Ermal Fejzullahu ka zbuluar se ai ka gati pesë këngë të reja, njërës prej të cilave ia ka bërë gati edhe videoklipin. Këngëtari nga Kosova së shpejti pritet të bëhet baba për të tretën herë, por, gjatë një prononcimi për mediat thotë se nuk i ka lënë anash angazhimet e tij muzikore. “Jam duke punuar shumë artistikisht. Përveç mbrëmjeve të shumta muzikore nëpër Kosovë e diasporë, jam i angazhuar shumë edhe rreth realizimit të pesë këngëve të reja. Këngët i përkasin pesë zhanreve të ndryshme. Njëra prej këngëve është dëgjuar gjatë verës, por në atë kohë nuk ia pata realizuar videoklipin. Dhe këtë videoklip tashmë e kam përfunduar. Besoj që në fillim të javës së ardhme të lançohet nëpër televizionet tona”, – ka shtuar Ermali.