ARKIVI I SHTETIT Enveri, si kërkoi bombardimin e Tiranës nga ajri?!

0
297

Letra e panjohur

 Histori/ Dokumente të Arkivit Qendror të Shtetit për luftën e ‘43-shit

 

 Përgatiti: Violeta Murati

 

borbardimi i TiranesNë Arkivin Qendror të Shtetit ekziston dosja 1, fondi 41, që nxjerr në dritë një fakt të panjohur për luftën e ‘43-shit në Shqipëri. Është koha kur Enveri po merrte në dorë drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të luftës partizane, ndërsa lufta mes Musolinit dhe rusëve po fliste në favor të këtyre të fundit. Në mes janë forcat aleate anglo-amerikane prej të cilëve në dosjen e Arkivit Shqiptar, zbulohet kërkesa e Enver Hoxhës për t’u furnizuar me armatime.

Krah këtyre kërkesave ekziston edhe një kërkesë tjetër, me të cilën Enveri u kërkon aleatëve të bombardojnë tri qytete shqiptare: Tiranën, Vlorën dhe Durrësin

 

 

 

 

Në Arkivin Qendror të Shtetit ekziston dosja 1, fondi 41, që nxjerr në dritë një fakt të panjohur për luftën e ‘43-shit në Shqipëri. Është koha kur Enveri po merrte në dorë drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të luftës partizane, ndërsa lufta mes Musolinit dhe rusëve po fliste në favor të këtyre të fundit. Në mes janë forcat aleate anglo-amerikane prej të cilëve në dosjen e Arkivit Shqiptar, zbulohet kërkesa e Enver Hoxhës për t’u furnizuar me armatime.

Krah këtyre kërkesave ekziston edhe një kërkesë tjetër, me të cilën Enveri u kërkon aleatëve të bombardojnë tri qytete shqiptare: Tiranën, Vlorën dhe Durrësin.

Pse në ‘43-shin Hoxha shtron këtë kërkesë? Ishte moment kur diktatori i ardhshëm po përgatitej të vihej fuqimisht në krye të Shtabit të Përgjithshëm dhe i duhej një situatë e tillë për të dëshmuar forcën e tij. Por, nga ana tjetër, kjo situatë iu kthye në bumerang, pasi në popullatë pati shumë zemërim për bombardimet, saqë reagimet filluan nëpër shtypin e kohës. Menjëherë pas këtij reagimi, Enveri “fshihet”, duke u kthyer më vonë kundra aleatëve, duke e dëshmuar këtë në librin e tij “Rreziku anglo-amerikan”, kështu rehabilitonte vetveten përballë zemërimit të shqiptarëve, që mund t’i kundërviheshin edhe atij vetë. Më poshtë sjellim materialin e kësaj historie, të përgatitur duke iu referuar dokumenteve të paraqitur në librin “Enver Hoxha, në optikë të re”, nga Vasfi Baruti.

 

***

Të bombardohet Tirana? Procesverbali i së mërkurës së 7 korrikut 1943 ka një mbledhje të shtabit për Projektin me kërkesa të shumta për delegacionin Ushtarak Aleat dhe në komision ishte komisari Enver Hoxha, kryesori i Shtabit. Në vijim të disa kërkesave të tij, siç kishte ndodhur edhe më parë, ai me pozicionin e rëndësishëm që kishte në Shtab, i drejtohet Shtabit Aleat Anglo-Amerikan:

 

“Duam… 10.000 bomba dore; Mils dhe gjermane.

10 radio stacione për përdorim të brendshëm…

1000 kuaj e mushka për mitraloza e transporte të tjera; 300 biçikleta, 50 kamjona me goma”.

 

Ky dokument gjendet në fondin 41, dosja 1, të Arkivit Qendror të Shtetit e vitit 1943.

 

Komisar Enveri ndër kërkesat e shumta që u bën Aleatëve janë edhe 1 mijë mushka dhe kuaj të vinin nga Anglia dhe Amerika dhe të viheshin në shërbim të forcave partizane !

Projekti i Shtabit përfundon me propozimin:

 

“Propozim

Bombardimi ajror i Tiranës, Durrësit, Vlorës”

 

Ky propozim gjendet po në dosjen 1, fondi 41 dokument i AQSH-së. Kjo dëshmon faktin se si Enveri së bashku me komandantin Spiro M., ushtarakë të dy, në krye të Shtabit të Përgjithshëm u kërkuan Aleatëve që me avionët e tyre të bombardojnë qytetet shqiptare, si Tiranë, Durrësin dhe Vlorën. “Mund të imagjinohet se ç’situatë terroriste do të krijohej në popullatë nga bombardimi”, – shkruan Vasfi Baruti në librin “Enver Hoxha në optikën e re”, nga ku është marrë dhe materiali i dokumentit të sipërpërmendur.

 

Referuar dokumenteve arkivore nga ky propozim i Shtabit, që i bëhej Aleatëve, për bombardimin ajror të Tiranës dhe qyteteve të tjera, bëri promovimin e Shtabit si dhe votimin e komisarit politik Enver Hoxha, e komandantit Spiro M. përmes kësaj masakre e terrori.

 

Në fondin 41, të AQSH, në gazetën “Bashkimi i Kombit” të kohës propozimi për bombardimin e Tiranës erdhi fatal për njerëzit ndaj vijuan reflektime të kohës duke e parë në meritë të propozimit të Komisarit Enver Hoxha:

 

Gazeta “Bashkimi i Kombit”

 

“Letër e hapur

Zotnij, Kalorës të Ajrit

 

Është gjithashtu e vërtetë se aviatorët tuaj në raste të tjera u kanë marrë jetën punëtorëve dhe fshatarëve të pafajshëm, duke fluturuar ulët në rrugët e Durrësit, Kavajës, Vlorës, Shkodrës dhe të qyteteve të tjera, duke i treguar botës se ju nuk jeni të specializuar vetëm për vrasjen e fëmijëve. Në këtë Tiranë fatkeqe ju u shfaqët hapur në një ditë pazari, ku fshatarët vijnë të blejnë një kile kripë apo një lek piper. Kufomat e tyre ishin lënë nëpër rrugë së toku me ato të kuajve dhe gomerëve, ndërsa ju zotërinj u kthyet në bazën tuaj, natyrisht për të pirë pije freskuese apo uiski, pasi e kishit përmbushur misionin tuaj dhe raportonit për lumturinë që kishit sjellë popullit fatkeq… Kurrë në histori nuk ka ndodhur që ky vendi vogël të ketë shkatërruar shtëpitë tuaja apo të ketë vrarë gra, fëmijë dhe foshnja të palindura (gazeta “Bashkimi i Kombit”, 1944, 27 prill)

 

Për dy javë gazetat botojnë mjaft kronika për vrasje, listë me të vrarë e plagosur, terror nga bombardimet ajrore të Aleatëve, sipas kërkesës së komisarit dhe komandantit të Shtabit.

 

Më 28 prill, 1944, në artikullin e gazetës “Bashkimi i Kombit”, Terror e gjak në Finiq, shkruhet:

 

“28 prill 1944

Ditën e pashkëve Ortodokse të gjithë të krishterë të katundit Finiq (Delvinë) kishin shkue në kishë. Dual prej kishe dhe mes asaj zbavitje mbi kokat e tyre, tre skuadrile ajrore aleate filluan të gjuajnë dhe 150 të vrarë e të plagosur burra, gra e fëmijë” (Gazeta Bashkimi I Kombit, 28 prill 1944, Terror e gjak në Finiq”

 

 

“14 maj ‘44

 

Lista e të vrarëve dhe të plagosurve prej aeroplanëve Aleatë, në nënprefekturën e Kavajës, me 34 të vrarë e të plagosur”, dhe jepen emrat e shtatë të vrarëve (Gazeta Bashkimi i Kombit, 14 maj 1944)

 

 

Mashtrimi i Enverit

 

Protestat ishin të forta, sa OSS i mohoi krimet e bombardimeve ajrore dhe për to akuzonin kuislingët e qeverisë shqiptare dhe gjermanët. Në shfajësim të Aleatëve për krimet e tyre u përfshi edhe Enver Hoxha, komanda qendrore partizane, me një deklaratë të qershorit 1944, kjo deklaratë sipas V. Barutit nuk është gjendur, por gjurmë të saj kanë mbetur në arkivat e OSS-it, dhe që citohet nga historian Peter Lucas:

 

“…Në një deklaratë të qershorit 1944… Bombardimi i djeshëm i Tiranës nga aeroplanët e Aleatëve, shkaktoi një numër të madh viktimash midis shqiptarëve” – thuhet në deklaratë.

Më tej vazhdon: “Aleatët nuk mund të lejojnë Gjermaninë hitleriane të fortifikojë pozicionet dhe të mbajë aerodromet dhe depot në një vend strategjik si Shqipëria” (Peter Lucas, Misioni amerikan në Shqipëri, Tiranë 2008, f. 75-77).

 

 

Deklaratë e rreme kjo e Shtabit që shkruhej nga Hoxha, pasi bombardimet e Aleatëve bëheshin në rrugë, e në Pazar gjatë ditës, nëpër pazare, apo në shkolla dhe jo në aerodrome e qendra strategjike të Tiranës.

Enveri në kujtimet e tij, ndryshe nga deklarata e shkruaj prej tij akuzon Aleatët anglezë e amerikanë, kur ishte vetë komisar që kërkonte bombardime ajrore, siç zbulohet edhe në procesverbalin e 7 korrikut, por edhe deklarata e tij e qershorit – e kundërta e refleksioneve historike:

 

 

1982; në librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, Tiranë 1982, f. 56-57, Enver Hoxha shkruan për këtë rast:

 

“…Kulmi i “aksioneve” të tyre ishte bombardimi që bënë, nga mesi i tetorit 1943, avionët anglezë e amerikanë mbi aerodromin e Tiranës. Siç na njoftuan shokët nga Tirana, ata kishin bombarduar një lagje të tërë të qytetit dhe vranë e plagosën me qindra banorë dhe duke shkaktuar dëme material të pallogaritshme. Menjëherë mbasi e morëm vesh këtë i dërguam një protestë misionit ushtarak anglez, të cilin e përfundonim: “Njoftoni Kajron mbi këtë ngjarje që vërejtja jonë t’i bëhet e njohur atij që e i takon. Me qëllim që këto akte të papëlqyera të mos përsëriten më mbi popullatën”