Jurges Veizaj
Një fitore ndaj kampionëve që do të mbahet mend gjatë nga ekipi i Fiorentinës. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Xhuzepe Rosi me tre golat e shënuar
Duket se Seria A ka mbajtur frymën për një kohë të gjatë në sfidën Juventus – Fiorentina. Një sfidë që kishte kohë që nuk shihej në futbollin apenin. Suprizën e bëri ekipi I Montelës që arrin të mposhti kapmionët Juventin. Duket se një ndër ekipet sensacion të këtij sezoni të Seria A arriti që të tregoji forcën se ekip. Për të arritur këtë sukses ekipi pati edhe ndihmën edhe të të rikthyerit Rosi. Lojtari qe progtagonisti I sfidës duke arritur që të shënojë edhe tre gola që sollën diferencën në rezultat. Konte kishte bërë ndryshime në formacion. Tekniku Italian kishte hedhur poshte opsionet e Vuçiniç dhe Kulariela dhe kishte futur në fushë spanjollin Lorente. Një lëvizje e zgjuar e Kontes që vendosi që të lëri në stol Xhovinkon për ish lojtarin e Bilbaos. Gjithashtu ajo që bëri përshtypje te ekipi ishte dhe lënia e Vidal në stol për shkak pezullimi. Zonja e vjetër është e para që arrin të marri avantazhin në minutën e 37. Është argjentinasi Tevez ai që do të bënte diferencën për kampionët dhe do kalonte në avanazh sfidën për Juventus. Ndërsa tre minuta më vonë do të vinte edhe goli tjetër për ekipin e Kontes. Kësaj radhe do të ishte francezi Pogba që do të dyfishonte shifrat. Kështu do të mbyllej edhe pjesa e parë duke dhënë idenë se gjithçka kishte mbaruar në favor të Juves. Mirëpo pjesa e dytë do të ishte më emocionante. Ishin violët ata që do të bënin në mrekullinë. Ekipi I Montelës vendos që të ndryshojë modeline lojës dhe ta bëjë më agressive dhe në kërkim të golit. Duket se këto lëvizje japin efektin tyre dhe sjellin golin e parë. Në minutën e 66 do të hapte serinë e golave për Fiorentinën Xhuzepe Rossi. Italiani arrin që të shënojë duke ngushtuar rezultatin kur kishin mbetur vetëm 24 minuta nga përfundimi i sfidës. Mirëpo duket se shtatshkurtri nuk do të kënaqej më pak dhe do të vihej përsëri në kërkim të golit. Vetëm 10 minuta më vone nga shënimi i golit të parë do të vinte edhe i dyti. Përsëri progtagonsit ishte Rosi i cili barazon shifrat. Juve duket e hutuar nga ky kthim dhe nuk arrin që të marrë në dorë frenat e lojës. Dhe ky neglizhim duket se do të sillte golin e Joakin i cili do të shënonte golin e tretë për Fiorentinën. Montela fluturon nga gëzimi por duket se festa nuk mbaruar. Për të mbyllur serinë e golave do të mendonte përsëri lojtari më i mirë i ndeshjes Rosi. Në të 81 do të vinte godtija e tij pëfundimatre që do të fundoste anjien Kontes. Duket se golat e Tevez dhe Pogba nuk mjaftuan për të arritur suksesin. Ndëra Fiorentina arrin që të fitojë dhe të marri tre pikë mjaft të vlefshme në një sfidë tepër të vështirë.
Robert Levandovski drejt Arsenal
Shtohen zërat për një transferim të Robert Leëandoëskit në Premier League. Pasi vetë sulmuesi e pranoi që i pëlqen të luaj në Angli, shtypi britanik raporton se në merkaton e janarit do të jetë një duel i ashpër mes Arsenalit dhe Manchester City-t për sulmuesin e Borussia Dortmund. Edhe pse është në muajt e fundit të kontratës, dy klubet janë gati të paguajnë 25 milionë paund për bomberin polak.
Siti çmendet pas Pogba
Në pritje të rinovimit të kontratës, e cila mund ti japë fund zërave të cilat janë shfaqur ditët e fundit, një tjetër klub i shtohet listës së pretendentëve për të siguruar shërbimet e talentit të Juventusit, Paul Pogba. Kësaj radhe bëhet fjalë për Manchester Siti-n, të cilët sipas “Mirror” janë të gatshëm të derdhin në arkat e klubit bardhezi 47 milionë euro, për të rikthyer francezin në Premier League, por kësaj radhe me fanellën e rivalëve të City-t. Fjalët e presidentit Anjeli, i cili u shpreh se do të jetë e vështirë të mbash një lojtar si Pogba, janë dëgjuar nga të gjithë klubet e mëdha evropiane, të cilët nuk kanë nguruar të përgatisin ofertat e tyre për lojtarin. Në ditët e kaluara është folur për një interesim të Real Madrid, Arsenal dhe Totenham. Edhe Çelsi është treguar i gatshëm, me Abramovich i cili ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh. Të njëjtën shifër duket se është i gatshëm të ofrojë edhe klubi francez i PSG, për të pasur në skuadër Pogba.
Real drejt objektivit Flakao
Radamel Falkao vazhdon të jetë fiksimi i merkatos së Real Madrid. Sipas asaj që raporton “Fichajes.net”, klubi merengues po kërkon një qëndërsulmues, i denjë për të zëvëndësuar francezin Karim Benzema, i cili nuk po kalon një formë aspak të mirë. Emri i parë në listën e Carlo Ancelottit dhe Florentino Perezit është pikërisht sulmuesi kolumbian i Monacos. Tratativa pritet të nisë së shpejti dhe gjithçka duhet të startojë nga jo më pak se 50 milionë euro.
Ramos mohon mosmarrveshjen me Isko
Duket se Isko me Ramos janë në paqe me njeri tjetrin. Shumë kujt mund t’i ketë shpëtuar shikimi serioz dhe shumë domethënës i Sergio Ramos drejt Iscos, teksa ky i fundit po takonte ish shokët e skuadrës para daljes në fushë në ndeshjen mes Realit dhe Malagas. Ishte një shikim i fokusuar nga Cuatro i numrit 4 të “Los Blancos”, një gjest sikur donte t’i thoshte Iscos “mjaft se e teprove”. Menjëherë nisën të qarkullojnë zëra për një krisje të raporteve të mira që ekzistojnë mes kapitenit dhe të ardhurit gjatë verës nga Malaga, por vetë Sergio Ramos nxitoi të shuajë çdo dyshim, duke shkruajtur në faqen e tij në Tëitter.”Kur nuk ka çfarë të thuhet atëherë me gjenialitet sajohet dhe për më tepër kur përshëndet shokët e ish skuadrës. Unë jam ndër të parët që e bëj gjithmonë një gjë të tillë. Jo të gjithë e kuptojnë sensin tonë të humorit, Isco”, shkruan mbrojtësi madrilen.Bashkë me mesazhin, Ramos postoi edhe një foto ku bashkë me Iscon duket shumë i lumtur në një pishinë. Ndërkohë, pak minuta më vonë, për të përforcuar cicërimën e tij që hedh poshtë grindjen mes tyre, shkruan edhe Isco. Në mesazhin e tij, mesfushori shkruan se ishte një ditë e veçantë, takoi ish shokët e ekipit dhe theksoi se njerëzit flasin pa ditur asgjë, duke hedhur kështu poshtë thashethemet.
Ibrahimoviç: Kam shënuar edhe më bukur
Dygolëshi i shënuar nga Zlatan Ibrahimoviç në fitoren e thellë 4-0 që Paris Saint Zhërmein arriti ndaj Bastias nuk përbën ndonjë lajm pasi tashmë jemi mësuar me serinë e golave të suedezit. Gjithsesi, shtatlarti suedez do ta mbajë mend gjatë datën 19 tetor, sepse goli i parë është nga ata që të lenë pa frymë. I mësuar në goditjet me takë, pasi një gol të tillë e ka shënuar edhe kundër Bolognas kur ai vishte fanelën e Interit, Zlatan e provoi sërish dhe sërish ia doli mbanë.Ibra frenon, është ai që do të vendosë se kush është goli më i bukur i karrierës së tij duke theksuar se kur të rishikojë imazhet do të vendosë, pork y gol është një nga ata që të le pa frymë. Krosim nga e djathta, topi përplaset te një lojtar i Paris Saint Germain, dhe Ibrahimovic nuk mendohet dyherë. Një moment magjik për shtatlartin suedez që bashkë me golin e tij merr me vete edhe një fitore të rëndësishme për ecurinë në kampionat sepse ashtu siç e thekson edhe ai, ajo që ka rëndësi në këto momente është ecuria e ekipit në Ligue 1 dhe Champions League