Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera, deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kalojë në këtë autostradë. Sipas ekspertëve, taksa prej 5 eurosh është e lartë për xhepat e shqiptarëve
Taksa për shfrytëzimin e autostradës në pjesën e Kosovës do të vendoset pas përfundimit të të gjitha punimeve. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. “Njëherë për njëherë qeveria nuk e ka ndërmend të vendosë taksë për autostradën. Një gjë e tillë do të diskutohet vetëm në finalizimin e autostradës. Këtë e kemi pohuar qysh në fillim të nismës së autostradës”, – thuhet në deklaratën e zëdhënësit të kësaj ministrie.
Sipas tij, deri në këtë moment qeveria nuk ka diskutuar për mënyrën së si do të vendoset taksa, por as rreth lartësisë së asaj takse, por sipas zyrtarëve të kësaj ministrie taksa do të jetë e volitshme dhe e përballueshme.
“Ende nuk dihet se sa mund të jetë vlera e taksës saktësisht. Mirëpo, ajo do të jetë shumë e volitshme, sepse qeveria e Kosovës nuk do ta rëndojë në asnjë moment xhepin e qytetarëve”, – ka thënë ai. Më tej ai bëri të ditur se aktualisht qeveria e Kosovës për mirëmbajtjen e autostradës shpenzon 2.6 milionë euro për dy vjet.
Ndërkaq, Ibrahim Rexhepi, drejtor i organizatës “STARS”, tha se shumën rreth 2.6 milionë euro për mirëmbajtje të autostradës nuk e ka vlerësuar si të lartë. Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të sigurojë para për mirëmbajtjen e autostradës. Sipas Rexhepit, nuk është zgjidhja më e mirë që qytetarët të ngarkohen me taksë për autostradën, përkatësisht që atë ta paguajnë ata.
Rruga e Kombit
Kushdo që do të kalojë në rrugën Durrës – Kukës do të duhet të paguajë një taksë. Rruga që i kushtoi i buxhetit të shtetit 1 miliard euro, Durrës – Kukës, ende nuk ka përfunduar. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, pak ditë më parë deklaroi se “nevojiten ende miliona euro të tjera”. Ndërkohë që, bashkë me Bankën Botërore dhe korporatën ndërkombëtare financiare do të negociohet për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e saj. Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera, deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kalojë në këtë autostradë. Haxhinasto u ndal edhe tek siguria rrugore, e cila do të jetë një ndër sfidat e punës së tij. Në ditët në vijim pritet të merret një paketë masash për të rritur sigurinë dhe për të ulur aksidentet në rrugë. Sipas ekspertëve, taksa prej 5 eurosh është e lartë për xhepat e shqiptarëve. Taksa për rrugën Durrës – Kukës pritet të diskutohet në vitin 2014 dhe bashkë me të do të miratohet edhe tarifa për çdo kalim.
Taksa
Shumë vende të rajonit zbatojnë modelin e taksës për autostradat. Maqedonia dhe Greqia kanë vite që përfitojnë në buxhetet e shtetit miliona euro çdo vit. Kjo taksë e paralajmëruar nga qeveria është në dyshim pasi punimet e rrugës Durrës – Kukës ende nuk kanë përfunduar.
Google Hangout ofron thirrje pa pagesë në SHBA dhe Kanada
Google Hangout ka pranuar një përditësim të ri dhe të rëndësishëm, i cili ka sjellë përmirësime dhe specifika të reja në aplikacion, por thirrjet pa pagesë brenda SHBA-së dhe Kanadasë janë risia më e madhe që ky aplikacion sjell sot. Versioni më i ri i aplikacionit Google Hangout për iOS, u mundëson përdoruesve të thërrasin numra të telefonit drejtpërdrejt nga vetë aplikacioni, pa u ngarkuar me pagesë për thirrjet që ata i bëjnë brenda SHBA-së dhe Kanadasë. Përdoruesit e aplikacionit gjithashtu mund të thërrasin numra ndërkombëtar, mirëpo për këtë ata duhet të paguajnë një kosto të vogël. Për thirrje nuk nevojitet SIM-kartelë, dhe krejt çka duhet është lidhja me rrjetin e internetit WiFi. Aktualisht, ky përditësim i Google Hangout nuk është në dispozicion për përdoruesit e sistemit operativ Android. Aplikacioni punon për iPhone, iPad dhe iPod.
Çmimet e naftës në SHBA bien nën 100 $, në Shqipëri nuk ndryshon çmimi
Çmimi i naftës WTI në ankandet e 21 tetorit për herë të parë që nga korriku i këtij viti ra nën 100 $, dëshmojnë të dhënat e bursës tregtare të Nju Jorkut. Sipas gjendjes në 11:10 GMT futures e nëntorit për WTI ranë me 0,92 % deri në 99.88 $ për fuçi. Siç vë në dukje Bloomberg, lënda e parë u lirua në kuadër të publikimit të të dhënave mbi rritjen e rezervave të naftës në SHBA, të cilat kanë arritur nivelin më të lartë në 3 muajt e fundit. Në fund të gushtit fuçia WTI u shtrenjtua deri në 112.24 $ – niveli më i lartë që nga maji i vitit 2011. Për 2 ditë futures e naftës u rritën me 6.5 $. Gjatë po atyre ditëve kostoja e lëndës së para të markës “Brent” u rrit nga 108.5 $ deri në 113.8 $. Ka muaj që në tregjet botërore çmimi i naftës ka pësuar ulje. Një gjë e tillë nuk është vërejtur ende në tregjet shqiptare, me pretendimin se kanë rezerva të mëdha naftë. Por një problem qëndron se sa herë rritet çmimi i naftës në tregjet e jashtme, në Shqipëri rritet menjëherë.
Terminali i ri
Erdogan, Rama dhe Thaçi bashkohen sot në Kosovë
Tre kryeministrat, ai shqiptar Edi Rama, ai kosovar Hashim Thaçi dhe kreu i ekzekutivit turk Erdogan bashkohen sot në Kosovë në një vizitë të përbashkët ku pritet të inaugurohet dhe terminali i ri në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Pas kësaj tre kryeministrat do të vizitojnë dhe qytetin e Prizrenit. Kryeministri turk vjen në këtë vizitë në Kosovë së bashku me bashkëshorten e tij me një axhendë të veçantë, e cila përfshin dhe vizita në institucione të ndryshme të Kosovës.