Nicole Kidman si Bardo, shumë e bukur dhe seksuale. Ajo vjen shumë joshëse në versionin Brigide Bardo në fushatën e re publicitare të Jimmy Choo.
Çfarë po tymosin Rihanna dhe Snoop Dogg?
Nuk është më sekret pëlqimi që ka Rihanna për marijuanën. Madje ajo e ka shprehur hapur këtë gjë. Deri në orët e para të mëngjesit të së martës ajo është parë duke tymosur cigare të dyshimtë në shoqëri të reperit të famshëm Snoop Dogg. Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka postuar foton në “Instagram” ku shihet duke tymosur. “Chiefin wit a chief”, – ka shkruar bukuroshja nga Barbadosi në diçiturën e fotos, ndërkohë që fjala “chiefing” përdoret për dikë që pi shumë marijuanë. Nuk është çudi po të mendosh që ka qenë në shoqëri të Snoop Dogg, i cili gjithashtu është i njohur për pëlqimin që ka ndaj marijuanës. Ata kanë qenë në një festë së bashku ku Rihanna shihet me një koktej në dorë.
Heidi Montag ka zvogëluar gjoksin
Ish-ylli i “The Hills”, e cila tronditi fansat kur iu nënshtrua 10 procedurave të operacionit plastik brenda një dite në vitin 2010, sërish është futur nën thika. Bukuroshja 27-vjeçare kësaj here ka vendosur të reduktojë impiantet e saj, duke zvogëluar gjoksin nga madhësia F në madhësinë D. Ajo ka zbuluar se ka marrë këtë hap për “arsye shëndetësore” dhe jo sepse është penduar për shkak të ndërhyrjes.