Elton Qyno
Ngjarja në autostradë. Barjam Çejku, morri përsipër hakmarjen për turpin që i la Xhevahir Bajraktari
Vjehrri, ka vendosur të ekzekutojë me armë zjari ish-dhëndrin e tij Xhevahir Bajraktari, pasi ky i fundit i ka lënë vajzën me tre fëmijë, për shkak se ajo nuk ishte në gjëndje të kujdesej për familjen, pasi vuante nga sëmundja e Migrenës. Bajraktari, prej disa muaj kishte marrë një nuse të dytë, nga zona e Dibrës, ndërkohë që vajza e autorit të krimit, vazhdonte të qëndronte në shtëpinë e burrit të saj, duke jetuar së bashku me tre fëmijët. Mirëpo, pasi ka jetuar për një periudhë kohe me njerëzit e burrit, vjehrra e saj dhe vetë Xhevahir Bajraktari, ka vendosur ta nxjerin nga shtëpia gruan e sëmurë, duke i marrë dhe tre fëmijët. E ndodhur mes katër rrugëve, gruaja ka gjetur strehim në familjen e babait të saj, ku pas diskutimit të problemit nga të gjithë anëtarët e fa]miljes Çejku, është vendosur të marrin hak, me qëllim vrasjen e ish-dhëndrit të tyre Xhevahir Bajraktari. Vrasjen e ka marrë përsipër, babai i vajzës shtetasi Barjam Çejku, i cili i ka zënë pritë ish-dhëndrit në autostradë dhe e ka qëlluar atë me pushkë, por nuk ka mundur ta vrasë, por e ka plagosur rëndë atë.Çejku më pas është larguar me një automjet nga vendi i krimit ndërkohë që është arrestuar në ambjentet e shtëpisë së tij. Aktualisht çështja në ngarkim të tij,i ka kaluar për gjykim gjykatës së Tiranës, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Konflikti për sëmundjen
Më datën 27 prill 2013 rreth orës 08:00 në vendin e quajtur rruga dytësore në krah të autostadës Tiranë-Durrës pikërisht pranë një hoteli, shtetasi Barjam Çejku ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Xhevahir Bajraktari dhe si pasojë e të shtënave është plagosur në duar shtetasi tjetër Edmir Velaj. Nga pyetja e deklaruesve rezulton se i dëmtuari Bajraktari ka qënë i martuar me shtetasen Th. Bajraktari, e bija e të pandehurit Barjam Çejku, prej 17 vjetësh dhe nga martesa kishin 3 fëmijë. Para disa vjetësh bashkëshortja ka vuajtur nga një sëmundje konkretisht nga migrena dhe marrëdhëniet në familje me bashkëshortin ishin vështirësuar. Ky i fundit i kishte thënë se, meqënëse kjo nuk ishte më në gjendje të kujdesej për fëmijët edhe për shtëpinë, do të merrte një grua të dytë.
Gruaja e dytë
Këtë bisedë ish-bashkëshorti e bëri fakt të kryer dhe një ditë përpara 5 vjetësh e sjell në banesë ku jetonin së bashku, por me statusin e gruas së dytë shtetasen N.D. nga Dibra. Në këto kushte bashkëshortja Th.B. nuk ka folur më me bashkëshortin e saj dhe de fakto ajo bashkë me fëmijët jetonte në kat të parë kurse bashkëshorti me bashkëjetuesen N.D jetonin në katin e dytë. Me kalimin e kohës marëdhëniet në familje u acaruan dhe familja e Xhevahirit po njihte për grua bashkëjetuesen e tij N.D., këto marrëdhënie erdhën duke u acaruar edhe më shumë deri para 3 javësh ku vjehrra dhe vetë Xh.Bajraktari nuk e lejonin atë të qëndornte në shtëpi dhe nuk e lejonin më të jetonte me fëmijët e saj. Në këto kushte Th. Bajraktari, është larguar nga shtëpia e bashkëshortit dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj ku të gjithë së bashkë kanë vendosur se do ta vënë në vend këtë padrejtësi dhe do të marrin hak. Si pasojë e kësaj gjendje më datë 27 prill 2013 shtetasi Barjam Çejku ka marrë furgonin e tij tip “Ford” dhe ka shkuar për të marrë hak ndaj bashkëshortit të vajzës së tij. I dyshuari pasi ka zbritur nga furgoni ka pritur rreth 20 minuta dhe në kohën që ka parë Xh. Bajraktari menjëherë e ka qëlluar atë me breshëri duke e plagosur menjëherë. Si pasojë e të shtënave është qëlluar edhe një shtetas tjetër që po qëndronte tek servisi i identifikuar si E.V. në të dy parakrahët. Ky i fundit nuk kishte konflike me njeri dhe personin që e qëlloni nuk e njihte më parë. Në pyetjen e vetë personit të dyshuar Barjam Çejku ai pranon se kishte disa minuta që priste ish-dhëndrin Xhevahir Bajraktari dhe kishte vendosur që ti jepte fund kësaj situate të krijuar midis tij me vajzës së të dyshuarit. Pranon se kur e ka parë e ka qëlluar me breshëri me pushkën që kishte marrë nga shtëpia dhe më pas është larguar përsëri nga vendngjarja.
Oficeri i SHISH, korrier droge, policia e kam me 185 kg hashash
Operacioni “Kadillak”, ve në pranga dhe tre bashkëpuntorët. Destinacioni ishte Greqia
Një oficer i Shërbimit Informativ Shqiptar është vënë në pranga duke transportuar 185 kg hashash. Punonjësi i SHISH, Eugen Muçaj, u arrestua pranë fshatit Papër në Elbasan, ndërsa udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë. Mësohet se agjenti i SHISH mbahej nën vëzhgim dhe forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ishin informuar për lëvizjen e fundit që do të bënte ai. Policia e Elbasanit është treguar e rezervuar në informacionet për mediat dhe për shkak të funksionit të Eugen Muçajt dhe nuk dihet se cili ishte denstinacioni i lëndës narkotike. Po hetohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Ndërkohë po dje në portin e Durrësit u arrestua një persona, ndërsa po tentonte të trafikonte drejt Italisë një sasi prej 10 kg hashash.
Operacioni “Kadillak”
Polcia e Shtetit ka qënë në dijeni të veprimeve të punonjësit të SHISH, dhe për këtë e kanë lejuar atë që të merrte kontakte me tre persona të tjerë si Andrea Xhaferin, punonjës pranë degës së Sigurimeve në Gramsh, Evans Nogën dhe Hysni Salliun. Nga përgjimet e kryera është mësuar se këta shtetas, do të siguronin lëndën narkotike, ndërsa për ta transportuar në rrugët kryesore do të ishte punonjësi i SHISH, Eugen Muçaj, i cili edhe nëse do të ndalohej nga policia rrugore, do të shfrytëzonte pozicionin e tij për të shmangur një kontroll të mundshëm. Mirëpo sapo të katër personat sapo kanë dalë nga një magazinë me dy benza kadillakë, janë arrestuar nga grupet e operacioneve speciale në dalje të qytetit të Peqinit.
Trafik me Greqinë
Operacioni për kapjen e këtyre shtetasve u realizua, sot rreth orës 10.30, nga Sektori kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Konkludimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur falë një pune intensive dhe profesionale hetimore të kryer nga strukturat e policisë, të shtrirë në harkun kohor të rreth një muaji, duke mundësuar kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve. Nga hetimet e deritanishme të kryera dyshohet se këta shtetas këtë lëndë narkotike synonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë me cilësinë e provës materiale janë bllokuar 2 automjetet tip “Kadillak”, si dhe sasia e lëndës narkotike. Materialet procedurale në ngarkim të tyre do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.