Debati për pezullimi e ish-shefit të Kontrabandës Akuzat dhe kundër akuzat mes Spiropalit dhe Mejdanit

0
142

Gëzim Saliu

Spiropali: Djali i Mejdanit i paaftë. Reagimi: Shpifje të drejtoreshës pa eksperiencë. Fatkeqësi që je ke Doganat

 

Denion-Meidanin1Pas reagimit të ish-shefit të Kontrabandës, Denion Mejdani për pezullimin nga detyra nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme e Doganave, dje nëpërmjet një letre publike Elisa Spiropali ka shpjeguar arsyet e vendimit të marrë prej saj. Sipas Spiropalit, Denion Meidani është pezulluar nga detyra për paaftësi, mungesë profesionalizmi dhe dëmtim të imazhit të institucionit. Në reagimin e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave nuk nguron ta cilësojë atë një mashtrues, duke theksuar se Mejdani do kalojë në komision disiplinor ku do gjykohet për performancën e tij etike-profesionale. “Pohimet publike të Denion Meidanit, gjoja i pezulluar prej meje për shkak të lidhjeve të mia të errëta ekonomike krijuar me kompaninë në fjalë, janë thjesht broçkulla të neveritshme.  Me këtë rast dua t’i bëj me dije publikut se ish-shefi nuk ka asnjë talent tjetër veç të përdorurit pa vend të mbiemrit të tij të nderuar. Ai është pezulluar nga detyra për paaftësi, mungesë profesionalizmi, dëmtim të imazhit të institucionit.  Denion Meidani do kalojë në komision disiplinor ku do gjykohet për performancën e tij etike-profesionale.”, deklaroi Spiropali. Ndaj kësaj letre nuk ka munguar reagimi i ish-shefit të Kontrabandës, i cili deklaroi se ai ndihet krenar për mbiemrin që ka dhe se shkeljet që përfliten nuk janë gjë tjetër veçse shpifje të ulëta. Në letrën e tij  Meidani e quan Elisa Spiropalin si “drejtoreshën që filloi punë pa eksperiencë”. “Doja t’i bëja me dije zonjës se jam krenar për mbiemrin tim dhe se nuk e kam përdorur askund me apo pa vend dhe nuk i bën aspak nder që mendon se mund te abuzojë duke pretenduar që unë e paskam çdo gjë të dhuruar. Është fatkeqësi që një institucion shtetëror kaq i rëndësishëm ka për titullare një vajzë të paditur e të pamësuar që fshihet mbas arrogancës dhe agresivitetit të saj për të mbuluar difektet që e karakterizojnë. Ajo ditën e parë të punës në administratën publike e filloi si Drejtoreshë e Përgjithshme pa patur asnjë eksperience të mëparshme në sektorin privat apo administratën civile që do i duhej minimalisht çdo personi të përgjegjshëm për të kuptuar nivelin e mjaftueshëm të nevojshëm të një detyre shtetërore të këtij kalibri”. Sipas Mejdanit, edhe në letrën e djeshme, Spiropali nuk bëri të ditur asnjë nga shkeljet e tij në detyrë.

Letrat

Në letrën e saj, drejtorja e Doganave theksoi se i biri i ish-Presidentit Rexhep Mejdani ka kryer një sërë shkeljesh të rënda të cilat sipas saj janë më të mëdha se meritat. ish-shefi i Antikontrabandës s’mjaftohet me shkeljet e shumta që nuk i mban mend, shkon edhe më larg. “Si shkelës i regjur i çdo kodi detyre, si në disa detyra të larta ku ka qenë dhe është shkarkuar vazhdimisht, me shkeljet s’ka të sosur. Del, për shembull, në televizor, ku, mes tjerash, dy vapora me rrena deshi t’i shesë për dy vapora me skrap.  Në atë dalje televizive ku provoi me gojën e vet marrdhënien e deformuar që ka me etikën dhe logjikën, mua si Drejtore e Administratës Doganore më bëri të reflektoj lidhur me masën e dënimit aq të lehtë që i dhashë vetëm duke e pezulluar”, theksoi Spiropali. Ndwrkohw nw kundër përgjigjen e tij, Mejdani theksoi se,: “Megjithëse institucionalisht nuk i është përgjigjur akoma kërkesës time me shkrim për të më informuar se cila ishte shkelja ime e “Kodit të Etikës” për të cilën më ka pezulluar shoh se po ma kthen në formën e akuzës publike nëpermjet letrës së saj se paskërkam qenë “pezulluar nga detyra për paaftësi, mungesë profesionalizmi, dëmtim të imazhit të institucionit”.  Shpresoj vetëm që zonja të ketë qenë e aftë të dokumentojë paaftësinë dhe mungesën e profesionalizmit tim gjatë këtij një muaji të shkurtër që unë kam qenë në detyre kur shifrat dhe fakte flasin për një punë të shkëlqyer të Antikontrabandës gjatë kësaj kohe”.

 

 

Reagimi i Mejdanit pas pezullimit nga detyra

I ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, Mejdani ka rrëfyer tre ditë më parë arsyen e pushimit të tij nga puna. Sipas djalit të ish-Presidentit Mejdani, shkaku i vërtetë i largimit të tij nga puna ishte aksioni që ai ndërmori pak ditë më parë për vendosjen e një gjobe të majme prej 2.3 milionë euro, një kompanie të njohur turke në Shqipëri.  “Për shkeljet që kishte bërë kompania u gjobit me 2.3 mln euro, të nesërmen e gjobës erdhi pronari kryesor nga Turqia në Shqipëri dhe u takua me drejtoreshën Spiropali. Kur Antikontrabnda kishte mbaruar punën e vetë në 2 të natës, mora një të ulëritur nga drejtoresha në orën 5 pasi lajmi kishte dalë në media. Ajo më komunikoi se do më transferonte si doganier gjë që unë nuk e pranova, po ashtu refuzova edhe poste të tjera që nuk ishin për nivelin tim,” rrëfeu Mejdani për ngjarjen, ndërsa shtoi se pas pushimit nga puna njoftoi me sms kryeministrin Rama, i cili i tha që të komunikonte me ministrin e Financave. “Por çështja u zvarrit këshilltar pas këshilltari deri sa më kërkuan që të jepja dorëheqjen për arsye shëndetësore, pasi unë nuk pranova asnjë nga këto oferta, ata më pezulluan nga puna për shkelje të kodit të etikës,” e mbylli rrëfimin e tij Denion Mejdani.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency