Shtresa e mesme po shkon drejt varfërisë

0
167

Spanja dhe Greqia, të parat shtete ku shtresa e mesme pritet të varfërohet. Kriza ekonomike pritet të varfërojë edhe shumë vende të tjera

spanje-papunesia_2-640x340Kur Lourdes De Abajo fillon të flasë për krizën, nuk mund të ndalë. Ajo është mësuese muzike në një gjimnaz në një fshat afër Madridit. 39-vjeçarja i kalon mbrëmjet në parkun “Retiro” së bashku më bashkëshortin e saj, Luis Luna, dhe vajzën 3-vjeçare Alma. “Cilësia e jetës ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit, sepse çmimet për gjërat bazike si energjia elektrike, uji dhe gazi janë rritur”, – thotë Lourdes De Abajo. Më pas ndërhyn burri i saj, Luis Luna, i cili ishte i papunë prej dy vjetësh, por prej dy javësh ka filluar punë si mësues me kohë të pjesshme. “Rrogat tona nuk preken më nga inflacioni, por nga shkurtimet në buxhet”. Rrogat e administratës në Spanjë që prej fillimit të krizës janë shkurtuar me 10%. Përveç kësaj, është hequr edhe rroga e 13-të. Ndërkohë që De Abajo ka një punë, Luna nuk ka një vend fiks. “Ne mësuesit pa një kontratë fikse jetojmë mes papunësisë dhe punës së përkohshme”, – thotë Luna, i cili duhet të paguajë edhe detyrime financiare për vajzën e tij nga martesa e parë. Për çiftin fjalët kinema, teatër dhe koncerte janë kthyer në fjalë të huaja, sepse nuk i përballojnë dot kostot. Prej vitesh ata nuk kanë udhëtuar as jashtë vendit. “Unë përpiqem të kursej ku mundem, që të mos i mungojë asgjë vajzës”, – thotë De Abajo.

 

Shtresa e mesme, më e prekura nga kriza

Çifti i përket shtresës së mesme spanjolle. “Situata në shtresën e mesme spanjolle karakterizohet nga rritja e varfërisë dhe rritja e pabarazisë sociale”, – shpjegon Juan José López nga Caritasi spanjoll. Së bashku me kolegët e tij, sociologu përgatit një raport social të përvitshëm. Sipas studimeve të tyre, shtresa e mesme spanjolle është bërë gjithmonë më e dobët, që pas fillimit të krizës në vitin 2007. “Ende ata nuk mund të cilësohen si të varfër, por sërish ne kemi përjetuar një varfërim të përgjithshëm, ku mbi të gjitha u prek shtresa e mesme. Spanja është vendi me diferencat sociale më të mëdha në botë”. Vetëm gjatë vitit të kaluar numri i milionerëve spanjollë u rrit me 13,2%, atyre që jetojnë në kufirin e varfërisë me 21,1 për qind, ku 3 milion prej të cilëve jetojnë në varfëri ekstreme. Vetëm 30 për qind kanë të ardhura të mesme. 26,7% e fëmijëve jetojnë në varfëri. Ndërsa sa i përket punësimit, 26% e spanjollëve nuk kanë punë. 400.000 vetë kanë humbur shtëpitë e tyre. Por Lopez thotë se gjithçka mund të bëhet më e vështirë, sepse për të dalë nga kriza do të privatizohen spitalet dhe shkollat, çka do t’i bëjë më të shtrenjta shërbimet e tyre dhe njerëzit do ta kenë të pamundur për të paguar.

 

Kursime në shëndetësi dhe arsim

Një gjë të tillë e deklaroi shefi i qeverisë konservatore, Mariano Rajoy, kur u zgjodh në krye të qeverisë në nëntor të vitit 2011. Në të dy buxhetet e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka pasur një buxhet më të vogël. “Shkurtimet e qeverisë kanë prekur edhe vaksinat e fëmijëve”, – thotë De Abajo. Përveç kësaj, ajo shprehet se nuk kanë gjetur as një kopsht publik për vajzën. Kopshtet për fëmijët mbi tre vjeç pothuajse janë privatizuar të gjithë dhe pagesa mujore është 500 euro, pra e papërballueshme. Nga shkurtimet u prek edhe burri i saj. Gjatë këtyre viteve të fundit janë shkurtuar 83.000 mijë vende pune në shkollat publike. Numri i nxënësve në klasa u rrit me 10% dhe mësuesit e sëmurë zëvendësohen vetëm pas dy javësh e deri atëherë nuk zhvillohet mësim. “Unë jam dërguar në një shkollë, ku tashmë ka filluar viti mësimor. Në klasa ka fëmijë me probleme, të cilët duan kujdes që në fillim, në mënyrë që më pas të kuptojnë gjithçka. Gjithsej mungojnë shtatë mësues. Situata është fare pak larg nga shkatërrimi total”, – ankohet Luna. Marrë nga: dw.de

 

Koncepti iPhone Pi në një dizajn rrethor

Kjo është koha për të ndryshuar standardet e vendosura? Celularët iPhone janë bërë shumë të zakonshëm. Dizenjuesi britanik u përpoq të zhvillonte këtë ide në iPhone Pi koncept. Ai është i bindur se telefonat Apple do të bëhen edhe më elegantë, nëse firma heq dorë nga format drejtkëndëshe. iPhone Pi duket si një kronometër i madh. Butoni Home është lënë disi i pandryshuar, pavarësisht faktit që në të rejat tashmë ka një funksion përcaktimi në shenjat e gishtave. Indeksi i Pi në emrin e konceptit është numri “ pi”, raporti i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. Smartfoni ka një formë rrethore. Shumë interesante për të thënë, kjo rondele bukuroshe. Touch-screen i gjerë është i përshtatshëm për punë. Dhe në xhep, si një lodër do të qëndrojnë mjaft qetë. Jo më pak ergonomike është edhe ndërfaqja e lojërave.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency