PD: Kontroll partiak mbi Policinë e Shtetit, ja nga kush drejtohet

0
193

Florenc Drizari

 

Arben Ristani: Drejtori i SHKB, Arben Skendo, është përsëri një militant partiak. Ai është një nga kontribuesit financiarë të fushatës së fundit të Partisë Socialiste

 

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka deklaruar se korrupsioni eshte nje fenomen i perjetshem, i cili ka ne baze genet e babazise se njeriut, ndaj sipas tij kjo kerkon nje lufte te panderprere.Partia Demokratike vijon denoncimet për emërimet në Policinë e Shtetit, duke i konsideruar ato si partiake dhe jo profesionale. Pak kohë para nisjes së seancës dëgjimore me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me emërimet në Policinë e Shtetit, Partia Demokratike reagoi me anë të një deklara për mediat nëpërmjet deputetit Arben Ristani. Ky i fundit u shpreh se Partia Demokratike, në mënyrë të përsëritur, denoncon fuqimisht shkeljet e ligjit në emërimet në Policinë e Shtetit dhe vendosjen e kontrollit partiak mbi të. Shkelja e ligjit dhe kontrolli partiak mbi Policinë e Shtetit, janë rrezik i shtuar për demokracinë dhe me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve – tha Ristani.

Më tej deputeti i opozitës nënvizoi se: “Partiakët socialistë të emëruar në drejtimin e Policisë së Shtetit në kundërshtim me kriteret ligjore, janë ogur i keq për të ardhmen e rendit dhe sigurisë në vend, siç është bërë e qartë edhe këto ditë ku krimi po merr jetë njerëzish në mënyrë të pandalshme”.

Sipas Ristanit, nuk ka si të ndodhë ndryshe kur: 1- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk ka shkollimin përkatës për detyrën që ka marrë, nuk ka gradën dhe përvojën që kërkon ligji dhe për më tepër është militant partiak. I ka shërbyer partisë socialiste si numërues i parë i saj në zgjedhjet e fundit elektorale, në Qarkun Tiranë.

2- Dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Sokol Bizhga dhe Altin Qato janë emëruar në kundërshtimin me ligjin sepse nuk kanë gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës, për më tepër njëri nga nëndrejtorët është nën efektin e masës disiplinore të marrë ndaj tij.

3-Drejtori i SHKB, Arben Skendo, është përsëri një militant partiak. Ai është një nga kontribuesit financiarë të fushatës së fundit të Partisë Socialiste dhe renditet në listën zyrtare të donatorëve.

4-Drejtori i Personelit i Policisë së Shtetit, Xhevahir Karaj, militant i Partisë Socialiste. Ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste.

5- Të 12 drejtorët e policisë në qarqe, janë emëruar në kundërshtim me ligjin sepse asnjëri prej tyre nuk ka gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës.

6- Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, është arrestuar në 20 prill të vitit 2003 për trafik të qenieve njerëzore, teksa kishte detyrën e shefit të Komisariatit të Rinasit.

“Këta janë njerëzit që drejtojnë sot Policinë e Shtetit shqiptar, të gjithë të emëruar në kundërshtim me ligjin, të gjithë militantë partiak dhe ne që presim nga ata rend dhe siguri”, – përfundoi deklaratën e tij, deputeti Ristani.

Lidhur me deklaratat e mësipërme të përfaqësuesit të PD-së, të njëjtin qëndrim opozita mbajti edhe në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, gjatë së cilës ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri raportoi mbi lëvizjet e fundit në Policinë e Shtetit dhe situantë në të cilën ndodhen sot strukturat e emergjencave civile. Lidhur me emërimet në Polici, ish – ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se ato janë bërë në shkelje flagrante me ligjin, ndërsa deputeti Astrit Patozi, vuri theksin tek rreziku i mundshëm i përdorimit të policisë në fushata zgjedhore dhe aksione të tjera për qëllime politike.

 

Flamur Noka: Emërime politike në polici, Artan Diti emërues i parë, e jo drejtues i parë

Gjatë raportimit të ministrit Tahiri në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ish – ministri i Brendshëm në kohën e qeverisjes së djathtë, Flamur Noka, duke replikuar për deklaratat lidhur me situatën e rëndë në të cilën ndohet strukturat e shtetit për të përballuar emergjencat civile, tha se qeveria duhet t’i kishte paraprirë këtyre problemeve që në ndryshimin e buxhetit me aktin normativ të pak ditëve më parë. “Pse z. Ministër nuk morët asnjë masë në aktin normativ që morët pak ditë më parë për të marrë borxh për emergjencat civile e jo për të marrë borxh për rroga dhe për luks? Sot emergjencë është çështja e nërkëmbjes së Policisë së Shtetit, e përdorimit si polici politike dhe çështja e paligjshmërisë që hidhet në këtë drejtim si nga ministri ashtu edhe nga kryeministri”, – tha Noka. Sipas tij mazhoranca ka emëruar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në kundërshtim të hapur dhe flagrat me nenin 21 të Policisë së Shtetit.

Policia e shtetit – sipas Nokës, po kthehet në polici politike.

“Ja ku është procesverbali i qv. 1619 në Tiranë. Z. Artan Eqerem Didi, numërues i parë. Në fakt ka pas gradën emërues i parë, por jo drejtues i parë”, – deklaroi një ditë më parë ish – ministri i Brendshëm Flamur Noka në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

 

 

Astrit Patozi: Policia, e shndërruar në trupë teatri ambulante

Deputeti i Partisë Demokratike, ish – kryetar i grupit parlamenta re të kësaj force politike, kundërshtoi lëvizjet e fundit që janë bërë në policinë e shtetit, duke vënë theksin tek emërimet politike dhe jo profesionale sipas tij. Gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Patozi tha se ministri i Brendshëm ia ka arritur qëllimit të realizoj shoë me lëvizjet e fundti në polici, por këto do të mbahen mend sipas tij si lëvizje të gabuara dhe me tendeca politike.

Saimir Tahiri, vjen ne komisionin Parlamentar te Sigurise me një bilanc të rëndë në vetëm 45 ditë detyrë si ministër i Brendshëm. Per te qene realist, ne rast se ai ka pasur ndërmend që të jetë në qendër të vëmendjes, ia ka arritur kesaj me sukses të plotë, por në këtë botë mund të bëhesh i famshëm edhe për keq. Saimir Tahiri eshte rasti tipik i kesaj dhe po ua shpjegoj me poshte se pse.

Policia e shtetit ka për detyrë të ndërhyjë dhe të arrestojë kur konstaton shkelje të ligjit. Por kur ligjin e shkel kryeministri dhe ministri në mes të ditës cfarë ndodh. Kush ndërhyn dhe arreston? Cfarë mesazhi doni t’i jepni uniformave blu, që për ligjin nuk pyet njeri në këtë vend, mjafton të zbatonin udhërin?”, – tha z. Patozi.

 

PD: Administrata po shantazhohet ditë për ditë

Partia Demokratike ngre shqetësimin për presion të vazhdueshëm nga përfaqësues të qeverisë ndaj punonjësve të administratës publike.

Deputeti Oerd Bylkybashi nw njw prononcim pwr mediat njw ditw mw parw u shpreh se : “Një muaj pasi shkelmoi konsensusin për ligjin e Nëpunësit Civil me aktin normative antikushtetues, qeveria ka intensifikuar me egërsi fushatën e presionit dhe spastrimeve mbi punonjësit e administratës.Ditë për ditë, në të gjitha institucionet, nëpunësve të administratës po u kërkohet dorëheqja nën shantazhe dhe presione pa asnjë motivacion ligjor. I vetmi motiv që bashkon këto kërcënime dhe spastrime është ai politik.”

Partia Demokratike i kërkuar punonjësve të mos pranojnë asnjë formë presioni duke i siguruar edhe asistencë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Sipas Bylykbashit: “Me dhjetëra raportime për të tilla kërcënime dhe shkarkime vijnë çdo ditë nga çdo kënd i Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë, rreth 80 punonjës të ministrisë së Brendshme u shkarkuan në orët e vona të mbrëmjes pa asnjë motivacion dhe procedurë. Sot ju lëshojmë një thirrje tjetër punonjësve të administratës publike: Mos ju nënshtroni këtyre presioneve! Denoncojini ato në organet e prokurorisë dhe publikisht!”.

 

Byroja e Hetimit, Berisha: Rama kryehetuesi i shtetit, do vendosë për hetimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon mazhorancën për shkeljen e Kushtetutës, me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan: “Në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, nenin 163 të saj, që thotë se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë dhe sipas tij, jo kryepolici, por kryeministri i vendit do të jetë dhe kryehetuesi i shtetit.”

Sipas Berishës, krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit i jep kryeministrit Rama të drejtën për të vendosur hetimin e Presidentit të Republikës, bashkëkryetarit të mazhorancës Meta, ministrave të tij.

“Rama i kthehet kështu pasionit të atit të tij shpirtëror Enver Hoxhes dhe dajë Kolekes. Por kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes apo sakrificës së Edi Ramës. Ana tjetër sterrë e saj është fakti që do jetë Rama, vete ai, i cili do të vendosë për hetimin e Presidentit të Republikës, bashkëkryetarit të mazhorancës Meta dhe ministrave të tij. Por prisni sakrificën sublime të Edvinit! Sipas këtij ligji, dhe mos kujtoni se po tallem, do te jete Rama kryehetuesi i shtetit i cili do të vendosë për hetimin dhe do të hetojë Ramën kryeministër të vendit. Ky është një akt heroizmi socialist. Rama do të vendosë për hetimin e tij. Miq, këto janë karnavalet e pushtetit Rama – Meta!”- përfundon Berisha në “Facebook”.

 

 

DEBATE PËR POLICINË E SHTETIT NË KOMISIONIN E SIGURISË KOMBËTARE

Sajmir Tahiri: Ish – Drejtori i Policisë së Shtetit që unë gjej rastin ta falënderoj, z. Hysni Burgaj, i ka propozuar ministrit të Brendshëm caktimin në detyrë të drejtorit të departamenteve të hetimit të krimeve të rënda, vend i cili ishte vakant për shkak të dorëheqjes së zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Kuliçaj dhe njëkohësisht e z. Ish Drejtori i Policisë së Shtetit që unë gjej përsëri rastin ta falënderoj, i ka propozuar përsëri ministrit të Punëve të Brendshme caktimin në detyrë të departamentit për sigurinë publike, si dhe ka bërë z. Burgaj rifreskimin
Deputet i opozitës: Do ta falënderoni për herë të tretë?
Sajmir Tahiri: Për herë të tretë e falënderoni ju. Si dhe ka bërë në nivel qëndror dhe nëpër qarqe. Ishte në kompetencën…
Deputet i opozitës: S’duhet ta falënderoni për këtë që k abërë.
Xhemal Qefalia: Lëre të mbarojë.
Aqif Rakipi: Është Spartaku që drejton aty, ndalo ti, ndalo ai. Ju bëni të gjithë kompetentin aty. Është Spartaku që bën kryetarin. Pse duhet të më thuash ti mua apo unë ty, ndalo.
Paulin Stërkaj: Po kur ngrihet dikush e flet…
Aqif Rakipi: Po mirë mo është Spartaku kryetar.
Pjerin Ndreu: Thuaji krahut tat mos ta ndërpresi ministrin, se tani po flet ministri.
Spartak Braho: Vazhdo z. Ministër.
Aqif Rakipi: Le të flasi ministri se për atë punë ka ardhur këtu.
Pjerin Ndreu: Kanë radhë diskutimet.
Aqif Rakipi: Është ai i parë aty, (Spartak Brahos), ai e drejton seancën e jo ti.
Pjerin Ndreu: Për të parë, gjithë të parë jeni ju.
Spartak Braho: Z. Aqif, të lutem. Vazhdo z. Ministër.
Sajmi Tahiri: Ishte në kompetencën e ish – drejtorit të policisë siç është sot në kompetencën e drejtorit aktual të policisë, bërja e çdo lëvizjeje me drejtuesit.
Aqif Rakipi: Ore për çfarë ke ardhur këtu?
Pjerin Ndreu: S’kam asnjë me ty.
Aqif Rakipi: Çfarë ke që po më shikon?
Pjerin Ndreu: Do me bë të fortin kot tani.
Spartak Braho: Z. Aqif të lutem! Ndërprisni debatet mes njëri-tjetrit tani.
Flamur Noka: Të lutem më shpejt.
Spartak Braho: Ja të mbarojë.
Sajmir Tahiri: pas dorëheqjes së ish – drejtorit të Përgjithshëm të Policisë z. Hysni Burgaj, është emëruar në këtë detyrë z. Artan Didi në pajtueshmëri me neni 21. I ligjit për Policinë e Shtetit. Me marrjen e detyrës nga drejtori i Policisë së Shtetit, z. Didi pasi është njohur me vlerësimt e çdo punonjësi policie në përputhje me kompetencat që i jep neni 54 pika 2 e ligjit për Policinë e Shtetit, ka vazhduar procesin e nisur nga paraardhësi i tij, për rifreskimin e disa drejtuesve të tjerë të policisë në nivel qëndror dhe vendor…
Astrit Patozi, Sajmir Tahirit: Ndryshimet drastike ne polici, jane të paligjshme dhe arbitrare. Fillon me Drejtorin e Përgjithshëm.  Nuk përmbush kriteret e ligjit. Kam ndjekur dy orë debat televiziv për të marrë një përgjigje të ministrit, e cila nuk erdhi kurrë. sepse pergjigje nuk ka, sepse ligji eshte shkelur. Dhe pyetja ime eshte kjo, cfarë ju bën ta ndjeni veten mbi ligjin? Kemi mbërritur në pikën ligji është Edi Rama ne kete vend?…
Pirro Lutaj: Situata alarmante dhe skandaloze që ju paraqitët sot, është padyshim që i bën alarmant përfaqësuesit e opozitës sot…
Flamur Noka: Sot tritoli, tritol qytetarit për ta terrorizuar, tritol krimineli motorit, makinës së policit; tritol qytetarit, tritol biznesmenëve nëpër makina. Pra, keni legalizuar tritolin. Sot si fenomen kudo. Përsa i përket shkrirjes së krimit ekonomik…
Ermonela Felaj: Z. Kryetar më falni. Këto janë të përsëritura si çështje disa herë. Është e tepërt, si të fyesh inteligjencën e dikujt.
Flamur Noka: Do t’i mbyllësh gojën asaj? (Spartak Brahos).
Spartak Braho: Ermonela çfarë pate, ti ishe mirë. (të qeshura në sallën e Komisionit). Lërë do përgjigjet ai.
Sajmir Tahiri: I falënderoj deputetët parafolës për të gjitha shqetësimet që shprehën. Jam shumë i hapur t’i diskutojmë sëbashku këto çështje. Siç përpiqem të mirëkuptoj që mes shqetësimeve ka edhe fryerje edhe abuzime sipas nuancave politike.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency