Këtë sezon është në modë versioni luks. Për raste të veçanta, si gjithmonë duhet të vishni fustane mëndafshi të gjata apo edhe lëkurë për t’iu dhënë një pamje seksi. Së fundi, në brezin e ri të krijuesve të modës, po rikthehen vlerat tradicionale dhe borgjeze, të cilat janë duke krijuar një devijim në kodet e modës. Kështu, xhaketat dhe kostumet shoqërohen me pjesë të tjera si fustan, bluzë, triko ose pantallona të shkurtra. Ndërsa në modë janë ngjyrat bordo, bezha. Materialet që duhen privilegjuar janë gëzofi, kadifja dhe leshi. Në të njëjtën kohë nuk duhet lënë pa përmendur përdorimi i ngjyrës së kuqe në dimër. Ajo ju jep dritë dhe nuancë të çelur.
“Erin Fetherston” i dhuron stil pamjes suaj
Koleksioni “Erin Fetherston” – vjeshtë 2013, është i mbushur plot me fustane dhe rroba me një stil femëror, elegant dhe atraktiv. Dizajne të punuar dhe të realizuar me kujdes, fustane të mrekullueshme me motive nga më të ndryshmet duke përfunduar tek fustani i zi klasik, printime të alternuara, ngjyra nga më të ndryshmet – janë disa nga alternativat që ofron ky koleksion. Dëshironi të keni një pamje elegante, sensuale, atëherë mos prisni më shumë dhe zbuloni se çfarë ju nevojitet juve, që të konsideroheni nga të tjerët si një ikonë stili.
Kiton – kostumi më i kushtueshëm në botë
Asnjë prodhues tjetër i rëndësishëm kostumesh nuk i kushton kaq kohë realizimit të një kostumi të vetëm sa i dedikon Kiton në modelin e tij K-50. K-50 simbolizon në emrin e tij numrin e orëve të domosdoshme për ta realizuar (dyfishin e kohës që nevojitet për realizimin e modeleve të tjerë Kiton). Numri i kostumeve që realizohen në një vit është 50 dhe kostoja e tij është rreth 50.000 USD. Kostumi K-50 realizohet në cilëndo fazë punimi nga një mjeshtër i vetëm, i cili punon drejtpërdrejt mbi stof sipas karakteristikave fizike të klientit pa vënë në përdorim asnjë lloj modeli paraprak. Maison Kiton është themeluar më 1968 në Arzano, në Provincën e Napolit të Italisë nga Ciro Paone dhe Antonio Carola. Kjo shtëpi mode është tashmë e specializuar në prodhimin e veshjes luksoze për burra, që nga kostumi, këmisha, kravata dhe aksesorët e tjerë të modës së lartë.