira ne nje kohe me bore dhe mjegull, por programi u realizua me pushtimin e majave dhe Nuredin Seci ishte nje ma te dalluarit e ketij aktivitet duke realizuar tete ngjitje te veshtersive te larta si Majat e Malsore, Shnikut, Prozhmit, e Papllukes. Pastaj per vite me radhe pasojne ngjitjet e dimeroreve dhe veroreve neper maja dhe kreshta Alpesh, lista e ngjitjeve te Nuredin Secit eshte e gjate, vite e vite me radhe neper gjithe Shqiperine, nga Veriu ne Jug. Per t’u shenuar jane edhe pjesemarrjet ne aktivitetet ballkanike si ngjitjet ne malet e Sharrit dhe Korabit nga ana e Maqedonise. Per arritjet ne karrieren e tij sportive merr titullin “Kandidat Mjeshter” ne vitin 1979, “Mjeshter Sporti”ne vitin 1982 ndersa ne vitin 1985 shpallet “Mjeshter i Merituar i Sportit”…

Edhe pas terheqjes nga sporti Nuredin Seci ndoqi pasionin per sportin. Ne vitin 1987 duke njohur arritjet dhe sukseset e tij ne sportin e alpinizmit, ne aktivitetet kombetare e nderkombetare emerohet shef i klubit sportiv “Valbona”. Kur merr drejtimin e klubit me perjashtim te alpinizmit te gjitha sportet tjera ishin ne kategorine e dyte ose te trete. Brenda dy viteve fale perkushtimit te Nuredinit, ne kategorine e pare u ngjiten 25 ekipe te ndryshme si basketboll te rriture, te rinj, per femije, mundje e lire, te rriture, te rinj per femije volejboll, vajza radio-amatorizem, shah etj. Brenda kesaj periudhe edhe si klube u renditen nder 16 klubet ma te mira ne Shqiperi tashme ne kategorine e pare. Ne kete periudhe Nuredini si pak kush do i perkushtohej zhvillimit te sporteve ne vendlindjen e tij Tropoje, me deshiren per te mbajte gjalle sportet atje, qe edhe brezat e rinj te kishin po ato mundesi qe ai vete kishte pasur ne fillimet e veta…

 

SPORTIS NE NJU JORK

Kenga dhe vallja shqiptare ushtonin ne lokalin “Wastwood Manor” ne Bronz, Nju Jork me date 24 shkurt 2013, ku per kenaqesine e te pranishmeve kendonte Gezim Nika, artisti me emer ne mbare viset shqiptar. Ishin mbledhur aty shume shqiptare qe prej vitesh jetojne ne Amerike. Mbremjet ne kete lokal nuk jane te rralla, shqiptaret e Nju Jorkut mblidhen shpesh ne festa e raste familjare por ajo qe binte ne sy ne kete rast ishte prania e shume ish-sportisteve te njohur si dhe intelektualeve nga disa rrethe te vendit…Te gjithe mbledhur aty per te nderuar sportistin nga Tropoja, Nuredin Seci ne 60 vjetorin e lindjes, per te nderuar ate karriere te pasur, gjithe ato vite me kushtuar kete sportit. Gjithe ai kontribut, gjithe ajo pune dhe arritje ne drejtimin e klubit sportive “Valbona” kishin mbledhe shume ish-sportiste, kolege qe sot jetojne ne USA si dhe plot te aferm, miq e dashamire. Ish-sportiste kolege si alpinisti Rait Hila, sportistet tropojane ish-basketbollistet Agim Metaliaj, Sokol Hajredinaj, ish-futbollistet Albert Paci, Bislim Nezaj, ish-arbitri sportiv Istref Rexhmataj, ish-volejbollistja Aferdita Metaliaj-Kortoci, sollen kujtime nga koha kur kishin njohur Nuredinin. Nje jete kushtuar alpinizmit, nje jete kushtuar sportive po e gjente respektin dhe vleresimin edhe ne Amerike, ashtu si mund ta gjeje kudo qe jetojne malesore nga Tropoja, miq e kolege te tij nga Shqiperia. Te gjithe duke shprehur vleresim per arritjet e Nuredinit si sportist dhe per kontributin e tij ne zhvillimin e sporteve ne Tropoje.

Ilir Seci

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency