Invalidët, ndryshojnë dokumentet, ja si do të përfitohet pensioni i plotë Sa përfitojnë shtresat në nevojë

0
241

Çdo kërkesë kalon nga KMCAP-i

 

invalid-560x300Shtresat në nevojë duhet që të kalojnë në çdo institucion për të marrë dokumentacionin përkatës. Pa marrë të gjitha dokumentet ata nuk mund të përfitojnë dot pensionin e plotë. Përveç invalidëve që e marrin për herë të parë pensionin, edhe ata që janë tashmë në skemë, do të duhet të vërtetojnë përsëri se janë shtresa në nevojë. Ndryshimet më të fundit kanë ardhur pas zbulimit të disa dhjetëra rasteve ku shumë qytetarë abuzonin nën emrin e shtesave në nevojë.

Përfitimi

Të verbrit përfitojnë 9800 lekë në muaj, të verbrit që vazhdojnë shkollën e mesme 19600 lekë, ata që vazhdojnë shkollën e lartë ose studimet pas universitare 29400 lekë, të verbrit që kanë humbur vendin e punës pas 1 janarit 1991 përfitojnë 14700 lekë në muaj. Kujdestari i të verbrit përfiton 9800 lekë në muaj. Para dhe tetraplegjikët përfitojnë 8700 lekë në muaj, kur vazhdon shkollën e mesme 200% të kësaj shume, ata që vazhdojnë shkollën e lartë ose studimet pas universitare 300%.Përfitojnë paketën higjieno-sanitare 16000 lekë në muaj. Kujdestari i paraplegjikut përfiton 9200 lekë në muaj dhe për kohën që shërben si kujdestar është i siguruar. Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë 8700 lekë në muaj, kur vazhdon shkollën e mesme 200% të kësaj shume, ata që vazhdojnë shkollën e lartë ose studimet pas universitare 300% të kësaj shume. Kujdestari i tyre përfiton 8700 lekë në muaj. Invalidët e punës përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit sipas grupeve:
a- 3300 lekë në muaj, nëse janë invalid të plotë, nga sëmundje të përgjithshme.
b- 2200 lekë në muaj, nëse janë invalid të pjesshëm, nga sëmundje të përgjithshme.
c- 4000 lekë në muaj nëse janë invalid të plotë, nga aksidentet në punë dhe sëmundje profesionale.
d- 2700 lekë në muaj nëse janë invalidë të pjesshëm, nga aksidentet në punë dhe sëmundje profesionale.
e- Familjet qe kane dy te paafte brenda saj, kujdestari i tyre paguhet me 150% te shumës. Me vendimin e fundit të qeverisë të gjitha përfitimet e mësipërme u shtohet 1.5% më shumë të ardhura.

Dokumentet

Për të përfituar pension të plotë të invaliditetit përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në drejtorinë përkatëse, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit. Përfituesi për pension të plotë të invaliditetit ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet si më poshtë:

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi

– Certifikatë e gjendjes familjare

– Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra)

– Dy fotografi

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

– Libreza e punës

– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj

– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM-së

– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse shikohet e arsyeshme)

– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992

– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj)

– Vërtetim – tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë

– Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës

– Këto dokumente, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.

c) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:

– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 1.1.1994)

– Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

d) Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:

– Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP

– Fletë-drejtimi nga KML (Komanda e Mbështetjes Logjistike) për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore

– Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me ekzaminimet përkatëse zyrtare

– Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe

– Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjendjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit

– Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi)

– Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU( Spitalit Ushtarak), për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak

– Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin).

 

Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore:

– Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP (Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë), ose i kthen mbrapsht dokumentet për pasaktësi

– KMCAP, në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip

– Kundër këtij vendimi, i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.