Lajmet e disa ditëve më parë që ish-reperi i njohur, Ledri Vula, është i lidhur me modelen e njohur kosovare, por me famë në botë e sidomos në Londër, Dua Lipa, rezultojnë të jenë të vërteta. Arsyeja e parë është se vetë Ledri e ka vënë në statusin e tij në “Instagram” edhe një foto me bukuroshen, e ndërsa kjo ka lënë për pak ditë Londrën dhe ka ardhur në Prishtinë për ish-të dashurin e Dafina Zeqirit, por edhe për të realizuar disa foto në studion e fotografit Arton Humolli, pikërisht në atë studio ku dikur ish-e dashura e Ledrit, Dafina, fotografohej. Por vajza me këtë emër të veçantë është me origjinë nga Kosova, por jeton në Londër, dhe njëkohësisht ajo është edhe këngëtare. Kohë më parë, ajo është shfaqur si protagoniste në një spot reklamues, ku paralajmëronte se po vinte spektakli i show-talenteve “X Factor”.
Miriami: Produksioni ndryshoi marrëveshjen në momentin e fundit
Miriam Cani ka reaguar për të sqaruar largimin e saj nga prezantimi i spektaklit “Dancing With The Stars”, siç thotë, për të larguar çdo lloj keqkuptimi apo keqinterpretimi që po qarkullon në media. “Fakti që nga produksioni u ndryshua në moment të fundit marrëveshja fillestare që m’u bë (ku përfshihen shumë detaje profesionale si në çdo profesion), është arsyeja e vërtetë e largimit tim nga “Dancing”. Nuk ka as edhe një arsye personale. Janë gjëra profesionale që nuk mund të bëhen publike, por që për mua janë parimore! Ndryshime kolosale pesë ditë para shfaqjes ma bënë të pamundur të nënshkruaja kontratën me produksionin. Nuk di t’i jap një emër, ndoshta ‘keqkuptim’, por shumë i rëndësishëm. Më vjen shumë keq, por nuk shkel dot mbi parimet e mia në punë. Korrektesa për mua është jo vetëm respekti ndaj tjetrit, por jetike në çdo gjë që bëj. Kam gati dy muaj që punoj, mendoj dhe përgatitem për këtë projekt dhe mua më lëndon më shumë se këdo, por janë gjëra që ndodhin, gjithsesi ka edhe më keq ndaj nuk do doja njerëzit ta bënin më temë këtë gjë! E pranoj se më vjen shumë keq për ata që prisnin të më shihnin live. Gjithsesi unë i uroj shumë suksese produksionit dhe faleminderit të gjithë atyre që janë dashamirës ndaj meje”, – ka shkruar këngëtarja në “Facebook”. Në vendin e saj si prezantuese do të jetë këngëtarja Jonida Maliqi.