Rama: krenari për popullin e vogël të gruas së mrekullive. Qoftë me ne bekimi i saj
Kryeministri Edi Rama kujtoi në rrjetin social ‘facebook’ 10 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës. Ai e ka cilësuar Lumturimin e nobelistes krenari për popullin shqiptar dhe një rrugë për të kaluar drejt Shenjtërimit.
“Plot 10 vjet nga Lumturimi drejt Shenjtërimit, i Nënë Terezës, krenari për popullin e vogël të gruas së mrekullive. Qoftë me ne bekimi i saj”, shkruan Rama në ‘facebook’.
Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza e Kalkutës u lumtunua me 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II, ndërkohë që pritet Shenjtërimi i saj nga Kisha Katolike .
Në vitin 1979, ajo u vlerësua me Çmimin “Nobel i Paqes”. Në çastin e marrjes se Çmimit Nobel në vitin 1979, ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
“Shenjtorja e të varfërve”, ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshen 87 vjeç. Ajo prehet në selinë e Urdherit të Misionareve të Bamiresisë në Kalkuta. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtepi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. 19 tetori është shpallur feste kombetare nga qeveria shqiptare.
Jeta si murgeshë
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985. Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.[7]
Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqipërine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërine me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.