Jurges Veizaj
Një ndeshje nga më të veçantat e kampionatit shqiptar u mbyll në favor të Partizanit. Ishte Demiri ai që do t’i jepte avantazhin skuadrës së tij pas gabimit të portierit Caka.
Sfida e kryeqyteit ishte me emocionuese se kurrë. Rallë shihet që të ketë një numër aq të madh tifozësh sa kishte në Qemal Stafa për një ndeshje të Superligës shqiptare. Tifozeria ishte më e nxehtë se kurrë dhe ofroi nj spekatkël të madh për ndeshjen. Dukej që sfida e rikthyer mungonte prej vitesh. Derbi midis dy skuadrave ka qënë më i madhi në vend dhe duket se po i kthehej lavdisë së munguar. Ndeshja nis e qetë për të dy krahët dhe skuadrat përfitojnë minutat e para për të shfrytëzuar njëri tjetrin.Vihet re presioni i ndeshjes, pasi te dyja kampet janë tepër të ashpra në aspektin difensiv. Loja zhvillohet në mesfushë ku lojtarët e Partizani kërkojnë që të godasin me kundra sulm. Është Tirana e Nevil Dedeës që hedh hapat e para drejt portës së Partizant por që skuadra e kuqe reagon mirë dhe tenton me aksione nga krahët për të shënuar. Tirana vepron në krahun e djathtë të fushës aty ku përqëndrohen dhe dyluftimet. Në minutën ë gjashtë ndodh një përplasje midis numrit 4 të Tiranës dhe Maliqit i cili dëmtohet dhe zvëndësohet nga Musta. Një ndërrim i shpejtë por që nuk e pengon trajnerin Lika për të zhvilluar lojën e tij. Ndërsa loja zhvillohet ultrasit e të dyja skuadrave krijojnë një atmosferë të mrekullueshme në shkallët e stadiumit. Janë Tiransit ata që provojnë aksionet e para të pastra drejt zonës së Partizanit. Dy korrne për bardheblutë por që nuk ndikojnë në rezultat. Tirana tregohet më e freskët dhe arrin ta qarkullojë më mirë topin, ndërsa Partizani e humbet më lehtë. Partizani reagon dhe futet në zonë njëri nga kuqtë qëllon por që gushtohet nga gardiani bardheblu që e çon në korne. 20 minutat e para nuk privojnë spektakël në fushë pasi aksionet nga të dyja kampet nuk ka hapësira për gol. Është Musta ai që provon nga krahu të pasojë drejt qëndrës për Partizanin por që bllokohet mirë nga Tirana. Të kuqtë reagojnë mirë në lojë por që e kanë të vështirë para murit që ka ndërtuar Tirana. Loja është e hapur dhe me aksione nga të dyja skuadrat. Është portugezi i Tiranës Semedo ai që futet në zonën rreth minutës së 35 por përplaset me një nga lojtarët e Partizanit. Arbirtri është i bindur që nuk ishte penallti dhe loja vazhdon. Tirana është më aktiv se të kuqtë të cilët gabojnë në pasa. Është Uoon për Partizanin që të tenton të hyjë në zonë por krosi i tij është larg portës duke e kthyer në një aksion si ato që zhvilluar më parë. Është Kurti ai që provon rrezikshsëm për Tiranën në minutën e 43 por që topi do të ishte vetëm pak më lart traut të portës. Partizani shfaq probleme me mbajtjen e topit pasi lojtarët e kanë pak të vështirë që ta kenë në kontroll dhe nga kjo përfiton ekipi i Tiranës për tu hedhur në sulm. Një pjesë e parë që nuk ofroi shumë nga të dyja skuadrat. Mesa duket në filozofinë e të dyja ishte të tregoheshin më defensive për mos të lejuar gola. Ishte Tirana ajo që u përpoq më shumë që të shënonte por që nuk arriti t’ja dilte në krye. Ndërsa Partizani nuk u shfaq në formën e tij më të mirë për shkak se e kishte shumë të vështirë të dilte në lojën e saj pasi skuadra e Dedes kishte realizuar një mbulim shumë të mirë për të kuqtë. Raste të mirëfillta qenë dy të Tiranës por që nuk arriti avantazhin. Pjesa e dytë nisë e fortë nga të dyja kampët që duan të vihen në kërkim të golit. Sfida merr karakteristikat e një derbi të vërtet ku të dyja skudrat tregohen tepër të suksesshme për shkak se nuk duan që të pësojnë gol. Karabeci është i pari që bën gjuatjen nga jashtë zone që është shumë afër portës. Tronditja e madhe do të vinte për Tiranën atëhere kur Partizani do t’i përgjigjej me gol. Ishte Demiri ai që do ta çonte skuadrën e tij në avantazh. Pas një krosi drejt zonës dalja e gabuar e gardianit bardheblu do ta linte bosh Demirin që nuk kishte detyrë tjetër përveç se të shtynte me kokë topin drejt rrjetës. Shifrat shënojnë një me zero në favor të Partizani dhe aq duhej që të ekzaltoheshin. Ndërsa Tirana hidhet menjherë në kundrasulm Tirana që kërkon barazimin. Dede bën ndërrimin e tij duke futur në lojë Zenelaj për portugezin Semedo që nuk kreu ndonjë paraqitje të mirë për shkak se u bllokua shumë mirë nga mbrojtja e të kuqve. Tirana ka më shumë mushkëri por që duket se Partizani blindohet mirë në mbrojtje për mos të lejuar barazimin e shifrave. Dede bën dhe zvëndësimin e dytë duke futur në lojë Muçaj për ti dhënë më shumë përparsi në sulm ekipit. Është Partizani që tenton përsëri duke gjuajtur por që topi është ngjitur me shtyllën. Acarimi në lojë vihet re pasi lojtarët e Tiranës fillojnë që të bëjnë ndërhyrje të rënda ndaj lojtarve të Partizanit, dhe këto sjellin ndërprerjen e lojtarve në mënyrë të shpeshtë. Loja bëhet monotone pasi ka të njëjtin ritëm. Një Tiranë që afrohet drejt zonës por me vështirësi pasi nuk çan dot në mbrojtjen e të kuqve. Në lojë do të futet Sina si lojtar me eksperiencë dhe do të jashtë Kurti. Dede bën kështu edhe zvëndësimin e fundit për të luajtur letrat më të mira për këtë sfidë. Loja bëhet e fortë ne mesfushë aty ku skuadra bardheblu bën çdo gjë për të marrë topin. Partizani e ka më të lehtë të qarkullojë në lojë dhe është më i sigurtë në hapat që bën duke shfrytëzuar edhe nervozizmin e kundërshtarve nga rezultati. Të kuqve nuk u intereson më të sulmojnë por përqëndrohen në fazën defensive. Ishte Tirana në minutën e 77 ajo që do të trondiste zemrat e tifozëve të kuq pas një goditje që bën në zonë por që bllokohet nga mbrojtësi Uoon. Lojtarët e Tiranës pretendojnë për kapje të topit me dorë por që arbitri nuk është i të njëjtit mendim. Një moment i dyshimtë por që nuk zhbëhet. Skuadra e Tiranës është ajo që zhytet në gjysmë fushën e skuadrës kundërshtare. Ekipi i Dedes prodhon aksion por që arrijnë të blindohen mirë duke mos pasur mundësi shënimi. Lika sheh rrezikun që afrohet dhe bërtet mbi të tijët për mos të lënë hapësira. 10 minutat e fundit janë minuta ku Tirana qarkullon topin para zonës së Partizzanit që mundohet vetëm të përfitojë nga kundra sulmet por që nuk arrijnë të bëjnë lëvizje të mëdha në këtë drejtim. Një sagë dëmtimesh nga lojtarët e Partizanit që bëhen viktimë e dëmtimeve nga sulmet e lojtarve të Tiranës. Gjyqtari i katërt rakordon 5 minuta shtesë që duken mëse të mjaftueshme për të shënuar një gol. Është Muça ai që del vetëm për vetëm me portierin por që ndalet mirë nga kapiteni Hoxha që del fitimtar në ndërhyrje duke shpëtuar skuadrën e tij. Kështu mbyllet edhe sfida midis dy skuadrave legjendare të vendit tonë, në një derbi që mungonte prej vitesh. Një lojë e ekuilibruar ku diferencën e bëri goli i Demirit pas gabimit të portierit Caka. Kështu Partizani merr triumfin përballë kundështarve historikë dhe një tre pikësh mjaft të vlefshëm.
Barcelona gjen portierin e ri
Lajme të mira për katalanasit për sa i përket merkatos. Sipas mediave katalanase,Barcelona e ka gjetur pasuesin e Viktor Valdes. Ai nuk është David de Gea, i cili ka nisur negociatat e rinovimit me Mançester Junaitid, por portieri i Borussia Mynhseglabad, Marc Andre TerShtegen. Gjigandi 21-vjeçar sipas tyre ka arritur një akord me katalanasit për 8 milionë euro, plus 2 milionë bonuse në varësi të paraqitjeve të tij. Kontrata e talentit gjerman me Borussian përfundon në qershorin e 2015-ës, por TerShtegen mund të transferohet në “Camp Nou” që këtë verë. Drejtori sportiv Andoni Zubizareta ka 4 vite që interesohet për TerShtegen, por vetëm këto ditë ka aprovimin që ky operacion të mbyllet
Levandovski hedh sytë drejt Bernabeut
Duket se një lojtar tjetër i madh mund të vij në mitikun Bernabeu . Bëhet fjalë për Robert Leëandoëski. Polaku përflitet se mund të bëhet lojtar i Real Madrid për shifrën 20 milionë eurove. Golashënuesi i mirënjohur i Borussia Dortmund ka firmosur një parakontratë me Bayern Munchen për sezonin e ardhshëm, por siç bëri të ditur agjenti i FIFA-s Francois Gallardo, ditën e enjte në emisionin “Punto Pelota”, kjo marrëveshje mund të anullohet fare mirë nga secila palë në këmbim të 20 milionë eurove dhe kjo gjë vlen si për muajin Janar ashtu edhe në fund të sezonit, në Qershor. “Los Blancos” tentuan blerjen e tij edhe në fundin e sezonit të kaluar, pas katër golave që sulmuesi polak iu shënoi në ndeshjen e vajtjes, në gjysmëfinale me Borussia-n, sidoqoftë dy golëshi i 25-vjeçarit nga Ëarsaëa në takimin e fundit në Champions përballë Olympique Marseille rizgjoi interesimin e klubit merengues për të. Rendimenti i ulët i Benzema në këtë fillim sezoni duket se ka ndikuar ndjeshëm në një zgjedhje të tillë dhe tashmë madrilenët kanë vënë në shënjestër pikërisht Leëandoëski-n, madje që në merkaton e dimrit.Guardiola ka dyshime në lidhje me përshtatjen e sulmuesit polak me sistemin e tij të lojës dhe po bën çmos për të frenuar kalimin e tij te bavarezët, pasi preferon të luajë me një numër 9 fals. Në të vërtetë klubi gjerman i ka ndezur dritën jeshile menaxherit të lojtarit që të mund të nisë bisedimet mbi një transferim të mundshëm të tij në Madrid, por kjo është gjithashtu edhe një dëshirë e drejtuesve të Borussia-s, të cilët preferojnë më mirë që ky futbollist të transferohet te Reali sesa të përforcojë rivalët e tyre të drejtpërdrejtë në Bundesliga. Problemi kryesor me të cilin përballet Reali për të firmosur që këtë sezon me Leëandoëski-n është se 25-vjeçari polak ka zhvilluar dy ndeshjet e para në Champions me verdhezinjtë, e gjatë këtij sezoni nuk mund të luajë më me asnjë skuadër tjetër. Ndër përkrahësit më të flaktë të tij në kryeqytetin spanjoll janë presidenti Florentino Perez si dhe drejtori i përgjithshëm i klubit merengues Jose Angel Sanchez, të cilët në sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu” zbritën në dhomat e zhveshjes për ta pyetur personalisht nëse do t’i pëlqente për të luajtur me “Los Blancos”.
Shqiponja e Zezë bëhet simbol i kombëtares shqiptare
Një nga sensacionet e mëdha gjatë ndeshjes së kombëtares ishte dhe fluturimi i shqiponjës . Mbrëmjen e djeshmë ka ngritur në këmbë tifozët kuq e zi pasi është ulur në mes të fushës për të hapur siparin e ndeshjes e cila me rezultatin 1-2 i buzëqeshi ekipit të Zvicrës. Në Juan Bernabeo instruktori i shqiponjës shprehet i emocionuar pasi ka performuar në kombin e shqiponjave dhe pse më parë nuk kishte dëgjuar për këtë vend. “Në momentin që kam ardhur në Shqipëri e kam parë këtë simbol, kam krijuar emocion dhe ka qenë kjo pikënisja e krijimit të kësaj shqiponje e cila tashmë i përket Kombëtares Shqiptare dhe do të quhet shqiponja e zezë dhe shqiponja e Kombëtares Kuq e Zi”. “Nëse shqiptarët e kërkojnë, atëherë jam i gatshëm që kjo shqiponjë të qëndrojë këtu. Kjo do të varet nga bisedimet me Presidentin e FSHF. Për momentin ende nuk është diskutuar dhe nuk ka një kontratë të firmosur për ta mbajtur këtë shqiponjë gjithmonë për ekipin e kombëtares kuq e zi”, thotë Juan Bernabeo. Dhe sido që të shkojnë bisedimet me Federatën e Futbollit, Bernabe ka një dhuratë për të gjithë shqiptarët dhe tifozat kuq e zi. “Ditën e hënë prej orës 11:00 deri në 18:00 shqiptarët do të kenë mundësi të prekin nga afër shqiponjën për të pasur mundësi të bëjnë dhe një foto. I gjithë ky aktivitet është pa pagesë dhe do të jetë me dyer të hapura në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa”, përfundoi Bernabeo për mikrofonin e A1Report. Shqiponja është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe simbol i flamurit kuq e zi. Instrukorti spanjoll Juan Bernabe dëshiron që kjo shqiponjë tashmë ti përkasë shqiptarëve. Një shqiponjë që mund të jetë një personifikim shumë i mirë i vendit tonë.
Xhani De Biazi drejt kontratës së re
Xhani De Biazi pranon se ka arritur akordin me Dukën për të rinovuar, ndërkohë që shprehet optimist për të ardhmen e Shqipërisë. Për humbjen me Zvicrën, ai “dënon” fatin dhe diferencën në kualitet të lojtarëve, si arsyen që vulosi edhe takimin.”Paraprakisht dua të theksoj se e kishim përgatitur shumë mirë sfidën me Zvicrën, por ishte një nga ato ndeshje që na mungoi fati. Për më tepër, kundërshtari është shumë më lart se ne në aspektin kualitativ, çka bëri diferencën. Ata kanë futbollistë që luajnë në Champions League apo në Europa League dhe mbi të gjitha një trajner që i drejton prej pesë vitesh. Në pjesën e parë kundërshtari luajti më mirë se ne, por në të dytën ishim ne që e administruam më mirë lojën, pavarësisht se pësuam edhe dy gola. Mendoj se duhet ta kishim barazuar takimin”, është shprehur tekniku italian.Përsa i përket të ardhmes së tij në stolin kuqezi De Biasi u shpreh: “Pasi të përfundojmë kualifikueset e Kupës së Botës, së bashku me stafin tim do bëjmë një bilanc të të gjithë punës së deritanishme, elementëve të fituar dhe mendoj se do kemi një ide të qartë për grupin që do jetë në dispozicion për të ardhmen. Do jetë një grup me futbollistë më stabël
Nishani thur elozhe për kombëtaren
Presidenti Bujar Nishani vlerëson skuadrën kombëtare të futbollit edhe pas humbjes së mbrëmshme përballë Zvicrës. Kreu i shtetit së bashku me Zonjën e Parë ndoqën mbrëmë ndeshjen nga tribuna.Duke postuar foto nga ndeshja, Nishani shkruan në faqen e tij në Facebook se lojtarët dhe stafi me në krye trajnerin De Biazi meritojnë vlerësime edhe pse rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk kanë qenë të mira.”Mirënjohje shpirtit luftarak të lojtarëve tanë.Në një ndeshje ka edhe humbje. Por përpjekja, djersa e derdhur, shpirti luftarak i shqiptarit që karakterizoi djemtë e kombëtares sonë të futbollit meritojnë duartrokitje, vlerësim, inkurajim dhe mirënjohje për të gjithë ata dhe stafin e tyre teknik, Trajnerit De Biazi, veçanërisht. E ardhmja pa diskutim më e mirë” shkruan Nishani në faqen e tij në Facebook.