Përbërja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve / Celibashi: Formulë të re që KQZ të jetë larg politikës

0
177

Florenc Drizari

“Gjykojmë se legjitimiteti i këtij institucioni është i cunguar dhe prandaj vlerësoj se veprimtaria është e përligjur”

 

Ilirjan-CelibashiMazhoranca qeverisëse rikonfirmon qëndrimin për të ndërhyrë në strukturën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë radhë ishte ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, i cili tha se duhet të ndryshojë formula për KQZ-në. Për këtë çështje ai ka kërkuar edhe bashkëpunimin e opozitës, teksa ka vënë theksin se ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor janë të nevojshme. Sipas ministrit Celibashi, humbja e legjitimitetit nga struktura aktuale drejtuese e KQZ-së, për rrjedhojë ka çuar edhe në humbjen e besimit të qytetarëve tek komisioni më i lartë i administrimit zgjedhore në vend.

Më herët anëtarët e KQZ-së, kanë i kanë kërkuar publikisht Kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të mazhorancës që të plotësojë vendet e mbatura bosh në KQZ, që pas dorëheqjes së tre anëtarëve në muajin prill të këtij viti. Edhe pse reagimet e anëtarëve të KQZ-së, nuk kanë marrë një përgjigje të prerë për mënyrën sesi do të vijohet me “ngërçin” e krijuar në administratën zgjedhore, përfaqësue të PS-së kanë vënë theksin tek rikompozimi i këtij komisioni si një mënyrë për të siguruar zgjedhje brenda standardeve evropiane. Lidhur me qëndrimet e mëparshme të ekspertëve të PS-së për zgjedhjet kanë reaguar edhe përfaqësues të PD-së. Sipas demokratëve, qeveria e re duhet të plotësojë vendet e mbetura vakante në KQZ.

Ilirjan Celibashi

Duke thënë se qëndrimii mazhorancës nuk ka ndryshuar ndaj KQZ-së, ai theksoi se ky institucionin në mënyrën se si u operua në ndryshimin e përbërjes se tij, e ka humbur besimin e palëve si një arbitër i paanshëm. “Ne e konsiderojmë institucion me legjitimitet të cunguar dhe munguar, prandaj gjykojmë se duhet të rikthehet legjitimiteti dhe te përcaktojmë bashkërisht se cila do te ishte formula për të patur një institucion larg ndikimeve politike dhe të karakterizohet nga paanësia dhe profesionalizmi”, – deklaroi një ditë më parë për Neës24 ministri Celibashi.

Sipas tij, legjitimitet i vendimmarrjes përcaktohet nga legjitimiteti i procedurave të emërimit dhe shkarkimit të një anëtari, dhe përsa kohë një anëtar u pushua në kundërshtim me ligjin dhe u emërua një anëtar në formë antiligjore – thotë Celibashi, “ gjykojmë se legjitimiteti i këtij institucioni është i cunguar dhe prandaj vlerësoj se veprimtaria është e përligjur”.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, thotë se zgjidhja për “ngërçin” e krijuar në KQZ, varet se si shumica do bashkëpunojë edhe me forcat opozitare. Për këtë ështëe domosdoshme të ketë një konsensus që KQZ-së ti rikthehet legjitimiteti, që në mënyrë të drejtpërdrejtë, konsiston ne rikthimin e anëtarit të KQZ jo në mënyre nominale, pasi sipas tij, ai u largua në mënyrë të paligjshme. “Pastaj ngelet për tu parë nëse ky organizëm i KQZ e konsideron të paanshëm dhe te baraslarguar, ky proces është i rëndësishëm të zhvillohet në bashkëpunim mes të gjitha palëve. Ka ardhur koha të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për palët , mes opozitës dhe pozitës, dhe ti japim këtij institucioni besueshmëri. Të mos jetë një konsensus për hir të konsensus, por te jetë një institucion realisht i pavarur”, – deklaroi Celibashi.

Lidhur me pavarësinë e plotë të KQZ-së, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, thtoë se ligji KQZ-në e përcakton si të pavarur, por mënyra si funksionon nuk e siguron këtë. “Duhet ta rikonsiderojmë këtë formulë të rindërtimit të KQZ, që nga njëra anë të sigurojmë kontributet e partive politike, në procesin e ndërtimit të administratës zgjedhore, por te jemi te sigurt se nga niveli më i ulet deri te më i larti , te mos jete shprese e vetme e interesave të forcave politike. Partitë të heqin dorë nga tendenca për të pasur njerëzit e tyre, që vijnë nga lidershipet politike, ky mekanizëm nuk e siguron pavarësinë, duhet të gjejmë një mekanizëm që ata që do jenë anëtar të KQZ të kenë besimin e gjithë anëtarëve pavarësisht si kanë ardhur. Kjo konsiston në ndryshimin e kodit zgjedhor, dhe duhet si çështje të kthehet në axhendën e politikës dhe jo shumë vonë”, – deklaroi Celibashi, njëherësh edhe ish – kryetar i KQZ-së.

Pyetjes se a do të jetë kusht propozimi i emrave që drejtojnë KQZ-në për një marrëveshje të re me opozitën, ai iu përgjigj duke thënë se: Anëtarët aktual të KQZ mund të jenë përsëri kandidat, qenia ose jo e anëtarëve aktuale nuk është thelbësore për këtë proces, thelbësore është pasja e një KQZ që të gëzoj besimin e palëve.

 

 

ODIHR: Zgjedhje konkurruese, respektuan liritë themelore

Misioni i OSBE/ODIHR-it publikoi tri ditë më parë raportin për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Raporti i ndërkombëtarëve i vlerëson si konkurruese zgjedhjet, me pjesëmarrje aktive të qytetarëve, ndërkohë që nuk lë menjanë dhe problemet që u evidentuan në këto zgjedhjeve, duke filluar me KQZ-në, subjektet zgjedhore dhe median.

“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin konkurrente, me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në tërë fushatën dhe respektim të vërtetë për liritë themelore. Megjithatë, atmosfera e mosbesimit mes dy forcave kryesore politike ka njollosur mjedisin zgjedhor dhe ka sfiduar administrimin e të gjithë procesit zgjedhor”, thuhet në raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 23 qershorit. Vëzhguesit e huaj kanë përfshirë në dokumentin përfundimtar edhe rastet e abuzimit me pushtetin sa i përket përdorimit të administratës dhe blerjes së votave. “Partitë më të mëdha, në disa raste, kanë përdorur automjetet dhe ndërtesat publike zyrtare për fushatën, gjë e ndaluar me ligj. Disa ngjarje të qeverisë ishin të shoqëruara nga reklamat e partisë qeverisëse gjatë fushatës, e cila ka mjegulluar vijat ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe interesave partiake, duke sfiduar paragrafin 5.4 të Dokumentit të OSBE-së në Kopenhagë, në vitit 1990”, – thuhet në raport.

 

 

Bumçi: Rama nuk e ka objektiv statusin, ka ndërmarrë fushatë spastrimesh në administratë

Partia Demokratike i kërkoi Kryeministrit Edi Rama një datë konkrete se kur do të merret statusi kandidat në BE. Në një dalje për mediat, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, tha se Kryeministri i vendit ua ka borxh shqiptarëve një afat konkret, pas tre vjetësh bllokimi të paprecedentë.

“Zoti Rama na deklaroi se për Kryeministrin nuk është e rëndësishme data kur Shqipëria mund të marrë statusin si vend kandidat për në BE. Ndërkohë që vendet e tjera rendin për të avancuar drejt Bashkimit Europian, Kryeministri ynë nuk e ka këtë objektiv. Ai nuk ka një datë për t’u premtuar qytetarëve shqiptarë se Shqipëria më në fund, do të kalojë në një stad të ri drejt Bashkimit Europian. Zoti Rama, datat janë të rëndësishme, sepse kështu funksionon Bashkimi Europian. Zoti Rama, data është e rëndësishme, pas tre vjetësh bllokimi të paprecedentë që i bëre Shqipërisë” tha ai.

Duke i kujtuar qeverisë së re se statusin kandidat e ka dhuratë në tavolinë nga qeveria e djathtë, sipas tij kjo ishte dhe arsyeja që Rama shkelmoi konsensusin e arritur për ligjin e shërbimit civil dhe ndërmori fushatën e spastrimeve në administratë , për të shtyrë datën e marrjes se statusit të vendit kandidat.

“Zoti Rama, data është e rëndësishme sepse ne i përmbushëm të gjithë detyrimet që iu vunë Shqipërisë, dhe qeveria jote e ka këtë dhuratë mbi tavolinë. Prandaj nuk do qe statusi te merret këtë vit sepse do ti njihet si merite Qeverisjes se Partisë Demokratike. Prandaj shkelmove konsensusin e arritur për ligjin e shërbimit civil dhe ke ndërmarrë fushatën e spastrimeve në administratë sepse do të shtysh datën e marrjes se statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. E vetmja gjë që ka mbetur për ty zoti Rama, është t’u japësh shqiptarëve datën, kur ti do ta marrësh seriozisht integrimin europian të Shqipërisë” perfundoi Bumçi.