Kriza ekonomike godet emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi, nuk rinovojnë lejet e qëndrimit

0
156

 

Sipas të dhënave, në Itali rreth 25% e emigrantëve nuk i kanë rinovuar lejet e qëndrimit, ndërsa në Greqi kjo shifër është më e lartë, rreth 35%

lajme-emigraaaa_671237645Krizën ekonomike e kanë ndier të parët emigrantët shqiptarë. Duke qenë se pjesa më e madhe e tyre jetojnë në dy nga vendet ku kriza është ndier në çdo sektor, normalisht janë prekur dhe emigrantët shqiptarë. Sipas të dhënave, në Itali rreth 25% e emigrantëve nuk i kanë rinovuar lejet e qëndrimit, ndërsa në Greqi kjo shifër është më e lartë, rreth 35%. Të huajt në Itali përbëjnë 13% të të punësuarve. Rezidentët shqiptarë në Itali janë 497.761 persona. Lejet e reja të qëndrimit lëshuar shqiptarëve kanë qenë rreth 19 mijë gjatë vitit të shkuar, kundrejt 25.006 të vitit 2011 apo 48.330 të vitit 2010 Sipas bilancit të fundit demografik, janë 4.387.721 të huajt rezidentë në Itali, përbëjnë 7,3% të popullsisë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit numri i të huajve është rritur me 11% në vit, me një rritje të përgjithshme prej thuajse 3 milionë personash. Thuajse dy të tretat e të huajve jetojnë në Italinë e veriut, kryesisht në Lombardi, ku përqendrohet 23,4% e të huajve dhe ku përbëjnë 10,5% të popullsisë. Në të kundërt, në Jug të vendit jetojnë vetëm 615 mijë të huaj dhe përbëjnë më pak se 3% të popullsisë.

Statistikat

Edhe në vitin 2012 konfirmohen pasojat negative të krizës ekonomike mbi flukset e imigrantëve, që për të parën herë u vërejtën gjatë vitit të shkuar. Lejeqëndrimet e reja për jokomunitarë të lëshuara gjatë vitit të shkuar kanë qenë 246.760, 25% më pak se në vitin 2011 dhe 58% më pak se në 2010-ën (në vitet pararendëse, 2008, 2009, 2010, numri i lejeve të reja të qëndrimit ishte mbi 500 mijë). Reduktimi i lejeve të qëndrimit vjen, në pjesën më të madhe, për shkak të rënies së numrit të lejeve të qëndrimit të lëshuara për motive pune. Numri i këtyre është reduktuar me 81,4% një vit, duke kaluar nga më se 359 mijë të vitit 2010, në 119.342 të vitit 2011 dhe së fundi në 66.742. Nga ana tjetër, konsolidohet prirja e vitit 2011: numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për bashkim familjar është më i lartë se ai i lejeve të lëshuara për punë. Gjatë vitit 2012 janë lëshuar 119.745 leje qëndrimi të reja për motive familjare, përbëjnë 48,5% të të gjitha lejeve të lëshuara (në vitin 2011 përbënin 43% të të gjithave, në 2010 përbënin vetëm 30%). Sipas të dhënave ISTAT, për sa i përket komunitetit shqiptar, lejet e qëndrimit të reja të lëshuara gjatë vitit të shkuar kanë qenë 18.889, kundrejt 25.006 të vitit 2011 apo 48.330 të vitit 2010. Prej rreth 19 mijë lejeve të vjetshme, vetëm 3.520 të lëshuara për motive pune, ndërsa 11.406 janë lëshuar për motive familjare. E thënë ndryshe, lejeqëndrimet e reja janë lëshuar kryesisht për motive familjare në 60,4% të rasteve, vetëm 18,6% për punë, 3% për studime dhe 0,7% për strehim politik e mbrojtje humanitare. 17,2% e lejeve të reja të vitit 2012 janë lëshuar për motive të ndryshme nga të sipërpërmendurat. Shqiptariiitalise.

 

Ministrja e Arsimit: Vazhdojmë me Maturën Shtetërore, Kryeministri premtoi heqjen

Edhe për një vit do të vazhdohet me Maturën Shtetërore. Deklarata është bërë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Vetëm pak ditë më parë ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili premtoi ndryshimin e Maturës Shtetërore dhe futjen e konkurseve. Deklarata e ministres së Arsimit u jep fund debateve lidhur me kohën se kur do të ndryshojë Matura Shtetërore. Ministrja e Arsimit nuk ka dhënë detaje në lidhje me mënyrat që do të ndiqen, por u shpreh se do të futen elemente të ndryshme për kontrollet gjatë testimeve me shumë më pak kosto, ashtu si ndodh edhe në vendet evropiane. Por edhe vetë të rinjtë maturantë kritikojnë mënyrën se si administrohet matura. Në tetë vite zyrtarët e arsimit ndryshuar herë pas here rregullat e administrimit, nga sallat e mëdha, palestrat, nxënësit u zhvendosën në klasa, u shtua numri i administratorëve, u intensifikuan kontrollet për moslejimin e celularëve, madje këtë vit u vendosen edhe zhurmues për bllokimin e sinjaleve të tyre, por në shumë raste ato nuk funksionuan. Po dje, ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Tiranë, z. Hasan S. Asan. Znj. Nikolla vuri theksin te vullneti i fortë i qeverisë për të konkretizuar fushat e bashkëpunimit dypalësh dhe e siguroi ambasadorin për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit duke shprehur gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nga ana e tij, ambasadori Asan uroi ministren Nikolla për marrjen e detyrës. Ai u shpreh i gatshëm për rritjen e numrit të bursave për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Turqi dhe foli për mundësinë e emërimit të një atasheu për arsimin pranë ambasadës Turke në vendin tonë.

 

Frutat dhe perimet e ngrira, më shumë vlera ushqyese se normalet

Frutat dhe perimet e ngrira mund të jenë të shëndetshme, pasi përmbajnë nivele të larta të vitaminave dhe antioksidantë që luftojnë kancerin sesa prodhimet e freskëta. Dy studime të pavarura kanë gjetur ushqyes shumë të dobishme në çdo gjë nga brokoli i ngrirë dhe karota tek boronica. Në dy nga tri rastet e frutave dhe perimeve të ngrira, shënuan nivele më të mira në komponimet antioksidante duke përfshirë vitaminën C, polyphenols, anthocyanins, lutein dhe beta-karoten. Konsumi i këtyre komponimeve antioksidante është konsideruar e dobishme në parandalimin e kancerit dhe mbështetjen e punës së trupit, trurit, lëkurës dhe syve. Dy ekipet e studimit kryen 40 analiza për të matur nivelet ushqyese në prodhimet të cilat kishin qenë në një frigorifer për tri ditë kundrejt ekuivalenteve të ngrira. Dr. Leatherhead tha: “Ne duhet të shpërfillin mendimin e gabuar se ushqimi “i freskët” është gjithmonë më mirë për ne sesa ushqimi i ngrirë”.