Çfarë e tërheq atë?

0
160

Një nga ato pyetjet me të cilat gratë e mundojnë veten në baza ditore dhe çfarë vërtet meshkujve u pëlqen në fytyrën dhe trupin e femrës? Ja disa përgjigje…

 

bjondeMAKE UP – Femrat të cilat janë vlerësuar si më të bukurat në botë, kanë kontrastin më të madh të ngjyrës së syve dhe tenit, buzëve dhe flokëve, tregojnë hulumtimet e Massachuesetts Institute of Tehnology. Pikërisht për këtë arsye femrat i skuqin faqet me ngjyre pink, ndërsa sytë me maskara të zezë. Antropologu Peter Frost tregon se meshkujt në hulumtim më shumë kanë pëlqyer femrat me ngjyrë më të çelët të lëkurës se e tyre. “Ata thonë se kjo diferencë e ngjyrës së lëkurës në mes meshkujve dhe femrave është produkt i hormoneve dhe tregon pjellorinë e femrës”, – thotë Frost. Femra ka ngjyrë më të çelët të lëkurës kur ovulon dhe më të errët kur është shtatzënë. Pra, lëkura me ngjyrë të çelet, pak pembe, është lëkure e re.

 

PROPORCIONET E PËRKRYERA – Në shikim të parë, aktorja Merilyn Monroe dhe modeli Kate Moss, përveç statusit të ikonave, nuk kanë asgjë të përbashkët. Por sipas mendimit të Devenri Singh, profesoreshës së psikologjisë në Universitetin e Teksasit, Kate Moss dhe Merilyn Monroe kane te njëjtin WHR (waist to hip ratio) apo proporcionet e belit dhe të ijëve.

Pra WHR numrin do ta fitoni kur të pjesëtoni perimetrin e belit me perimetrin e ijëve.

Hulumtimet kane treguar se meshkujt si me tërheqëse i shohin femrat me numër WHR në mes 0,68 dhe 0,8, ndërsa 0,7 është idealja e ky është numri i Kate Moss, Naomi Campbell dhe Merilyn Monroe. Me fjalë të tjera kjo është figura as shumë rrumbullake, as shumë e rrafshët, por diçka në mes. Me rendësi janë proporcionet.

 

Këshillë – Që të keni WHR numrin sa më ideal, regjimi juaj i ushtrimeve duhet të jetë i ndryshëm. Për bel më të dobët bëni ushtrime të barkut, sidomos për muskujt anash. Për ijët është i mirë kikboksi.

 

FYTYRA – Bukuroshet braziliane me hundë të vogla dhe buzë të fryra dominojnë në pistat e modës. Por kohëve te fundit kemi vërejtur një lloj të ri të modeleve me hapësirë më të madhe mes syve, me ballë më të lartë dhe tipare më të buta të fytyrës. Për shembull modelja Lily Donaldson para 10 vitesh nuk kishte mundur të jetë aq e suksesshme sa është tani. Sipas mendimit të psikologut dr. Victor Johnstone, tiparet e fytyrës se Lily Donaldeson janë shembull klasik i asaj çka na duket tërheqëse. Hulumtimi i tij tregon se truri i njerëzve kërkon tipare të caktuara të fytyrës së femrës, duke përfshirë ndarjen në mes syve dhe nofullën e vogël. Këto tipare flasin – Unë jam femër, unë kam estrogjen!

 

FLOKËT – Duket që nga njeriu i shpellës biondet kanë pasur primatin mbi meshkujt. Përse? Sipas mendimit të psikologes nga Harvardi, Nancy Etcoff, flokët bionde janë zakonisht flokët e fëmijëve dhe tregojnë rininë. Flokët asnjëherë nuk bëhen më të çelur dhe flokët ngjyrë gruri natyral zakonisht mund të shihen tek fëmijët dhe tek skandinavet. Por gjërat ndryshojnë, hulumtimi i Opinion Research Corporation në Uashington tregon se shumica e meshkujve mendon se brunet janë më tërheqëse se biondet. Por hulumtimi gjithashtu tregon se meshkujt të cilët fitojnë më shumë se 50.000 funta në vit, për 3,5 % më shumë preferojnë shoqërinë e biondeve.

 

Këshillë – Nëse mendoni të bëheni bionde, ngjyra e flokëve duhet të jetë në pajtim me ngjyrën e lëkurës suaj dhe për ndryshime drastike kërkoni ndihmën e profesionistit.

 

 

 

Pse vdes dashuria?

 

Dashuria lind, zhvillohet dhe, fatkeqësisht, shumë shpesh edhe zhduket. Si vjen deri tek kjo. Ja përgjigjet e shumëpritura.

 

Nganjëherë është vështirë ta shpjegosh që pas gjithë asaj dashurie të fortë e lidhshmërie, njerëzit thjesht ndahen. Çka e sjell fundin e një tregimi i cili ka qenë idilik, i përkryer si nëpër përralla? Ndërkaq asgjë nuk ndodh pa arsye, e kështu pa arsye nuk përfundojnë as dashuritë. E për çfarë arsyeje më shpesh vjen deri tek fundi? Ja disa përgjigje.

 Humbja e komunikimit

Komunikimi i mirë është themeli i një lidhjeje të mirë. Kur partnerët dalin nga rruga e bisedës së sinqertë dhe bisedave cilësore, fillojnë problemet, grindjet dhe shpesh edhe ndarjet.

 

Marrja e partnerit “sa për sy e faqe”

Partneri asnjëherë nuk guxon t’ju bëhet diçka që ju duhet ta keni “sa për sy e faqe” apo dikush që e dini që ekziston dhe është aty. Me të duhet të merreni, ta mirëmbani lidhjen, gjithmonë t’i tregoni respekt dhe t’ia bëni me dije që e doni. Nëse këtë nuk e bëni, është shumë e mundshme që bashkë të përfundoni në humnerë.

 

Pritjet tuaja nuk janë të realizuara

Fillimi i lidhjes është gjithmonë përrallor. Sa njiheni, gjithçka është bukur, zbuloni njëri-tjetrin, njiheni ngadalë dhe gjithçka që e keni në mend është të kënaqeni. Me kohë gjërat relaksohen, hiqen maskat dhe e kuptoni me kë keni të bëni dhe që mendimet tuaja për diçka shumë të rëndësishme nuk përputhen. Atëherë gjithçka do të bjerë në ujë.

Keni zbuluar diçka të re tek partneri

Jo rrallë ndodh që partneri t’ju befasojë në një mënyrë jo shumë të këndshme. Gënjeshtra, tradhtia… apo çfarëdo tjetër që luhat besimin tuaj, është më shumë se e kapshme që lidhja juaj të përfundojë.

 

Xhelozia e ka marrë fjalën kryesore

Xhelozia është pjesë normale e lidhjes, por kur bëhet fjalë për gjëra të imëta. Ndërkaq, xhelozia patologjike nuk zbulohet në fillim të lidhjes, po për këtë janë të nevojshme disa muaj. E kur të merrni vesh që keni të bëni me kësi njeriu, i cili do që t’ju kontrollojë, e tëra çka duhet të bëni është ta fshini nga jeta, tash dhe menjëherë.

 

Lidhja nuk është e ndërtuar me themele të forta

Është shumë me rëndësi t’i bëni gjërat si duhet që në fillim. Nga momenti kur njiheni dhe kur filloni bisedën me dikë. Duhet të shikoni që ajo të jetë bisedë e sinqertë dhe të drejtohet kah themelet e fortë. Nëse nuk i jepni rëndësi kësaj, tregimi do të vazhdojë pa bazë dhe në një moment do të përfundojë.

 

Monotonia

Partnerët më së shumti mundohen në fillim, por përpjeka asnjëherë nuk duhet të ndalojë. Atë moment kur liroheni aq sa as me vetiniciativë nuk doni të bëni diçka për partnerin tuaj, fillon monotonia e kur fillon kjo fazë, dashuria fiket.

 

Asnjëherë nuk ka qenë dashuri

Shumë shpesh ndodh që njerëzit t’i përziejnë ‘zinxhirët’. Epshi dhe ndjenja e kënaqësisë si dhe të gjitha gjërat e reja e kanë një afat skadimi. E edhe nëse pas kësaj kuptoni që lidhja me personin e caktuar nuk është diçka që ju përmbush, këtu secila bisedë ndalon.

 

 

 

 

 

 

 

Që intimiteti të mos vdesë kurrë

Për të pasur një raport të shëndetshëm duhet vazhduar të kontribuohet përmes disa zgjedhjesh që do të thotë angazhim dhe përpjekje për të rifreskuar herë mbas here këtë marrëdhënie. Intimiteti në një marrëdhënie nuk mund të jetë pjesë e të shkuarës.

Një shprehje në lidhje me këtë çështje thotë: “Jeta pa seks është si një llogari bankare bosh”. Sipas studimeve ka rezultuar se seksi jo vetëm shton gëzimin tek njerëzit, por edhe përmirëson shëndetin, madje kontribuon edhe në zgjatjen e jetës.

Thuhet se në disa marrëdhënie, intimiteti nuk vdes kurrë, ndërsa në disa të tjera dëshira për seks bie shumë shpejt. Sipas psikologëve që kanë trajtuar tematika të tilla, dëshira për seksin lidhet me pasionin, i cili herë mbas here edhe mund të zhduket. Çfarë e karakterizon këtë intimitet, ndryshon nga personi në person. Megjithatë, është argumentuar se sa më shumë të zgjasë një marrëdhënie, aq më shumë ulet dëshira për seksin. Kjo gjendje është akoma më problematike kur në një marrëdhënie njëri nga partnerët ka një orientim të lartë seksual dhe tjetri shumë të ulët. Mënyra se si e konceptojnë ata realizimin e dëshirave të tyre intime është i ndryshëm. Martesat e lumtura nuk vijnë aksidentalisht në fakt. Përvoja dhe kërkime dekadash kanë treguar se në kulturën lindore, marrëdhëniet e shëndetshme dhe të gjata janë më së shumti të ndërtuara mbi inteligjencën emocionale. Dhe e mira është se ndryshe nga inteligjenca e përgjithshme, inteligjenca emocionale edhe mund të mësohet. Ajo që ne dimë rreth martesës dhe marrëdhënieve intime, vjen nga përvojat e hershme, nga familja dhe origjina jonë. Por të tilla përvoja ende edhe sot i lënë të papërgatitur çiftet ndaj sfidave dhe të papriturave që dalin gjatë udhës së përbashkët e që natyrisht një pjesë e mirë e kësaj udhe janë edhe marrëdhëniet seksuale.