Tortura në Europë

0
151

Në Europë përdoret tortura. Këtë e tregon një raport aktual i Këshillit të Europës. Kundër torturës nuk ndërmerret shumë. Por realisht si mund të vërtetohet tortura?

 

21 nentor torturaNë Europë nuk kryhen tortura, po në rast se ndodhin atëherë ato mund të jenë përjashtime apo rrëshqitje e ndonjë individi. Kjo mund të jetë përgjigja shkurtimisht e përmbledhur e një qytetari europian, i cili pyetet për drejtat e njeriut në kontinentin e tij. Por kjo nuk mund të jetë tërësisht e saktë. Këtë e dëshmon vetë egzistenca e CPT-së, Komiteti Kundër Torturës i Këshillit Europian.

CPT qëndron për „Komitetin Europian për ndalimin e torturës, dhe kundër trajtimin apo dënimit jonjerëzor dhe degradues“. Ky titull i komplikuar tregon se tortura nuk përfshin vetëm keqtrajtimin fizik, por ka një kuptim shumë më të gjërë.

Në këtë vit Komiteti ka kryer hetime në 14 shtete europiane dhe 2 herë në Turqi. Së fundi ka hetuar kushtet e paraburgimit në burgjet e Ukrainës dhe deportimin e „të huajve të padëshiruar“ në Holandë.

 

Keqtrajtim dhe indiferencë

Të mërkuren (06.11.2013) CPT në Stassburg paraqiti rapotin e tij për periudhën Gusht 2012 deri Korrik 2013. Komiteti kontrollon rregullisht qendrat e paraburgimit në të gjitha vendet e përfaqësuara në Europë, momentalisht janë 47. Situata nuk është e kënaqshme në asnjë shtet, kjo është përmbledhja e rezultateve të mjekut të CPT-së Jean-Pierre Restellini: „Edhe në shtetet e civilizuara të Europës Perëndimore ka shkelje”. Vende në të cilat situata e drejtave të njeriut është jashtëzakonisht e keqe nuk i cek CPT-ja. Që t’i kryej kontrollat pa pengesa, ajo është e detyruar për konfidencialitet.

„Në arrestime dhe marrjes në pyetje është reziku më i madh për keqtrajtim“. Më së shpeshti vjen deri te keqtrajtimet gjatë arrestimeve dhe gjatë marrjes në pyetje te dyshuarit. Por edhe në paraburgim dhe në burgje nuk janë të sigurt të burgosurit, kështu Restellini, dhe as nga të bashkëburgosurit. Ka hasur edhe ne mjekë të burgut të cilit i kanë marrë vuajtjet e vikitimave të torturës me indiferencë dhe i kanë trajtuar këta pacientë “mjaft sipërfaqsisht“.

“Tortura e bardhë“

CPT-ja kërkon që në të gjitha burgjet e Europës te hetohen rastet e të burgosurve të keqtrajtuar më thellësisht. Por këtu hasin mjekët e burgjeve në një problëm tjeter: Tortura e aplikuar me mjeshtri nuk lenë pas shenja. Këtë e përmend Elise Bittenbender. Pedagogja e diplomuar punon te organizata për të drejtat e njeriut Xenion, e cila ofron „ndihmë psikosociale për të përndjekurit politik“.

Gjatë punës me viktima të tortuës ajo ka mësuar që „metodat mesjatare si vide thumbash përdoren më rrallë, pasiqë këto metoda mund të vërtetohen. „Shumë më shpesh kemi të bëjmë me të ashtuquajturën „torturën e bardhë“, me keqtrajtimin psiqik. Është shumë më vështirë ta vëretosh „torturën psiqike“, mundimet dhe frikën e cila pason nga ajo.

„Shteti nuk guxon të jetë indiferent“

Posaqërisht për refugjatët është vërtetimi i vështirë. Kur ata bëjnë kërkesë për azil, duhet të jenë në gjendje që të vëretojnë në një vend dhe gjuhë të huaj, që janë torturuar. Bernd Mesovic nga Shoqata Pro Asyl e di këtë nga puna e tij e përditshme. Prandaj ai kërkon që organet shtetërore të mos jenë indiferent dhe të mos ua lënë barrën e vërtetimit refugjatëve. Ata ishin dashur ta hulumtojnë vetë, se a është torturuar azilkërkuesi.

Profesori i pensionuarJörg Pont ka punuar vetë si mjek i burgut dhe e sheh këtë me skepticizëm. Nëse ekzaminimi bëhët nga një mjek ligjor, kjo mund të shkaktoj problem: „Nësë vikitima është torturuar nga organet shtetërore dhe mandej ne këtu e sjellim një mjek i cili përfaqëson gjithashtu organet shtetërore për ekzaminim, kjo gjë mund të krijon dyshim.”

Gjithashtu Elise Bittenbender këtë nuk e konsideron si ide të mirë. Nuk bënë të harrohet se viktimat e torturës janë në nivel të lartë të traumatizuar. „Në qoftë se ky ekzaminim është i detyrueshëm, mundet lehtë të ndodhë që viktimat dëshirojnë vëtëm të lihen të qetë dhe të mos e rikujtojnë këtë.

 

Më shumë mjek me trajnim më të mirë

Në një pikë Jörg Pont, Elise Bittenbender dhe Komiteti Kunder Torturës i Këshillit Europian bien dakord: Nuk ka mjaftueshëm mjekë, të cilët janë mjaftueshëm të kualifikuar për të ditur si të merren me vikitmat e torturës. Mjeku i mëparshëm i burgut Pont e thotë kështu: „Do të doja, që më shumë kolegë të mirren me këtë çështje. Që të trajnohen për intervista me viktimat e luftës njëjtë siç trajnohen për dokumentimin e saktë. Kjo aftësi duhet të trajnohet.“