Më në fund, pa asnjë ankesë nga Qendra Kombëtare Kinematografike, në datat 23-31 tetor do mbahet në Tiranë festivali i filmit të shkurtër, ndryshe njohur TIFF (Tirana International Film Festival). Krijuar në 2003, ky festival është i vetmi i kësaj natyre në Shqipëri, nisur për garën e filmit të shkurtër, tani zgjerimi përfshin dhe garën e formateve dhe zhanreve të tjera, fiction, dokumentar, animacion dhe eksperimental. Mes të ftuarve kanë konfirmuar ardhjen regjisorët Yves Boisset, Nicolas Roegh dhe Mark Cousins
Më në fund, pa asnjë ankesë nga Qendra Kombëtare Kinematografike, në datat 23-31 tetor do mbahet në Tiranë festivali i filmit të shkurtër, ndryshe njohur TIFF (Tirana International Film Festival). Krijuar në 2003, ky festival është i vetmi i kësaj natyre në Shqipëri, nisur për garën e filmit të shkurtër, tani zgjerimi përfshin dhe garën e formateve dhe zhanreve të tjera, fiction, dokumentar, animacion dhe eksperimental.
Organizatorët bëjnë me dije se në këtë edicion të njëmbëdhjetë TIFF sjell disa ndryshime, konsideruar të rëndësishme, lidhur me vitet e saj të mëparshme në lidhje me programet special, retrospektiva,seminare, takime, masterklas me kineastë të ftuar dhe paraqitje filmash në disa nga kinemate, dhe teatrot e kryeqytetit.
Mes të ftuarve kanë konfirmuar ardhjen regjisorët Yves Boisset, Nicolas Roegh dhe Mark Cousins. Sipas organizatorëve ka pasur një numërtë madh konkurrentësh online, rreth 800 filma por për ditët e festivalit janë përzgjedhur për t’u shfaqur 91 projeksione të kategorive të ndryshme. Ka hyrë në vitin e pestë garimi për filmin artistik me metrazh të gjatë, ku pritet të konkurrojnë 8 filma të selektuar nga Franca, Rumania, Italia, Ukraina, Greqia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar si dhe filmi shqiptar me “Agon”, regji të Robert Budinës.
Si çdo vit seksion më vete do të jenë 14 filma, produksione shqiptare, me regjisorë që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Do të ngrihen tri juri, përkatësisht për filmin e shkurtër, filmin artistic me metrazh të gjatë, si dhe për garën shqiptare. Publikimi i një programi special, me dendësi takimesh, seminare përfshirë dhe retrospektivë do të funksionojnë për një debat më të gjerë se sa gara, në lidhje me përballjen e kinemasë sot, si dhe sfidat e së ardhmes, mjeshtërinë e filmit, si dhe bashkëpunimet – tema e debate që do të drejtohen nga kineastë dhe drejtues festivalesh si Ben Gibson, Katriel Schory, Esther Cabero etj.
Regjisori anglez Nicolas Roegh pritet të jetë në Tiranë, me një dedikim shqiptar, historinë e njohur të atentatit ndaj Mbretit Zog, e ekranizuar si fragment të ngjarjes në filmin “One night at the opera” (Një natë në Opera). Kjo pjesë filmike e Roegh qëndron mbi ngjarje paralele mes mbrëmjes së shfaqjes së operas, dhe ngjarjes së mbretit shqiptar, një histori dashurie gjatë kohës në Vjenë. Kur një grup shqiptarësh organizojnë atentatin në ekran është Ballo me maska e Verdit, nën sfondin muzikor, filmi është i gjithë trajtuar me muzikë. Ky film do të prezantohet në Tiranë nga producenti Dan Boyd.
Ndërsa do të jetë një speciale projektimi i dokumentarit “Here be the dragons” me regji dhe skenar të Mark Cousins, me producentë Dan Boyd, Genc Përmeti dhe Ilir Butka. Në Tiranë është konfirmuar të jetë në ditët e festivalit dhe regjisori Marc Cousins, me qëllimin për të prezantuar vetë filmin e tij për Shqipërinë.
Re.Ku
Mbi romanin e Kongolit, filmi “Ada” gati premiera
Në kinema “Milenium” me 23 tetor do të jepet premiera filmit “Ada”, me regjinë e Spartak Pecanit dhe skenar të Matt Maude. Filmi është një koproduksion shqiptaro- anglezo- kosovar dhe si i tillë është realizuar me bashkëfinancimin e Qendrës Kinematografike Kombëtare të Shqipërisë dhe kompanive filmike “Left Eye Blind” nga Anglia dhe “Concordia Pictures” nga Kosova. Ky film, i cili është bazuar në romanin e Fatos Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”, ka në qendër dy histori dashurie të ndërprera verbërisht, kufomën e braktisur të një të riu dhe një inspektor të ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurje me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, filmi zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habisin askënd. Aktorët e filmit janë përzgjedhur mes emrave më të njohur të kinemasë së Shqipërisë e të Kosovës, siç janë Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Enver Petrovci, Reshat Arbana etj, përderisa në rolet kryesore paraqiten dy aktorët e rinj kosovarë, Afrim Muçaj dhe Ilirjana Blakaj.
Veprat e Anton Nikë Berishës prezantohen në Itali
“Gjin Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar”, që në italisht është botuar me titull “La sete pietrificata” (Etja e gurëzuar) , me botues Pellegrini Editore, Cosenza 2013 dhe “Cascata di luce nel cuore”, liber poetik që i kushtohet Nënë Terezes, janë veprat e Nikë Berishës që janë prezantuar në letërsinë italianeDy botime të Anton Nikë Berishës së fundi janë prezantuar në Formia të Italisë nëpërmjet një manifestimi, ku është nderuar vepra e këtij autori shqiptarë.
“Gjin Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar”, që në italisht është botuar me titull “La sete pietrificata” (Etja e gurëzuar) , me botues Pellegrini Editore, Cosenza 2013 dhe “Cascata di luce nel cuore”, liber poetik që i kushtohet Nënë Terezes, janë veprat e Nikë Berishës që janë prezantuar në letërsinë italiane. Ndërkaq, për romanin me protagonist Gjon Bardhelen, në Itali janë botuar shkrime nga autorë të njohur. Në mesin e tyre është edhe shkrimtari dhe eseisti i njohur i letrave italiane Sergio (Serxho) Paolo Foresta i cili, pos tjerash, shpreh edhe këtë mendim për romanin e Antonit: “Në rrafshin letrar është një shtegtim homerik, virgjilian, dantesk, pushkian, sipas Edgar Lee Masters. Është një përpjekje e rimarrjes (rikthimit) të indeve të jetës së atyre që na kanë paraprirë, të të parëve, të paraardhësve dhe të jetës sonë nëpërmjet të tyre. Është kërkimi i ecjes drejt tokës së premtuar, ku janë ëndrrat, dashuritë, idealet që na kanë ndihmuar të rritemi. Mirë? Keq? Ose kemi mbetur të ngatërruar në “camusano” të mitit të Sizifit? Të mbërthyer nga një fat i lutjes së Tantalos. Ose në fund e kemi mbërritur atë që kemi dëshiruar? Ndoshta jo, ose ndoshta tepër vonë për atë që kemi qenë të shqetësuar (Nuk është i rastit epigrami i Lesingut i vënë në fillim të romanit)”, thuhet në mes të tjerash në vështrimin e Foresta.